top of page

Fituesit



“Historia shkruhet nga fitimtarët”. Kjo maksimë, shpesh i atribuohet Winston Churchill-it (i cili nuk ishte historian, kështu që edhe nëse nuk do ta thoshte, duhej ta kishte thënë), pasi duket se është e vetmja gjë që jo historianët dinë për historiografinë dhe është e gabuar.

Nëse historia shkruhet nga fitimtarët, atëherë gjithçka që dimë nga historia e regjimit njëpartiak të Shqipërisë është vetëm se fituesit ishin më gjakatarët. Por, nëse historia shkruhet nga fitimtarët, pse flamuri nuk është me yll? Dhe paradoksi është, pse mbahen ende sot festat, emrat e rrugëve, filmat, librat që propagandojnë ideologjinë e kaluar? Për të mos thënë se persona të lidhur me historinë 45 vjeçare të diktaturês përfshihen në politikë e pushtet.

Shprehja “Historia shkruhet nga fitimtarët" është se njerëzit që fitojnë një konflikt janë në gjendje t'i japin interpretimit të tyre të historisë një pozitë të privilegjuar. Por nuk do të thotë se perspektivat e tjera u zhdukën. Fituesit shkruan historinë në kuptimin që versioni i tyre i ngjarjeve u regjistrua në mbishkrime zyrtare dhe në histori të shkruara nga njerëz të paguar nga pushteti dhe të sanksionuar në kodet ligjore dhe politikat zyrtare. Kjo dukuri vazhdon.

Por humbësit nuk u zhdukën domosdoshmërisht. Edhe ata shkruan historitë e tyre, ndoshta jo aq të përhapura. Dhe vetem kaq.

Të fitosh nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh gjakatar ose i papëgjegjshëm.

Në perëndim, fitimtarët mirëadministruan, siguruan prodhim të bollshëm, tregti fitimprurëse, mbledhje të rregullt të të ardhurave nga taksat, ushtri të afta e kështu me radhë. Pas një lufte të ftohtë, gjithçka që mund të themi për fituesit është se ata u bashkuan me fituesit e krahut tjetër.

5 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page