top of page

“Fjala...”, e marë nga vargu; si shkak


Iliriana Sulkuqi

“Fjala...”, e marë nga vargu; si shkak

(Mes filozofisë së Platos dhe Aristotelit për Fjalën)

Dr Fatmir Terziu


Duke marë shkas nga një varg. Nga një poezi. Nga një këngë. Nga një ‘himn’ kohor, pa datë, shkruar me gishta të lidhur. Shkruar nën trysni. ‘Pikturuar’ nën dhimbje. Lajtmotiv ngacmimesh. Shpoti. Shpotirra?! E gjitha nën një simbolikë. Një simbolikë me ritëm vallëzues. Vallëzim në kohë mërzitjesh. Në kohëthirrje për Zotin. Zoti! Ai që jep udhërrëfimin. Ai që i hap rrugën fjalës. Fjalës ... . Fjala... . Fjala, që zgjoi emrin e Aristotelit. Fjala, që lindi dhe rriti Aristotelin e Madh. Fjala, ... si e tillë në pak fjalë. Në pak fjalë të mjaftueshme. Me pak fjalë zgjoi edhe kjo ‘fjalë’ një zemër të pafjalë, një ‘humbëtirë’ të panjohur, falë ‘fjalës’, një përhumbje të [pa] merituar mes fjalësh të [pa]merituara. Dhe fjala në vesh të Zotit të Madh! Fjala e Zotit...Fjala që prodhon ‘lexis’. Lexis, që nënkupton dhe shpalos mirëkuptimin e të gjitha fjalëve. Të gjitha fjalët në një gjuhë. Gjithë format e tyre, të fjalëve, që kanë kuptimin funksional gramatikor. Fjalë që mbartin afrimin e kuptimin logjik me varg.

Sipas Aristotelit, “lexis”, pra, afrimi i kuptimit të fjalës, është më pak i rëndësishëm në fushën e fjalës, kur në krahasim me këtë afrim, rregullimi dhe stili janë kryearritje. Dhe kjo vjen në pak vargje që prodhon poetja Iliriana Sulkuqi. Në pak vargje që vijnë nga një arsye. Në pak vargje që shpërthejnë Fjalën. Fjala, e gjitha në një gjuhë. Në gjuhën moderne të filozofisë poetike. Në gjuhën e hershme të filozofisë së Platos dhe vetë Aristotelit. Në gjuhën që udhëheq fjalimin e pathënë, fjalimin e pashprehur. Dhe Fjala i lutet Zotit! I lutet pikërisht në emër të së ‘pakryerës’, në emër të së shkuarës…, në emër të së ardhmes që vjen e pritet të vijë me fuqinë e Fjalës. Fjala që vjen si një “Epitaf”. Fjala që mishëron pavdekësinë, ‘poeten imortale’. “Epitaf” dhe sigla është poetja e Fjalës. Poetja që njeh vetëm Zotin e saj. Poetja që vjen, ikën, afrohet dhe largohet, lë fjalën, rrokullis fjalëthënien, insulon qetësinë dhe përshpirtet për: “Zoti im, Zoti im!...”.

“...Zoti im, Zoti im-

Bëmë IKONË

që botën MBARS...”

Diku vetë-fundoset “Fjala”. Kryhet një [vetë]veprim me “Fjalën”. Vetë-marrim. Vetë-fjalim. Çartim. Çartim fjale mes fjalësh. Dhe ky është thjesht një datim. Datim që shihet e fshihet, që shfaqet e zhduket. Rifjalëzim përshpirtjesh. Të gjitha nga  pjesa e munguar e “Fjalës ...”, nga e aneksuara “... E Lirë”. Nga aneksi që dikush e ka nënkuptuar, shpërfillur e vonëkapur. Thjesht keqpërdorur!? Është sigurisht kjo “data –Thirrje Zotit”. Dhe ndoshta nuk është përshpirtje, ndoshta s’është ‘ofshamë’, ndoshta s’mbetet mallkim. Ndoshta është thjesht një zhgënjim. Dhe ndoshta mbetet thjesht e tillë... “na ishte një herë, një “Fjalë...”. dhe ajo iku, fluturoi, avulloi siç ikin “Fjalët...”, siç ikin dhe vijnë njerëzit e Fjalës, njerëzit që merren me “Fjalën...” dhe fjalët. Njerëzit që ngatërrojnë fjalën dhe fjalët. Fjalën e Poetes!

“Lermë të lirë të fluturoj!

Lermë të lirë ta çjerr një fjalë!

Lermë t'i puthem shkronjës-Mëmë!”

“data - Thirrje Zotit” përfundon poetja Sulkuqi. Kështu sërish duke iu referuar filozofisë së Platos kuptojmë se “"Poezia jetike është më afër për të vërtetën, se vetë historia. Është e tillë sipas Platos pasi kjo vjen nga Fjala. Dhe pasi kjo vjen nga Fjala, natyrshëm është edhe nocioni midis së drejtës dhe padrejtësisë ndaj saj. Kështu vetë ai, pra Plato, i vjen në ndihmë fjalës edhe më tej me filozofinë e tij kur është shprehur: “Ai që kryen padrejtësi është bërë gjithnjë e më shumë i varfër se ai që vuan nga kjo " (Plato). Dhe poetja e di mirë këtë. Ajo e ka ndrydhur vetë[sh] në poezinë e saj, që buron si këngë nga Zemra e saj poetike. Por meqë Fjala është tek kënga le të thërrasim në ndihmë prapë filozofinë e Platos: “Çdo zemër këndon një këngë, jo të plotë, deri sa një tjetër zemër e hedh atë në rrugën e duhur para. Ata të cilët dëshirojnë të gjejnë gjithmonë ecjen para këndojnë në heshtje një këngë, që vjen nga poezia. Dhe me një kontakt të tillë të poet-dashurisë, gjithkush bëhet një poet."


21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page