“Fëmijët” e vjeshtës
Fatmir Terziu
… vjeshta ka ngjyrat e saj
“Fëmijët” e saj riskojnë në kolorit
ka të tjerë që kanë shpresë ende
edhe pse bien të bëhen pjesë në këtë rit
kjo shpjegon me miliona arsye
pse Njeriu hutohet e nuk u beson syve
se vjen një ditë
e ngjyen lëkurën e vetes
me njomështinë e mëngjesit
kjo jo për shkakun e tij,
as dhe të vjeshtës
gjithë ky altruizëm
është një pjesë e egoizmit të verbër
deri sa ikja është një zgjim…patjetër.
… vjeshta është sikur vjersha
ngjyros dhe shtron gjethet sikurse rrjeshtat
dhe kjo është që nga lindja model i vjetër
kur shtrohet dhe shkruhet edhe ikja në letër.
Comments