top of page

Fahri Dahri: E ndjej obligim


TË NDERUAR MIQ DHE DASHAMIRËS!


E ndjej obligim të ndajë me ju qëllimin e shkrimeve që kam arritur të publikoj.


Gjatë viteve të jetës aktive, për vetë natyrën e punëve, kam bërë shumë shkrime, raportime, materiale zyrtare për të gjitha nivelet.


Me daljen në pension, në disa nga librat që babai kishte arritur ti ruante deri sa ndërroi jetë, gjeta një shkrim ku ai shkruante: "Më mbeti merak që nuk pata mundësi për të shkruar prejardhjen e fisit e të Çamërisë". E lexova atë shënim dhe para meje përfytyrova jetën e atij brezi që nga 1913 e deri sa ndërruan jetë, u përballën padrejtësisht me ndëshkime të të gjitha llojeve. Babai ishte i shkolluar dhe me prejardhje intelektualësh rreth 400 vjet të shkuara. Njihej në shumë fshatra të Gumenicës, Filatit, Margëllëçit, Dhragumisë dhe Konispolit. Kishte opinion të mirë dhe nderime reciproke.


Me shumë ndrojtje, sepse pak kohë kishte kaluar nga censura e egër që ishte krijuar ndaj komunitetit tonë, fillova të bëlbëzoj, duke mbledhur materiale për të nisur rrugëtimin e njohjeve historike. Kaloi me sukses promovimi i librit të vogël "Vatani Flet", me kurajon që më dhanë vëllai im Enveri; Bedri Myftarit, kryetar i ShPAÇ dhe shok i shkollës së mesme; miku ynë Namik Selmani, profesor Resmi Osmani, etj.


Vazhdova të studjoj dhe të shkruaj për ato ngjarje të shkuara, jo fort të njohura por dhe të ndaluara për të folur dhe shkruar para vitit 1991. Përfundimisht arrita të plotësoj amanetin e prindërve të komunitetit çam dhe të krahinës së Çamërisë. Sigurisht nuk jam i vetmi dhe as i fundit.


Këto sa thashë, më shërbejnë t'ju them se nuk i shkrova për të plotësuar Curriculën Vitae. CV dhe karierën time profesionale e kam plotësuar gjatë jetës aktive. Nuk shkruaj për të përfituar asgjë, as për tituj shkencor, as dekorata. Jo. Shkruaj që të panjohurat historike, që arrij të zbuloj në terrin e historisë tonë, t'i bëj të njohura për komunitetin çam dhe për të gjithë shqiptarët.


I shkrova këto rrjeshta për të sqaruar miqtë dhe dashamirët se prirem për të ndihmuar nxjerrjen në dritë, brenda mundësive, vetëm të vërtetat tona.


Ndjej kënaqësi, se nga vlerësimet e miqëve të mi të nderua, them se e kam realizuar misionin historik që jeta më kishte caktuar.

Ju faleminderit

●●●

Para disa ditësh një mik, nga Tirana, shkoi me pushime në Pargë-Çamëri. Gjatë ditëve të qendrimit vizitoi shumë fshatra dhe qytete të rajonit si dhe qytetin e Janinës. Për ditët që qëndroi në rajonin e Çamërisë kishte mbetur i kënaqur. Përshtypje të veçantë i la se kudo që shkonte, dëgjonte të flitej shqip. Ndjeu dhimbje dhe hidhërim se si këto treva etnike shqiptare edhe në shek. XXI janë nën sundimin e një shteti tjetër, anëtar i Bashkimit Europian, por të persekutuar për lirinë e fjalës, prejardhjen, gjuhën amtare etj.

Në respekt të ndjenjave atdhetare të mikut tim, postoj materialin si vijon:


"NJË DËSHMI PËR TË MOS U HUMBUR"

[Ky ishte titulli i një shkrimi në facebook, të datës 06/07/2023.-].


Kur ndodh që një pasardhës i të emigruarve mesjetar, i lindur dhe i rritur larg vendit të paraardhësve të tij, natyrshëm mbetet i habitur, kur viziton për herë të parë vendin e të parëve. Përballet, ndeshet me të pa njohurën (diturën) "vetveten". Befasohet nga ç'farë shikon, takon, dëgjon dhe i krijohet një ndjenjë krenarie, por aq sa koha i a lejon qendrimin.


Kjo ndodh për të gjitha llojet e ngjarjeve si kjo. Ndaj duhet të përmbahemi, brenda mundësive të thellohemi në histori; në takime, më shumë të dëgjojmë se sa të flasim, për të zbuluar ato ç'farë duam.


Profesori arbëresh Antonio Belushi, gjatë vizitave në shtetin Grek, mes tjerash shprehet: "Unë botova librin tim ku zbulova 900 katunde shqiptare në Greqi, unë e njohë mirë gjuhen greke, gjenezën e kemi atje. Shkova atje për 40 vjet me radhë”.


Personalisht dhe shumë të tjerë si unë, nuk habitemi aspak për faktin se profesori paska zbuluar 900 katunde shqiptare në Greqi. Nuk është gjë e re. Personalisht, jo dhe jo, sepse jam i atij vendi ku 90% kanë qenë fshatra dhe qytete shqiptare. Madje, jo shumë larg, por edhe në periudhën e shekullit të fundit, vetëm në rrethet Filat, Paramëthi, Gumenicë, Pargë të Çamërisë numurohen mbi 200 qendra banimi, që para 1913 nuk ishin greke dhe që studiuesi nuk i ka përfshirë në 900-shen e tij. Për saktësi dhe dijeni të kujtdo dhe të profesorit të nderuar, në Greqi nuk janë as 900 dhe as ato mbi 200 qendra banimi. Por është mbi 1/3 e territorit grek që janë tokë dhe banorë autoktonë shqiptarë, por kanë fatin e keq se, pak a shumë, siç thotë Volteri: "Është e vështirë të kesh të drejtë kur të mëdhenjtë e kanë gabim".


Në rastin tonë të Shqipërisë dhe Greqisë, ndodhitë dhe veprimet që nga viti 1878, tregojnë qartë se të Mëdhenjtë kanë gabuar rëndë. Kjo dihej që në fillim, por dhe vetë vazhdimësia e atyre qendrimeve, ka vërtetuar se e drejta, ishte e vështirë për t'u pranuar, ndaj të Mëdhenjëve që ishin në gabim në kongresin e Berlinit. Sot kërkohet të çlirohen nga interesat materiale dhe fetare, të Mëdhenjtë (Anglia, Rusia, Gjermania, Franca) që ende vazhdojnë të lejojnë të ecurit me gabimin e madh historik. Po u kuptua kjo, do të arrihet të njihen të vërtetat e qendrave të banimit me autoktoni shqiptare, jo vetëm në Greqi, por edhe në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut, në Serbi. Është e nevojshme të sqarohet problemi i kufijve, dogma e sotme europiane për mos ndryshim kufijsh. Është vërtetuar plotësisht se nevoja e rishikimit të kufijve është mediate, për vetë shkaqet e sjelljeve jo njerëzore, e shteteve që kanë zaptuar padrejtësisht trojet etnikisht shqiptare, ndaj banorëve autoktonë shqiptarë. Dallimet shtetërore etno-fetare të banorëve që fati i tjetërson në pakica, janë bazë e konflikteve të përhershme. Përgjegjësia pa diskutim është e shteteve që krijojnë diferencime, madje përdorin masa ekstreme deri në zhdukje të etnive të tjera. Këto qendrime dhe veprime, janë të dukshme tek shteti grek dhe serb, ndaj pakicave autoktone shqiptare.


Anashkaloj deklaratat pavend që kemi dëgjuar dhe dëgjojmë nga politikanët tanë që deklarojnë vend e pa vend mos ndryshim kufijsh. I vetmi shtet në Ballkan që jemi zhvatur rëndshëm nga fqinjët që na kanë marrë mbi 2/3 e territorit, me vendimet të gabuara të të Mëdhenjëve.


Në kushtet konkrete, më e pakta për qendrimin tonë ndaj këtij problemi është abstenimi. Nuk është njerëzore, madje është hipokrizi të themi që nuk kemi pretendime për kufijtë, ku matanë nesh banojnë mes diskriminimit dhe urrejtjeve etnike shqiptarët autoktonë. Nga ne kërkohet fort mbrojtja ligjore e vllezërve tanë, të sigurohen lidhjet fisnore, morale, tregtare dhe politike të tyre, në përputhje me Ligjet dhe Konventat Ndërkomnëtare.


Mbas shumë viteve në statukuo, ka ardhur koha për një ndërrim kursi në të mirë, mes nesh dhe fqinjëve tanë. Kryerja e gabimeve të të Mëdhenjëve, të vërtetave tona u mbyllen padrejtësisht dyert. Të vërtetat tona, gjatë mbi 100 viteve janë në persekutimin e ortodoksive greke dhe serbe. Faktet që tregojnë gabimet e rënda të të "Mëdhenjtë", ndaj kombit shqiptar janë shumë të dukshme. E konkretizojmë me fqinjin tonë jugor:


Në vitin 1907, Greqia kishte një sipërfaqe prej 63,211 km/2, me popullsi 2,631,952. Në vitin 1928 sipërfaqja e saj u shtua (u zgjerua) edhe për 66.988 km/2, duke artitur në 130,199 km/2 me 6,204,684 banorë. Ndërsa në vitin 2011 sipërfaqja arriti në 131,957 km/2, me 10,934,097 banorë. Shtesa e territorit në 209%, më shumë se njëherë (+68,746 km/2); popullsia me territoret e shtuara arriti në 416%, ose + 8,302,045 banorë se ajo e vitit 1907. Këto shtesa u siguruan në kurriz të shteteve fqinjë, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me këta tregues vërtetohet sa e padrejtë është sjellja e Europës ndaj Shqipërisë dhe sa padrejtësisht e ka përzëmër shtetin ortodoks Grek dhe Serb. Ndaj duhet të jemi gjithmonë të vëmëndshëm, të kujdes'shëm, tepër vigjilent ndaj të huajve; por edhe ndaj vehtes, duke siktirisur hasmëritë dhe kacafytjet politike mes nesh, domosdoshmërisht, kur flitet për interesat e kombit, siç po ndodh edhe aktualisht mes vedit.


Fahri Dahri, më 08/07/2023.-

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page