top of page

Fe, shkencë e shoqëri


Astrit Lulushi

Që nga lashtësia, përparimi i dijes e ka bërë njeriun të ndeshet me veten. Disave gjithmonë duhet t’ia kujtosh se nuk janë në qendër të gjithçkaje. Galileo, Koperniku e të tjerët u përdorën që njeriu të mësonte se ai banonte në një planet shumë të zakonshëm në periferi të një galaktike relativisht modeste, dhe nuk ishte larg qenieve të tjera. Darvini e morri njeriun dhe e ngjiti në pemën gjenealogjike së bashku me kafshët. Njeriu u detyrua të gëlltiste krenarinë e sëmurë dhe të pranonte se ishte produkti më i fundit në univers, dhe se jeta e tij kishte filluar nga një organizëm mikroskopik.

Disa zbulimeve të sotme forcojnë bindjet se Shkenca mëson; Feja mëson. Historia e re e botës nuk bën asnjë përpjekje për të kapërcyer, ose shmangur as pyetjet shpirtërore ose metafizike; një rreze drite biblike, që kalon nëpër jehonën e një miti të lashtë, në pyjet shumë të largta afrikane, për një Adam dhe Evë. Zbulimet nuk i japin fund një herë e përgjithmonë debateve midis shkencës dhe fesë, por u japin atyre hua një jetë dhe një kuptim të ri. Është interesante të mendosh se si dy forca me ide krejt të kundërta, Fe e Shkencë, mund të bashkëjetojnë.

Në shoqëri ndodh pak ndryshe. Luftrat nuk pushojnë kurrë. Por krahas arsyes, bashkëjetesa shoqërore bëhet e mundshme edhe falë balancës ose tolerancës, ku herë njëra palë herë tjetra mund të kenë të drejtë, të paktën përkohësisht, një herë në katër vjet, me votime. Por, shoqëria është kaq e përçarë, me njerëz që luftojnë si në kohërat kur lufta ishte i vetmi profesion për të jetuar, apo se peshku i madh ka të drejtë të pamohueshme për t’a ngrënë peshkun e vogël dhe jo për t’u kujdesur ose për t’a marrë nënmbrojtje.

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page