Sot, në datën 13 shtator 2020, bordi i shoqatës “Ardhmëria” së bashku me stafin mësimdhënës, për mësimin plotësues të gjuhës shqipe që kjo shoqatë organizon me sukses prej vitesh , patën një takimin të përbashkët . Vëmendja u përqëndrua mbi nisjen e vitit të ri shkollor 2020/2021. Situata e ngarkuar, në lidhje me COVID 19, e modifikoi edhe për këtë vit shkollor mënyrën e mësimdhënies . Mësuesit e shoqatës “Ardhmëria”, përgjatë muajit Korrik dhe Gusht , kanë ndjekur kursin e organizuar nga NRCSE Londër për njohjen sa më të mirë të metodës online të mësimdhënies dhe janë çertifikuar si profesionistë edhe në këtë fushë të re. Regjistrimet fillojnë nëpërmjet postës elektronike duke plotësuar formën online. Klasat online, çdo të shtunë , do të fillojnë mësimin në orë 11.00 deri në orën 14.00. Secila klasë do të ndahet në dy grupe ,prej 6 nxënësish , në platforën ZOOM, SKYPE ose What’App. Mësimi online do të fillojë në datën 3 tetor 2020. Ju presim ,si gjithmonë, me dëshirën e mirë për t’ua mësuar gjuhën tonë të bukur shqipe fëmijëve tanë!
top of page
bottom of page
Comentarios