top of page

FËMIJËT JANË TË DY PRINDËRVE


FËMIJËT JANË TË DY PRINDËRVE

E paramendoni kohën e shkuar, mbi 45 vjet nga sot kur unë dhe Maliqi u bëmë prindër, për rrethin tonë në Podujevë ishte e pakuptueshme se si burri im kujdesej fëmijët e shtëpinë baraz me mua.

Madje, kishte zëra paragjykues që bashkëshortit tim nuk i kanë bërë përshtypje, të gjithë që na njohin nga afër e dijnë se Maliqi ishte dora ime e djathtë dhe unë e tij.

Sot shoh baballarë që përkundër kushteve i ndajnë obligimet rreth fëmijës, jo kjo i takon nanës e jo mua.

U inspirova nga një çift në vet rrethin tim familjar, babai konsideronte se nana duhet të ushqej fëmijën dhe se kjo nuk është puna e tij.

Përveç procesit të lindjes e gjidhënies çdo punë tjetër rreth fëmijës është edhe e babës.

Prandaj, mos e ndani rolin prindëror në bazë të gjinisë, tani duhet të ndryshoj mentaliteti patriarkal ku gratë kanë përgjegjësi shtesë përkundër punës së barabartë me burrat.

Beba duhet të vjellë edhe në bluzën e babit, duhet të urinoj në duartë e tij dhe duhet të pastrohet nga ai njësoj si nga nana.

Prandaj une përkrahi idenë e prezencës së babës në sallën e lindjes, duhet të përjetoj edhe ai ardhjen në jetë të fëmijës dhe sakrificën e bashkëshortes.

Ju që paragjykoni do flisni tri ditë e do e harroni këtë temë.

Bashkëshortë mos hezitoni, jeni akterë në rritjen e fëmijëve, jo vetëm si furnizues me gjëra elementare por edhe si njeri i afër që meret me nevojat e fëmijës.

Me dashuri, Razija

11 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page