top of page

Fatmira Musa Lushi dhe Shkëlzen Lushi çifti që meriton respekt


Shkëlzen dhe Fatmira Lushi


Jo pak herë festimet e ndryshme komunitare në Londër kanë dhe risitë e veta të padiskutueshme. Pos, efektivitetit të tyre të njohur, ato kanë dhe risinë e takimeve me miq e intelektualë, familjarë e njerëz të përkushtuar të komunitetit, aktivistë të dalluar që i japin vlerë dhe kolorit gjithë pamjes. Të tillë janë me praninë dhe angazhimin e tyre të gjithëanshëm dhe Fatmira e Shkëlzen Lushi.

I kam njohur kohë më parë, Shkëlzenin në efektivitetin e tij aktiv në komunitet dhe Fatmirën në raste të tilla dhe në përkthime zyrtare, si kolege në disa vende, ku natyrshëm e ndjen më shumë se kudo respektin për njeriun e mirë. Në raste të tilla, ajo që e bën më të respektueshme është ana profesionale dhe mënyra se si ajo realizon një atsye më shumë që të fitojë më shumë respekt duke kryer punën e saj profesionale. Në raste të tilla të dy nga kënde të ndryshme, kemi parë tek profesionlizmi atë që duhet gjithnjë si një stysë e respektit.

Edhe në angazhime të tjera, si në rastin konkret për Pavarësinë e Shqipërisë, çifti Lushi është dhe mbetet gjithnjë prezent dhe aktiv për të bërë më të mirën e një dite festive. Fatmira Musa Lushi në krah të të shoqit të saj, Shkëlzenit janë natyrshëm vetë modeli që reflekton në komunitetin shqiptar, arsyeja për një familje të shkëlqyer, që kanë rritur dhe edukuar fëmijë të bukur integruar në jetën britanike.

Vetvetiu, një qasje e tillë, me vëmendjen e domosdoshme është meritore, respektuese dhe natyrisht një pasqyrë për mjaft të tjerë, për mjaft familje të tjera shqiptare. Fatmira Musa Lushi dhe Shkëlzen Lushi janë kudo dhe kurdoherë të pranishëm dhe të respektuar. Janë një model në komunitet, në bashkësi. Fjala bashkësi është, pa diskutim, qendrore në përvojën njerëzore

Të qenit pjesë e një komuniteti tërheqës na jep një ndjenjë përkatësie. Na mundëson të ndajmë lidhjet personale dhe të mbështesim rritjen e vazhdueshme të njëri-tjetrit, vetes dhe mjedisit tonë. Një komunitet mund të jetë çdo gjë nga një vend fizik ku njerëzit lidhen gjeografikisht, ose nëpërmjet një hapësire virtuale si grupet e mediave sociale ose platformat private të komunitetit. Komunitetet bashkojnë njerëz me mendje të njëjtë me karakteristika të ngjashme dhe interesa të përbashkëta. Çdo komunitet operon me kufij specifikë për të përmbushur nevojat e atij komuniteti.

Duke pasur një ndjenjë të komunitetit, natyrisht ke dhe një ndjenjë për tu ndalur tek këta njerëz të respektuar. Dhe natyrisht, të kesh ndjenjën e komunitetit përfshin shpirtin, karakterin, imazhin dhe krenarinë dhe është një element jetik i një komuniteti të shëndetshëm. Është një ndjenjë që njerëzit brenda komunitetit kanë rëndësi për njëri-tjetrin me një besim të përbashkët se nevojat e tyre do të plotësohen përmes përkushtimit dhe bashkimit. Të qenit pjesë e një komuniteti mund të na bëjë të ndihemi sikur jemi pjesë e diçkaje më të madhe se vetja, nënkuptojmë me këtë qasje për këta dy komunitarë të mrekullueshëm.

69 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page