top of page

Fëmijëve shqiptar kudo ku jetojnë


MEDALION KRENARIE (Fëmijëve shqiptar kudo ku jetonë.)


Ti Ilir dhe ti, Teutë Ji krenar e mos u tut Rrënjët e tua n'histori Janë plot nder, plot lavdi


T'parët e tu në Iliri Mbrojtën jetë edhe kufi Askush si njohu si pushtues Rrënj'ngulitur, anijendërtues


Bota i njohu si perandor Strateg, dijetar,librin n'dor' Prijës të zot në çdo fe Nderuar së pari Mëmëdhe.


Ç'të kujton emri Skënderbe? -Strategu i madh mbi dhe Po mëndjendritura Elenë? - Fisnikja dijetare me penë.


Dini shum' për Terezën Nën' Gjurm' drite kontinenteve lën' S'janë t'paktë prindrit tuaj Ballëlart në dhe të huaj.


Dhe pse quhesh: Krist Muhamed a ç'emër mban Ji krenar për genin Alban! Mirardhsh n'Atdhe, Bir shqiptar!


Për Gjuhën Shqipe ji krenar Të tutë, folur ka çdo i parë N'çdo kafshat' e gllënkë ujë Shqip n'Atdhe t'flet çdo gurë.

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page