top of page

Fb-si vend i ekzekutimit publik të letërsisë.


Dashnor Kokonozi

Dikush, duke i dhënë përshtypjet e tij të para një autori për librin e ri i thoshte: Po të mos shihja emrin tënd në kopertinë do të mendoja se ishin sonetet e Shekspirit. Një tjetër midis lotëve njoftonte: Kam qarë gjithë mbasditen pasi lexova tregimin tënd. Pasioni për librat e miqve jo rrallë krijon ankthe të parashikuara edhe te vetë autorët. Problematikë janë njoftimet e natyrës: lexova me një frymë romanin tënd. Treqind faqe me një frymë është e tmerrshme. Instinktivisht ke dëshirë të rekomandosh praninë e një pompë oksigjeni, me veglat përkatëse gjatë leximit. Fatmirësisht, duke iu kthyer pas në kohë statuseve të fb-së gjen arsye të shendosha për t'u qetësuar. Në dhjetë vitet e fundit nuk gjendet as edhe një roman që të jetë lexuar me dy frymë! Dhe të gjithë janê gjallë!

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page