top of page

Fatmir Terziu: Sabit Rrustemi, ose kur poetika bëhet ekzistencë

ree

Sabit Rrustemi, ose kur poetika bëhet ekzistencë

 

„SONTE

Seç po fryn nji erë Shqipërie

gjerë e gjatë k'saj Dardanie...“

(Sabit Rrustemi: 12 tetor 2025)

 

 

Në leximin tim të parë, e quajta „Sonte“ një preambulë e një date, e një dite, e një ore, e një minute, e një sekonde, e disa shekujve. Dhe ende mendoj kështu. I thjeshtë, i momentshëm, varg-shkurtër, i vogël, i shkruar me delikatesë, me fjalë të thjeshta dhe një ndjenjë të madhe poezie, vargu plotëson poetikën e poetit Sabit Rrustemi nga „Ku i la lisat era“, „Besoj në një diell“ e deri tek, „Për dashuri kurrë s’është vonë”, pra mes një duzine botimesh. Ai i rafinon fjalët dhe heshtjet deri në pikën e brishtësisë. Ai arrin stilin përmes privimit. Një refuzim i të tepërtës, pastaj i të pranuarës përgjithësisht, pastaj (deri në një farë mase) i të kuptuarës përgjithësisht, i gjithçkaje pa të cilën mund të bëjë. Për sa kohë që mbeten vibracionet që nuk mund t'i dyshosh, pjesët e besimit, pikat thelbësore të vetes: tkurrja në gjënë më të thjeshtë për të cilën mund të jesh i sigurt. Kështu u shfaq „Ku i la lisat era" Rilindja“, Prishtinë, libër ky i dorëzuar që në vitin 1981, redaktuar nga Ali Podrimja, duke strehuar fragmentet e jetës së bashkëngjizur me rrënjët atdhetare në solipsizëm dashuriplotë.

Poezitë, frazat dhe imazhet e poezive të tij janë plotëse, dhe jo fragmentare (dhe jo me pretendimin e të heshturës), tekstet e tij të ndjeshme nuk mund të jenë të njëjta, por me më shumë fjalë dhe lidhje më të qarta. Dyshoj se rruga drejt saj ka kaluar përmes një pune të pamëshirshme privimi, se ndjesia e poezive ka qenë në krijim e sipër për një kohë të gjatë: disa libra të mëparshëm, fjalime dhe heshtje të panumërta, shfaqje dhe fshehje, për të arritur në atë ndjesi se, duke lexuar, arrijmë në fund të poetikës, ku ajo bëhet ekzistencë. Dhe ku ajo fillon të flasë për veten.

 

Së shpejti….

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page