Floresha Myteveliu-LOLA, partizania që u pushkatua dy herë!


Floresha Myteveliu-LOLA


Fëmijëria dhe formimi i heroinës korçare…. Shumë e bukur, me sytë e mëdhenj e të zinj, flokët e gjata pis të zeza, që i derdheshin mbi supe, të ndara me vijë në mes, fytyrë të shëndetshme, vetullat hark, mjekër të vogël, të cilat gjenin kombinim me trupin saj të derdhur, -ky ishte portreti i një princeshe, e dalë nga dera e bejlerëve të hershëm, Mytevelinj, nga dera e Mirahorit të Madh, themeluesit të Korçës moderne. Kjo është heroina korçare, dëshmorja e atdheut, Floresha Hysen Myteveliu, -apo LOLA-si e thërriste familja e saj. Bukuria e saj magjepsi piktoren e talentuar të kombit tonë, Safo Marko, ku me penelin e saj, ka nxjerrë jo vetëm bukurinë fizike të dëshmores, por edhe atë shpirtërore, personalitetin dhe karakterin e saj të fortë. E rritur dhe e edukuar në këtë derë aristokrate, e edukuar që në fëmijërinë e saj të hershme me idetë dhe veprat e rilindasve të shquar, vëllezërve Frashëri, si një kushërirë e tyre, tek Lola do të mishërohej karakteri i vajzës me ide demokratike dhe patriotike, do të mishërohej ndjenja e dashurisë për atdheun. Lola do të njihej edhe si vajza me kurajo, guxim e sypatrembur që nuk i druhej aspak rrezikut dhe pasojave. Floresha Myteveliu, vajza e dytë e Hysen Bej Myteveliut, lindi në qytetin e Korçës, në vitin 1926, në derë bejlerësh, pikërisht në shtëpinë e Iljaz Bej Mirahor Myteveliut. E rritur nën kujdesin e veçantë të gjyshes së saj Gjylistanit, halla e vëllezërve Rilindas, -Frashërllinjve të Shquar-, Abdyl, Sami dhe Naim. Gjyshe Gjylistani pati një ndikim të jashtëzakonshëm në formimin e Lolës. Ajo i dinte përmendësh vjershat e Naimit “Lulet e verës”, dhe po kaq mirë ajo i transmetoi te mbesa e saj, Lola, e cila në moshën 5 vjeçare me talent të lindur e adaptuar nga gjyshja dhe kujtesë të admirueshme, i mësoi përmendësh, të gjitha vjershat, e ciklit poetik të Naimit.


Shkruan: Raimonda Moisiu

Fillimisht, dëshmorja Floresha Myteveliu-alias Lola, do të ndiqte shkollën qytetare, dhe më pas Liceun francez të Korçës, së bashku me motrën e saj më të madhe, Ender Myteveliu. Gjithashtu, në formimin patriotik dhe demokratik të heroinës, do të ndikonte babai i saj, Hysen Beu, anëtar i bandës ‘Lira”, të qytetit të Korçës, që me krijimin e saj, e cila ka pasur për qëllim përhapjen e ndjenjës kombëtare, trashëgiminë e vlerave kombëtare, patriotike e demokratike. Hysen Beu, luftëtar në çetën e Gani Butkës, me armë në dorë luftoi kundër turqve dhe shovinistëve grekë. Do të ishte po Hysen Beu, që vuri në dispozicion të luftës nacional–çlirimtare, pasurinë, shtëpinë, jetën e tij dhe të familjes, urrejtjen për pushtuesin fashist dhe nazist. Gjithë kjo veprimtari e babait të Lolës, ndikoi dukshëm në formimin e heroinës korçare, e cila që në moshe fare të re përqafoi idetë demokratike dhe u rreshtua në formacionet partizane kundër okupatorit fashist, nazist dhe në ilegalitet. Tashmë, gjithçka ishte e qartë;Dera e bejlerëve Mytevelinj u rreshtua në forcat partizane e përparimtare të kohës, kjo Familje e Madhe e qytetit të Korçës u burgos dhe u internua gjithashtu nga fashistët dhe nazistët.


Përfshirja në lëvizjen nacional-çlirimtare


Veprimtarinë e saj patriotike, Lola e nisi që në bankat e shkollës. Në vitin 1941-ë, Komiteti Qarkor i Rinisë, dha orientim që në të gjitha shkollat e qytetit, të lihej mësimi në orën e gjuhës italiane. Ja një kujtim nga bashkëluftëtarja e heroinës korçare, Gjinovefa Cicko: ”Atë ditë kishim mësimin e gjuhës italiane dhe mësuesja e italishtes, e cila ishte italiane, hyri dhe si zakonisht na përshëndeti, por asnjë nga ne nuk u përgjigj. E çuditur dhe e zemëruar me qëndrimin tonë, ajo pyeti: -Kush do të çohet në mësim? Përsëri asnjë nuk u përgjigj. Mësuesja pyeti: -A e kini përgatitur mësimin? Këtë radhë çohet Floresha në këmbë dhe i përgjigjet fort: -Nuk duam të mësojmë doktrinën fashiste! Në të njëjtën kohë Lola griste dhe hidhte copat e librit në dysheme. Mësuesja italiane dyllë e verdhë mblidhte fletët e librit, ndërsa në të gjithë dolëm jashtë klasës, të vendosur për të përkrahur dhe mbrojtur Lolën, shoqen tonë. U mblodhëm në cepin e oborrit të shkollës e filluam të këndonim këngë patriotike. Me rritjen e lëvizjes nacional-çlirimtare, Lola nisi rrugën e luftës ilegale, krahas Rahman Beragozhdit dhe të ndjerit Mustafa Belit, ky i fundit ishte atentatori i guximshëm korçar, që njihet në qytetin e Korçës me pseudonimin “ACAI”, mik i ngushtë dhe shok lufte e armësh i Adnan Qatipit, Astrit Lekës, Myslim Ketës, atentatorëve të guximshëm, që ishin bërë tmerri i okupatorit fashist e nazist dhe bënë historinë. Floresha Mytevliu –alias- Lola, – ishte më e reja në ilegalitet, por guximin e kishte të madh. Ajo ishte shumë inteligjente dhe gjente mënyra nga më të veçanta për të përmbushur detyrat që i ngarkoheshin, me një guxim të vendosur e të paparë.


Arrestimet dhe internimi


Veprimtaria e saj e dendur në shërbim të luftës nacional-çlirimtare, bie në sy të armikut, dhe në vitin 1942, Lola arrestohet, për herë të parë dhe lirohet për mungesë provash. Ajo nuk e njihte rrezikun, me ndjenjën e atdhedashurisë vazhdonte veprimtarinë e saj antifashiste dhe në vitin 1943 Lola arrestohet për herë të dytë dhe internohet në Porto Romano. Por edhe aty, Lola nuk u dorëzua, Kampi i internimit qe një kamp i mallkuar, por jeta aty ndezi akoma më shumë shpirtin luftarak dhe ndjenjën e atdhedashurisë te Lola. Aty ajo me veprimtarinë e saj të pashembullt, mbante të ndezur idealet e luftës nacional-çlirimtare, idealet për liri demokraci. Çdo mbrëmje ajo mblidhte të rinjtë në kamp, ndiznin zjarre e këndonin këngë partizane dhe patriotike, gjë që e tërboi armikun. Ajo kurrë nuk i linte t’ia arrestonin shokët dhe të gjitha përgjegjësitë i merrte mbi veten e saj. Me kapitullimin e Italisë fashiste të Benito Musolinit, mbaroi edhe internimi për familjen Myteveli. Kështu Lola kthehet në Korçë, ku tani i duhej të përballej me një tjetër okupator më të egër e gjakatar, nazistët e Hitlerit. Tashmë Lola ishte më e rritur, më e pjekur, më e sprovuar. Fjalët dhe shpirti luftarak i Lolës ngritën peshë zemrat e banorëve të lagjes, ku ajo banonte .Nga malet ushtonte kënga “Bashkohi shokë me ne në çetë”. Lola kishte mall dhe dashuri për shokët dhe shoqet e saj të njësiteve guerile në qytet, në kalldrëmet e Korçës së saj të dashur, ku ajo ngjiste traktet, shpërndante komunikata, me karrocën e invalidit të hallës së saj, me pretekstin se shëtiste hallën e sëmurë. Kishte diçka emocionuese në fjalët e Lolës, jo vetëm dinte t’i lidhte bukur, ajo fliste me çiltërsi bukuri shpirtërore, një shpirt i butë e poetik, të trashëguar nga gjyshja. Aq sa dukej e qetë, e përzemërt dhe e ëmbël, aq e vrazhdë dhe e urrente armikun. Në maj të vitit 1944, Floresha arrestohet përsëri. Në burg kërcënohet dhe i kërkohet të lëshojë deklaratë, gjë që më mirë jepte jetën se të në