FËMIJËT NUK DUHET TË UDHËHEQIN PRINDËRIT



Të dashura nana shumë herë më shkruani duke bërë pyetje të ndryshme të cilave profesionalisht nuk mund të ju përgjigjem sepse nuk janë në domenin tim por unë po vendosi ndonjëherë të bashkëbisedojmë të gjitha bashkë.

Disa nana më pyesin se si të i'a bëjnë me fëmijët që nuk u binden atyre, ankohen se fëmija qanë pa kontrollë, bërtet, shkul flokët dhe e godit veten, prandaj ato përfundojnë duke u realizuar dëshirat.

Nga përvoja si nanë e gjyshe mendoj se kjo është gabim, nëse nga tash fëmijët mësohen të realizojnë kërkesat e tyre me sjellje të tilla paramendoni çka mund të bëjnë kur kërkesat rriten dhe imagjinata ndryshon.

Unë si prind sygjeroj të mos ndikoheni emocionalisht nga lotët në ato fytyra të pafajshme, ata nuk e dijnë çka është mirë e çka jo, kujtoni se ju e doni më të mirën për ta dhe vendosni vetes objektiv që të rritni fëmijë që nuk e shohin botën perfekte, aty ku çdo dëshirë e tyre bëhet realitet.

Në fund ajo që gjithmonë e potencoj, kur prindërit thonë JO ose PO nuk duhet dhe nuk ka të drejtë të nderhyjë askush.

Në rrugëtimin drejtë edukimit të fëmijëve tuaj ju e kanë timonin, mos e humbni rrugën.

Me dashuri, Razija Musa.

18 views

Shkrimet e fundit