top of page

Fjala më e vjetër




Në gjuhësi, nuk ka një koncept të "fjalës më të vjetër". Teknikat e rindërtimit krahasues japin një mjet të vlefshëm kur përdoren siç duhet, por ato në thelb janë jo historike.

Të dhënat nga të cilat bëhen rindërtimet janë të paplota për shkak të entropisë. Pra, gjuha transmetohet në mënyrë të papërsosur nga një brez në tjetrin, me informacion të humbur në disa nivele. Për shkak të entropisë, gjuhëtarët nuk mund të rindërtojnë asgjë përtej një pike që caktohet arbitrarisht si një datë afërsisht 10,000 vjet më parë. Kjo është arsyeja pse ata nuk mund të rindërtojnë më shumë se një pjesë të vogël të gjuhës stërgjyshore, e cila besohet se është të paktën 12,000 vjet e vjetër.

Së fundi, gjuha është regjistruar në mënyrë të rikuperueshme vetëm për rreth 5,500 vjet, dhe më pas vetëm një pjesë e vogël e gjuhëve të sotme shkon deri në atë hark kohor. Supozohet se gjuha indo-evropiane është folur disi më herët, ndoshta 6,000 ose 7,000 vjet më parë, por pasi nuk është regjistruar kjo nuk merret për bazë.

Ka të ngjarë që gjuha është karakteristikë përcaktuese e Homo sapiens-it, domethënë që njerëzit anatomikisht modernë kanë pasur gjithmonë gjuhë, që do të thotë se zhvillimi i vazhdueshëm i asaj që u bë indo-evropiane arrin 300,000 vjet e më shumë. E gjithë kjo i bën gjuhëtarë të refuzojnë konceptin e “gjuhës më të vjetër”.

Gjuhët më të vështira për t’u mësuara janë shpesh edhe më të rrezikuarat për t’u zhdukur.

Gjuha baske, p.sh, përgjithësisht konsiderohet si një nga më të vështirat në botë, pasi nuk lidhet me asnjë gjuhë tjetër. Gjatë përkthimit, një fjalë ka nevojë për një duzinë fjalësh në gjuhë të tjera. Bask është familje me gjuhë të ndryshme me një alfabet krejtësisht të veçantë.

Sami, në veçanti varieteti Ume.

Flitet nga rreth 30 njerëz, në Finlandë, kështu që është vështirë të gjesh dikë për të praktikuar. Gjithashtu, gjuha sami ka rreth 40 fjalë për lloje të ndryshme bore dhe 100 për renë.

Hungarishtja nuk ngjan me ndonjë gjuhe tjetër (e lidhur me finlandishten, ashtu si anglishtja është e lidhur me greqishten). Fjala "restorant" që priret të jetë shumë e ngjashme në shumë gjuhë, në hungarisht është “étterem”.

Galishtja është llojllojshmëri. Nuk ka lidhje me asnjë gjë që flisni, dhe drejtshkrimi është i tmerrshëm. Autobusi me shenjën "Dún Laoghaire" shkon në një vend që shqiptohet Dun Leire.

Walser flitet në disa fshatra të Alpeve, në Luginën Aosta dhe Piemonte, Itali. Në fakt, nuk është gjuhë e vetme uniforme, por disa variante gjuhësh. Kur dy folës Walser nga fshatra të ndryshëm takohen, ata përfundojnë duke folur italisht. Të dhënat e fundit tregojnë gjithsej 1000-1100 folës. Është një gjuhë e rrezikuar; shumica e folësve janë njerëz të moshuar. Janë bërë disa përpjekje për të mbajtur gjallë gjuhët Walser në Itali, veçanërisht pas ligjit të nxjerrë në 1999 për të mbrojtur pakicat gjuhësore.

Në shqip, gjuha e folur po largohet gjithnjë e më shumë nga gjuha e shkruar, duke u bërë një lloj gjuhe “esperando”, ndikuar nga ‘lingua franka’ (anglishja, italishtja, greqishtja, turqishtja dhe nga fjalë të shkurtuara e dialekte të shqipes). Kjo lloj gjuhe çan nëpërmjet snobizmit dhe mosarsimimit.

Diskutimet janë të shumta - Sa e vjetër është gjuha shqipe? - A ka ndonjë provë që vërteton se gjuha është paleo-ballkanike dhe më e vjetër sa latinishtja dhe greqishtja e vjetër?

Nuk ka asnjë mënyrë të përcaktuar për të matur se sa "e vjetër" është një gjuhë. Përpjekja për të gjetur se kur "filloi" një gjuhë është si të përpiqesh të gozhdosh pelte në tavan.

Për shembull, shkrimet më të hershme të njohura helenishte datojnë nga viti 1450 pes, por grekët e sotëm nuk do ta kuptonin greqishten e vitit 700 pes, e lëre më 1450 pes. Pra, a është vërtet e njëjta gjuhë greqishtja e lashtë me greqishten moderne?

Dhe nëse greqishtja koine e vitit 1 të erës sonë është e njëjta gjuhë me greqishten e sotme, atëherë a nuk duhet të konsiderohet latinishtja e njëjta gjuhë si italishtja, spanjishtja dhe frëngjishtja e ditëve të sotme?

Ja çfarë mund të dihet për shqipen: Është pjesë e familjes së gjuhëve indoevropiane. Pra, duhet të ktheheni në proto-indo-evropiane rreth vitit 3000 pes për të gjetur paraardhësit e saj të përbashkët me gjuhët e tjera. Shqipja është e vetmja anëtare e njohur e degës së vet përkatëse të trungun e gjuhëve indo-evropiane, siç është rasti me armenishten dhe helenishte. Mund të ketë qenë edhe gjuhë të tjera në degën e shqipes, por është e vetmja që ka mbijetuar në ditët e sotme.

Ka të ngjarë që referenca e parë e një gjuhe nga dega e shqipes të ketë ardhur kur shkrimtarët e lashtë grekë përmendën një "gjuhë ilire". Të paktën disa herë, ata i referoheshin një forme më të hershme të shqipes, ose ndoshta një të afërme të saj. Megjithatë, termi u përdor në mënyrë jokonsistente dhe në epokat e mëvonshme, gjuhët sllave quheshin "ilire".

Shkrimi më i vjetër i njohur shqip daton nga viti 1462. Greqishtja koine është shumë më afër greqishtes moderne sesa latinishtja me italishten, por gjuhëtarët janë në mëdyshje nëse duhet t'i konsiderojnë gjuhën Koine dhe greqishten e re të njëjtën gjuhë. Por ka mbishkrime dikur dhe fjalë të tjera sot për të konfirmuar se ajo është një gjuhë indo-evropiane, ndoshta në të njëjtën degë me shqipen.

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page