
Një kafe me fëmijtë
Pleqëve "prisni kokën" t'mos jen' nëpër këmb' Ju t'gëzoni jetën, t' ndriçoni k'të vend Djalin çon në kopësht me makin' të re Qerpiku i shtuar t'mos bjeri përdhe
Vesa e shiut t'mos prishi meikap Kafen e mëngjesit shoqërisht n'lokal Në do nuse klasi një bens gjerman' S'je i zoti? ! Thuaj :"Nuk ma mban"
Me hijen e mëngjesit, bijë mos u mat Je nënë, me shëndet, ky është fat Nuk je ministrja e Gjermanisë Plot shtat' fëmijë e nga trupi Miss
Dhe për ty, bir, kam jo pak "dajak" Nderom sa jam gjall',s'kthehem , jo prap' Nuk të hyj në qese, s'ankohem, kam plot Rriti fëmijtë me mas', si sot e mot
Do ju lën fuqitë, fitimi shteron Rritet fëmija, më shumë të kërkon Ma vër veshin, m'i dëgjo këshillat Harroni ankimet, harroni t'bërtiturat
"Sa e lumtur jeta do ishte pa pleq Zakone dhe norma t'i çonim, në dreq" Kështu kemi thënë dhe ne në rini Por. ..jeta s'ësht' e shesht', tepsi.
Pa do vi dhe koha të nd'rroni mendim Dëmi qoftë i vogël, le të jet' pendim.
Nga përmbledhja me poezi "PETALET E shpirtit "