top of page

Ferment intelektual



Fatmir Terziu


Në vitin 420 Greqia dhe Athina e saj veçanërisht, ishin në një ‘tharmëti’ intelektuale (ferment intelektual). Të vërtetat e përjetshme, ishin duke u vënë në dyshim. Format e reja të arsimit po viheshin në ekzistencë. Lloje të reja të moralit gjithashtu po shihnin dritën e tyre. Të rrinjtë shihnin entuziazëm[1]. Të moshuarit ishin dyshues[2].

Të fundit ndryshe nga sa ishin mosbesues, mendonin se e gjitha çfarë ishte arritur po kthehej në anarki. Më saktë në despotizëm. Në këtë qasje u frymëzua “Retë[3], ose “Shkolla për Sofistët” nga medja dhe pena e Aristofanit. Dhe ajo mbeti një nga njëmbëdhjetë veprat që shpëtuan dhe ti kemi edhe në ditët tona.

Aristofani, i biri i Filipit ndërsa kishte shkruar “Banketarët” në vitin 427, kishte dëshmuar me komedinë e tij se ishte një nga pikat kryesore ku besimi i shkollarëve do të ndiqte udhë të gjatë. Në këtë besim, fermentimi intelektual ishte mjaft i besueshëm në penën e tij. Kjo gjendje konfuze e diktuar si një farë pritjeje e ngazëllyer, për shkak të kushteve në ndryshim të papritur, natyrshëm dëshmonte se gjërat vinheshin në dukje dhe në shkrimin e tij nisën të dallohen në ekstrem.

Aristofani vetë ishte një figurë qendrore në fermentimin intelektual të kohës së tij. Nga kjo e fundit tek anarkia e kulturës dhe despotizmi, dukej se mund të ndodhte që idea bashkonte të vjetrit dhe të njohurit e tyre në një cilësi të re. Në të gjitha përçapjet e saj kultura e kësaj forme, rrëfente mes shkrimit se produktet të cilat janë përshtatur për konsum nga masa, dhe të cilat në masë të madhe përcaktojnë natyrën e asaj nga konsumimi, prodhohen pak a shumë sipas përllogaritjeve, ndërsa përllogaritjet kishin krijuar tashmë degët e veta të ndasisë, pra të rrinjtë dhe të moshuarit në kahje të ndryshme, ku intelektualët ndjejnë termin organizim, apo të organizuar.

Kur intelektualët e organizuar janë thellësisht të përkushtuar ndaj ndryshimeve shoqërore, tregohet më së miri se kanë aftësi të transferueshme idesh. Kjo mund të tregojë “përgjegjësi” intelekti, intelektualiteti dhe foma didaktike për të kuptuar qartë fermentimin e vazhdueshëm intelektual dhe kritikën në faktorë specifikë të kulturës.

Mund të ndodhë ndoshta respektivisht ajo që ka ndodhur kohërave të tjera, por pa boshllëk në kohë, hapësirë dhe vend. Në fakt të gjitha këto mendime individuale kanë treguar se ishin të ngjashme në strukturë, ose të paktën rrëfyen se mund të përshtaten me njëra-tjetrën, duke parapërgatitur fermentimin intelektual me esencën e tyre për një sistem pothuajse pa këtë boshllëk.

Kjo ndoshta është bërë më e mundur edhe nga vendosja e sotme intelektuale mbi aftësitë mëdyshëse që bashkohen tek sprovat bashkëkohore, si dhe nga përqendrimi kulturor dhe elokuent i mendimit për ndryshim. Ndryshimi dhe mendimi për ndryshim duan patjetër ferment intelektual.

[1]Të rrinj, ngjashëm me Alkibiadin, e ndërmorën këtë vrull me entuziazëm. Entuziazmi rikonturoi “flatraide”. Por, të vjetrit ishin mosbesues. Pyetja ishte: mund që këto flatraide (Këtu: flatra+ide [shënimi im]) të shkatërojnë forcën tërheqëse të shoqërisë dhe të udhëheqin në anarki? [2] Të rrinj, ngjashëm me Alkibiadin, e ndërmorën këtë vrull me entuziazëm. Entuziazmi rikonturoi “flatraide”. Por, të vjetrit ishin mosbesues. Pyetja ishte: mund që këto flatraide (Këtu: flatra+ide [shënimi im]) të shkatërojnë forcën tërheqëse të shoqërisë dhe të udhëheqin në anarki? Dhe më tej dy pyetje të tjera dolën në skenë: ç’do të ndodhë me iniciatorët e rrinj, ‘sofistët’ siç ato u quajtën në atë kohë? Përse ata nuk punojnë vetëm për të jetuar si gjithkush që e bën këtë? [3]Aristofani, mes viteve në të cilat kaloi mes gjilpërës dhe penës Alkibidin, besonte (më së shumti për arsyet e të mirat e vendit të tij) se të vjetërit kishin të drejtë, prandaj ai solli në skenë veprën e tij ‘Retë’ si një ekspozim i asaj ideje që pikëtakonte termin ‘mësime të reja’ dhe qëndronte më tej në një nyjelidhje mes të vjetrës pozitive dhe të resë iniciatore, për të shmangur kaosin në kohën e duhur dhe hapur një shteg të mirëudhëhequr përpara.

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page