top of page

Fjalë


Astrit Lulushi


Është vërejtur se termi grek "koilos" - zbrazët - vjen nga lashtēsia. Sipas mitologjisë, Atlasi mbajti qiellin: një arsye për këtë nocion është se në malin Atlas ishte një tempull i quajtur Coelus -një shpellë prej nga mund të vështrohej Coeli ose Qielli.

Vendi u identifikua me Malet e Atlasit në Afrikën veriperëndimore. Sipas një legjende, Atlasi ishte Ati, ose Mbreti i parë i Mauretanisë. Thuhet se Atlasi kishte aftësi në filozofi, matematikë dhe astronomi. Në antikitet, atij iu besua shpikja e sferës qiellore. Në disa tekste thuhet se Atlasi ishte krijuesi i vetë astronomisë.

Etimologjia e emrit Atlas është e pasigurt. Virgili u muarr me përkthimin dhe etimologjinë e emrave grekë duke i pajisur me mbiemra: për Atlas, mbiemri i tij është durus, "i duruar". Ndërsa Strabo thotë se vendasit e Afrikës së Veriut këto male varg i quanin Dourus - të lidhur “dorazi”.

29 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page