top of page

Flijimi i një fatkeqi


Flijimi i një fatkeqi

(tregim)


Nga Përparim HYSI


ZHANI SQEPURI,sado që punonte më qytet,familjarisht banonte në fshat. Fshati qe rreth 4-km larg dhe këtë rrugë,ZHANI, e bënte me biçikletë. Fshati qe goxha i madh, me gati njëmijë shtëpi. Të gjithë familjarët, me pak përjashtime, punonin në bujqësi se fshati i tyre qe fermë bujëqosre e blegtorale. Mirë apo keq, ashtu teste-teste,sipas të ardhurave,sado të pakta, por krahasuar me të ardhurat në kooperativa, të dukej se niveli i jetesës qe dukshëm më mirë. Të paktën,siç shprehej ZHANI, në fermë nuk kish familje që vuante për bukë. Nuk vuante deri aty nga viti 1990,kur në fermë qenë punësuar të gjithë banorët të aftë për punë. Po, kur erdhi demokracia.ndërmarrja befas u mbyll dhe të gjithë mbetën pa punë,aq sa u detyruan a të marrin rrugët e botës a,sidomos burrat, të trokasin në dyert e ndërmarrjet e qytetit ku,siç dhe ndodhi,dhe ato u mbyllën. Shumë familje u ndeshën me një pasiguri dhe panik stresues.

* * *

Demokracia është e bukur.Ajo dëbon errësirën dhe sjell dritën e lirisë, Hap horizonte të nismave private, por ndodh që edhe drita të bën dëm. E,bukur, e bukur demokracia,- thoshte xha MYRTJA,- po nuk na shkon stalltaneti,neve, në fshat. Portave të fambrikës (fambrikë e quante fermën,Xha MYRTJA) iu vu kyçi. Punë nuk ka gjëkund e, në shpresofshë të bien kocka nga qielli, rri ngroh lëkurën me mua tek ky cëqi. Demokracinë e duam, se është dritë e përparim, por, kur del nga errësira, të keqen Pepja tyja, mos ia fte përnjëherë sytë diellit,se qërrohesh. Epo shkurt muhabeti: jemi mësuar me çangë.Ra çanga, o burra në punë. S'ra çanga, ngrohu në diell. Siç po bëjmë imëni. Po do të hashë. Kemi katandisur që po vrasim kohën me lajme. Jo "çeku i bardhë" kështu dhe jo ashtu. Sa t'i tregojë ky,i madhi i qeverisë AMERIKËS, këtë"çekun e bardhë" dhe,kur të shohësh, të tërë do hamë me lugë floriri. Këto, për mua,-thotë xha MYRTJA,- janë gorrica në Shëndre. Ne, myzeqarët, e kemi me senet një shprehje të vjetër,themi:- Bëj rrëke bythës! Fukara jam rritur dhe mbaj mend që në kohën,kur ishim mbretëri, ftehej një përrallë si qo,për"çekun e bardhë", që aso kohe thuhej:" Do sjellë pampori sheqerka të kuqe". Nuk ka as"sheqerka të kuqe" dhe as"çek të bardhë", por shtrëngo mirë krahët dhe nisu për punë.Në nuk bën kështu, ngordh. Se qeverisë as që i bëhet vonë për tyja,evlat. E kam thënë me kohë, una:- Qeveria as frikë nuk të ka, po as turp nuk ka.

Kështu e gjeti xha MYRTEN tek logoriste,ZHANI SQEPURI, dhe nuk gjente dot fjalën që t'i bëhej prag. I dukej sikur

fjalët e xha MYRTES të qenë perona për t'u ngulur në murin e kohës apo, për ZHANIN,si me shkollë që ishte,sentenca me vlerë. ZHANI përshëndeti grupin dhe xha MYRTJA,sa e pa, iu kthye;- Erdhe dhaskal? Mirëse erdhe,por ngaqë dëgjove, vëru ndonjë bisht këtyre fjalëve të mia. ZHANI SQEPURI u zu ngusht dhe, tek matej, ta "zbuste" klimën e bisedës,XHa MYRTJA që më shumë kish nevojë për fre,se sa për shtyrje, foli prapë. Ja, mor dushman,- tha,- se të kam si evlat dhe shkuar evlatit, këtu jetonte ai ditëziu,FEIMI, vërtet vetë i gjashtë, tri fëmijë të veckël, me gruan dhe me nënën murgë,po mirë a keq,po dilnin në kut. U mbyllti fambrika,që thuaj ti, dhe shtëpia nuk e nxinte më;iu zvogëluati. Gjashtë gojë që donin të hanin dhe bridh poshtë e përpjetë për punë hiç."Çeku i bardhë" apo pampori që do sillte"sheqerka të kuqe" kish mbetur në mes të detit dhe shkoi ditëziu FEHMI dhe u bë kurban mu në mes të ditës se iu vërvit me kokë satës. S'është vërtet për t'u treguar, por është plagë që dhëmb. Na dhëmb kjo plagë neve që e kemi bashkëfshatar, por ca më shumë familjes që kanë për të vdekur të tërë. ZHANI SQEPURI aq u ngarkua nga këto"perona të xha MYRTES",sa në vend të shkonte në shtëpi, e mbajti frymën në shtëpinë e të njderit.

* * *

Kur hyri atje,ai pa që askush nuk e njohu. Ai kish njohur vetëm të ndjerin që dikur,vite të largëta, e kish patur nxënës. Nuk kish qenë kushedi për t'u mbajtur mend,por qe i urtë e nuk nidhesh. Mjegullash i erdhi pranë fytyra e tij dhe,tek shihte lotë e shndritshësm sa tek e ëma,aq dhe tek e shoqja e të ndjerit,dukej që"peronat" e Xha Myrtes po e shponin më tepër. Ngushëlloi dhe, sikur të kish bërë trup, hodhi diçka simbolike mbi atë tavolinë dhe u largua me një premtim.

Të nesërmen,ZHANI SQEPURI, e mbajti frymën në prokurori. Pasi bisedoi për aktin e flijimit të fatkeqit, kërkoi nga prokurori ndonjë mundësi ligjore për të ndihmuar financiarisht familjen e viktimës. Prokurori pa procesverbalin të mbajtur tek vendi i flijmit dhe, tek po e përcillte, i tha:- Më vjen keq,por viktima ka bërë vetflijim me dashje!

U nda me prokurorin shumë i mërzitur dhe, megjithatë, u drejtua tek një SHOQËRI E SIGURIMIT TË MAKINAVE. Shefi i këtij institucionit, një njeri me shpirt xhevahir, i tha:- Le të jetë hedhur vet, familja e viktimës përfiton se "autobuzi"( Sata e xha MYRTES) është i siguruar. ZHANI SQEPURI u rikthye përsëri tek prokurori dhe,pasi mori procesverbalin me firmë të prokurorit,frymën tek agjensia e sigurimit. Ditën kur familjes së të ndjerit i dorëzoi çekun me një shumë lekësh që t'ai zbutnin paksa boshin zero të familjes,iu duk sikur hoqi një nga "peronat" e xha MYRTES. Atë ditë në shtëpi u kthye i gëzuar, por dhe me një mendim që nuk e linte të qetë:- Ç'ndodh me dikë tjetër që pëson një fatkeqësi dhe nuk ka qoftë dhe një njeri që ta ndihmojë?

Epilog

Kjo ngjarje ka mbi 25-vjet që ka ndodhur. Kam pyetur për fatin e kësaj familjeje dhe, më thonë, sikur e kanë marrë veten dhe akush prej tyre nuk e njeh më ZHAN SQEPURIN! Dhe tek e mbyll këtë tregim të dhimbshëm e të jetuar, unë,ZHAN SQEPURI, për një gjë jam i sigurt: Agjenti i sigurimit të makinave që gjeti një"xhep" për të ndihmuar këtë familje në fatkeqësinë tronditëse të saj, quhet HIDAJET KUKA nga KURJANI i ROSKOVECIT dhe sot me gjithë familje jeton në AMERIKË,ndaj i uroj vetëm shëndet, mbarësi dhe gëzime!


Tiranë,20 qershor 2021

27 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page