top of page

EVOLUCIONI PARALEL I SPECIEVE KATËRGJYMTYRSHE


Prof Dr Vedat Shehu

EVOLUCIONI PARALEL I SPECIEVE KATËRGJYMTYRSHE

NË MJEDISIN JETËSOR UNIK HIDROSFERË-ATMOSFERË

Fragment nga Eséja

E V O L U C I O N I I N J E R I U T

NGA NJË PARAARDHËS ME ECJE VERTIKALE PARALELISHT ME KATËR-KËMBËSHIT

ME GISHTA KAPËS GJATË RRITJES SË TOKËS


Evolucioni i Vertebrorëve në mjedisin ujë-ajër unik

Sipas shpjegimit linear, jo-vertebrorët (invertebrorët) fillestar, në procesin e evolucionit në mjedisin ujor ishin diferencuar në jo-vertebrorë, molusqe pa notokordë dhe në jo-vertebrorë, molusqe me notokordë kordatët tip Lancelet si paraardhës i të gjithë vertebrorëve pa gjymtyrë kapëse në dy tipa peshku me shtyllë kurrizore dhe skelet kërcor dhe kockor. Peshqit kockor evoluan në tre drejtime: në peshq me frymëmarrje me mushkëri, në katërkëmbësh me frymëmarrje dyfishe tip amfibë dhe në katër gjymtyrësh tip zvarraniku. Një tip zvarraniku evoluoi në paraardhës të zvarranikëve fluturues, prej nga evoluan paraardhësit e zogjve. Po ashtu, supozohet se nga zvarranikët ka evoluar paraardhësi i gjitarëve.

Në shpjegimin e evolucionit paralel, klasat e vertebrorëve me e pa gjymtyrë, që në Taksonominë e modernizuar renditen në grupimin e quajtur nënfill i kordatëve (chordata subphylum Vertebrata) mund t’i konsiderojmë si degë apo fije (phyla) të dala nga trungu i mbirë paralelisht me trungjet e jo-vertebrorëve (invertebrate subphyla) nga rrënjët e pemës së origjinës së kafshëve të para me sy primitiv si organe shikimi i moluskut fillestar me kërcell kurrizor, notokordë (Fig.1) në fillimin e eonit Fanerozoik të evolucionit të specieve jo-vertebrore, molusqe rreth 540 milion vjet më parë prej nga u zhvilluan verterbrorët si degë të një trungu. Invertebrorët janë rrënjë të trungut të përbashkët të vertebrorëve të zhvilluar si degë shtatë klasa të mirënjohura dhe çdo degë zhvillohet me degëzime të njëpasnjëshme (rend, familje, gjini, specie).



Fig.1. Paraqitja e një molusku fosil fillestar me moshë 500 milion vjeçare (nga në rreshpet e Kambrianit të mesëm) me notokordë i gjinisë Pikaia; gjini prej nga notokorda, kërcell kërcore, evoloi në shtyllë kurrizore kockore dhe në kafkë, duke u bërë gjinia faktike e paraardhjes së vertebrorëve të renditur në taksonomi si degë e Kordatëve (subphylum Vertebrata e Kordatëve); evoloi drejt peshqve primitiv me skelet kërcor; drejt peshqve me skelet vertebrorë dhe drejt vertebrorëve me skelet të zgjatur në gjymtyrët kapëse me gishta kapës. (Marrë nga Web)


Katër klasa janë vertebrorë me gjymtyrë kapëse dhe frymëmarrje me mushkëri [Gjitarët (Mammalia), Shpendët (Aves), Zvarranikët (Reptilia), Amfibët (Amphibia)] i përkasin evolucionit paralel të kësaj eseje në procesin e përshtatjes së gjymtyrëve me gishta kapës në drejtim kryesor ecës, ndërsa tri klasa vertebrorë notues me flatra dhe frymëmarrje me veshëza gushe që mbetën në mjedisin ujor dhe pa gjymtyrë dhe pa gishta kapës [Peshqit kockor (Osteichthyes), Peshqit kërcor (Chondrichthyes), Peshqit pa nofulla (Agnatha)], mbeten jashtë vëmendjes së kësaj eséje.

Kështu, nëpërmjet abstraksionit shkencor, në këtë kapitull, si pjesa esenciale e esesë së evolucionit të molusqeve me notokordë të renditur nën degë degën apo fillin e madhe të quajtur KORDATA të ndarë në dy grupe: në kordatë -molusqe dhe kordatë-vertebrorë, njëkohësisht evolucioni i kordatëve të këtyre dy degëve, në mënyrë të natyrshme, vazhdoi paralelisht në linja divergjente sipas ushtrimit të frymëmarrjes dhe lëvizjes në ndjekjen e mënyrës së të ushqyerit. Ky evolucion shpjegohet në rreshtat në vijim sipas skemës konçize këtu në Fig, 2.



Fig.2. Paraqitje e evolucionit paralel të vertebrorëve në linja divergjente me rrënjë në molusqet me

kërcell kurrizor të klasifikuar në fillin e kordatëve (Phylum Cordata) sipas frymëmarrjes (në ajër, ujë,

unik ujë-ajër) dhe lëvizjes (me elasticitet të trupit, me përshtatje të gjymtyrëve kapëse për ecje me të

katër gjymtyrët pa ose me ruajtje të funksionit kapës, me vetëm gjymtyrët e prapme si tek njeriu,

lakuriqi i natës, disa zvarranikë fluturues dhe dinosaurë).


Evolucioni paralel i 4 klasave të vertebrorëve me katër gjymtyrë me gishta kapës të frymëmarrjes me mushkëri është zhvilluar gradualisht gjatë fazave të zhvillimit gjeologjik që kanë shkaktuar diferencimin e mjedisit jetësor, nga një mjedis ujë-ajër unik në dy mjedise të veçuara. Ky diferencim ka shkaktuar procesin e përshtatjes graduale të lëvizjes së tyre për të ndjekur ushqimin, nga lëvizje me elasticitetin e trupit si në ujë dhe në ajër, në lëvizje në pajtim të frymëmarrjes vetëm në ajër nëpërmjet ushtrimit të gjymtyrëve kapëse me gishta për ecje. Ushtrimi i gjymtyrëve për ecje kushtëzoi shmangien e e elasticitetit të shtyllës kurrizore dhe evolucionin e organeve sipas drejtimit të të ushqyerit dhe mënyrës së ushtrimit të gjymtyrëve kapëse për ecje.

Pra, gjymtyrët kockore me falanga gishtash kockor kapës nuk mund të dilnin nga ndonjë specie vertebrore tip peshku për të ecur dhe po ashtu nuk mund të formohesh organ i ri për frymëmarrjeje në ajër. Nga vetë Darvini është përcaktuar se evolucioni zhvillohet në mënyrë të vijueshme nëpërmjet përshtatjes së organeve fillestare të specieve të origjinës dhe, kur speciet e origjinës nuk i përshtatin dot organet në mjedisin jetësor të ndryshuar zhduken prej ligjit të përzgjedhjes, seleksionimit natyror; përshtatja e një specieje të origjinës dhe evolucioni i saj në specie degësh të reja realizohet pa nxjerrje organe shtesë. Këtu, qëndron esenca e evolucionit paralel; është arsyetim konsekuent me logjikë shkencore që ndreq shpjegimin e evolucionit linear që, në nivelin e njohjes kur u themelua, nuk mund të imagjinohej prania e një mjedisi jetësor ujë-ajër unik. Kështu, Darvini ka qenë detyruar të prish ligjësinë e përshtatjes dhe seleksionimit, të formuluar nga ai vetë, dhe, për të kapërcyer hendeqet që iu paraqitën, i është dashur të sajojë shpjegime me krijim organesh apo zhdukje organesh.

Në lidhje me këtë moskorrektësi në shpjegimin e evolucionit në mënyrë lineare, mua më duhet të sqaroj nja dy tre momente kyç të kapërcimeve të hendeqeve me sajime që nuk pajtohen me përshtatjen dhe përzgjedhjen natyror:

1- Meqenëse si premisë për evolucionin janë marrë dhe kanë mbetur të mirëqenë dy mjedise jetësore siç janë sot të veçuar hidrosfera me atmosferën, atëherë natyrisht edhe tani, në bazë të kësaj premise, nuk mund të mendohet ndryshe nga atëherë, se fillimi i shfaqjes dhe evolucioni i organizmave të gjalla do të zhvillohej në ujë deri në vertebror notues tip peshku. Mandej, duke ditur se evolucioni i paraardhësit apo paraardhësve të klasave të vertebrorëve me këmbë ecëse, krahë fluturues nuk mund të fillonte në stere me mungesë uji, menjëherë arsyetohet pa mëdyshje se evolucioni i vertebrorëve me organ për frymëmarrje vetëm jashtë ujit dhe me këmbë për të ecur duhet të ketë ndodhur në kushte të posaçme të mjedisit jetësor të ndonjë lagune që dominohej nga baticë-zbatica, ku te një specie peshku, në kushte alternative, herë në ujë e herë jashtë ujit, organet e frymëmarrjes në ujë u zhdukën dhe u formua organi i mushkërive; si dhe nga shtylla vertebrore u zgjatën gjymtyrët kockore me gishta kockor për të ecur.

2- Pra, arsyetimi me logjikë shkencore konsekuente duke nisur nga premisa e gabuar në kuptimin e zhvillimit gjeologjik të Tokës me gjeosferat e jashtme të litosferës, hidrosferës dhe atmosferës; veçanërisht në mos kuptimin e fazës kur atmosfera ka pas densitet të jashtëzakonshëm dhe krijohej një mjedis jetësor unik ajër-ujë, ka çuar në pranimin e hamendjes të pamundshme; pavarësisht se premisa pavërtetë detyronte arsyetimin me logjikë shkencore që evolucioni i një specieje vertebrore tip peshku me skelet kockor të konsoliduar dhe organe me përbërje dhe funksion të stabilizuar, nuk mund të ndërronte drejtimin, duke nxjerrë këmbë kockore me gishta kapës me falanga kockore dhe me thonj aspak me funksion për të ecur. Vetë struktura e gjymtyrëve dhe gishtave demonstrojnë funksionin kapës; të vërtetën që gjymtyrët kockore me gishtërinj kockor janë formuar si pjesë përbërëse të skeletit kockor krahas formimit të shtyllës kurrizore. Për më tepër, edhe sikur specia tip peshk në kushtet e cekëtinës në fjalë, do të arrinte të përballonte mungesën periodike të ujit, duke krijuar organin e frymëmarrjes direkt në ajër, argani i frymëmarrjes në ujë nuk mund të zhdukej, do të ngelte si rudiment.

3- Mjedisi jetësor unik ajër-ujë përcaktonte se evolucioni i vertebrorëve në të gjitha drejtimet nuk mund të ndodhte njëkohësisht vetëm nga një specie molusku me notokordë, por nga disa specie molusqesh me notokordë që patën evoluar në disa specie kordatë (CORDATA); molusqe kordatë dhe vertebrorë kordatë, siç paraqitet në figurën 012. Molusqet me notokorkordë që evoluan në vertebrorë, mundën të evoluojnë paralelisht në linja divergjente të paraardhësve të klasave, nënklasave dhe grupimeve të veçanta në: peshq pa gjymtyrë, amfibë me katër gjymtyrë me gishta kapës (si bretkosa); zvarranikë: a) me katër gjymtyrë me gishta përshtatur për ecje dhe duke ruajtur cilësinë kapëse (si hardhja dhe dinozaurët); b) pa gjymtyrë për ecje, por me lëvizje rrëshqanthi zik-zak me trup e shtyllë kurrizore elastike (si gjarpërinjtë); c) me gjymtyrë të para fluturuese (fosil); Shpendë me dy këmbë ecëse me gishta që ruajnë funksionin origjinal kapës dhe gjymtyrë të para të evoluar në krahë fluturues (si zogjtë); Gjitarë: 1- me mitër (Eutheria): A. Të grupeve ecëse: a) me katër këmbët me atrofizimin e gishtave kapës në thundra (si thundrakët barngrënës, gjithçka-ngrënësit, etj); b) me katër këmbë që ruajnë cilësinë kapëse të gishtave veçanërisht në gjymtyrët e përparme (si Primatët, mishngrënësit, brejtësit, etj); c) vetëm me dy këmbë gjymtyrë të prapme të gjinisë Homo (si njeriu dhe speciet fosile të gjinisë Homo); B. Të grupit notues me gjymtyrë me gishta kapës të atrofizuar (si balena, delfini, etj.); C. Grupit fluturues (si lakuriqi i natës, vampiri, etj.); 2. me marsup , me xhep (rendi Metatheria) ku mbajnë të porsalindurit pirës (si kanguri dhe koala Australi Guine); 3) monotremes (rendi Monotremata) janë familje gjinish që pjellin vezë dhe të i ushqejnë me qumësht prej disa gjëndrash, në mungesë të sisëve; shtimi me vezë dhe disa karakteristika fiziologjike i kanë të njëjta me zvarranikët dhe shpendët.

cilësinë kapëse (si hardhja dhe dinozaurët); b) pa gjymtyrë për ecje, por me lëvizje rrëshqanthi zik-zak

Faktori i Energjetik i Brendshëm në Evolucionin e Tokës si Planet

Krahas Evolucionit të Vertebrorëve


Materiali faktik i evolucionit të specieve dhe i zhvillimit gjeologjik, duke qenë i pandryshueshëm, pavarësisht se nxehtësia e brendshme ndikon në biosferë, nuk lidhet direkt me interpretimin e burimit të nxehtësisë së brendshme dhe natyrisht është po ai i interpretimit linear, por unë, pa sjellë ndonjë të dhënë shtesë për hollësirat e evolucionit, kam rishikuar, ri-konstruktuar dhe ri-integruar bazën e dy burimeve standarde që çlirojnë fare pak nxehtësi. Meqenëse nxehtësia e pamjaftueshme e këtyre burimeve vërtetohet: a) në masën silikate shkëmbore të Tokës, që mbështjell bërthamën e jashtme të shkrirë, izotopet radioaktive janë fare të pakët dhe nxehtësia e çliruar prej tyre është fare e vogël; b) nxehtësia e akumuluar prej planet-formimit nuk mund të qëndrojë e akumuluar ende pas 4.6 miliard vjet pa u shteruar; unë arrita në përfundim se nxehtësia në vetvete nuk mund të jetë faktori energjetik që zhvillon Tokën dhe se faktori energjetik që zhvillon Tokën duhet të jetë po ai faktor kozmik që e formoi si planet gjatë formimit të Sistemit Diellor dhe vazhdon të funksionojë në bërthamë të Tokës duke çliruar nxehtësi. Pra procesi i formimit nuk ka shkaktuar akumulim nxehtësie, përkundrazi procesi i formimit është mekanizmi që vazhdon të funksionojë dhe prodhon nxehtësi.

Ky konkluzion imi përmbys teorinë standarde që bazohet se faktori i zhvillimit të Tokës është nxehtësia e pamjaftueshme që sapo e përmenda, e cila paska filluar të çlirohet gjatë formimit dhe pas formimit të planetit; hamendje kjo krejt e sajuar pa përfillur faktorin kozmik, i cili formon dhe shkakton zhvillimin e yjeve dhe planetëve në sisteme planetare në Galaktikë.

Kështu, u obligova të rishikojë të dhënat faktike, gjithnjë e më të reja, të cilat përshtaten në mënyrë shabllone në kornizën e vjetërsuar të teorisë standarde, arrita të themelojë një teori të re për faktorin kozmik energjetik të brendshëm që është po ai që e formoi dhe e zhvillon Tokën duke çliruar edhe nxehtësinë. Teorinë, së fundi, e quajta GJEOTEORIA IME. Pra, unë kam argumentuar se Toka zhvillohet nëpërmjet procesit të rritjes prej thelbit energjetik të bërthamës të përbërë nga nën-grimca ultra-nën grimca në gjendje të super ultra-ngjeshur dhe në transformim; të formuar bashkë me origjinën e Tokës si planet prej qarkullimit dhe transformimit të trajtave të materies në Udhën e Qumështit; proces që shkakton formimin e yjeve dhe planetëve në sisteme planetare dhe të vetmuar në orbita të veçanta rreth qendrës së Galaktikës.

Nga transformimi i thelbit të bërthamës çlirohen grimcat dhe ultra-grimcat që ri-konstruktohen në dy trajtat e materies së zakonshme; në materien neutron-protonike të bërthamave të atomeve të elementëve të Tabelës Periodike dhe të flukseve valore-korpuskulare të energjisë; të dyja këto trajta formojnë magmën dhe nxehtësinë shoqëruese; mandej, prej ngurtësimit të magmës, në udhët për në sipërfaqe, shkaktohet rritja e Tokës dhe rrezatimi i nxehtësisë që ka ndikuar e ndikon në temperaturën e sferave të jashtme të Tokës, veç nxehtësisë nga Dielli që nxeh ajrin dhe sipërfaqen, jashtë ngricës së përhershme të rrathëve polar.

Pavarësisht, nga argumentimi i Gjeoteorisë Time, në tërësi, është njohur dhe interpretuar fare mirë evolucioni kimik i hidrosferës dhe atmosferës; nga një përbërje fillestare prej komponentësh fluror helmues dhe pothuajse me mungesë të plotë oksigjeni dhe azoti të lirë deri në formimin e atmosferës me përbërjen e zhvillimit të vrullshëm të biosferës.

Por, megjithatë ka munguar fare njohja e densiteti të hershëm të atmosferës që ka qenë densitet pothuajse sa densiteti i hidrosferës.

Mosnjohja tamam e zhvillimit të mjedisit jetësor ujë-ajër unik i lidhur me historinë gjeologjike të zhvillimit të sferave të jashtme të Tokës në proces rritjeje; mosnjohje e densitetit të dy sferave flurore (hidrosferë, atmosferë) dhe sferës së gurtë (litosferës), ka ndikuar evolucioni të shpjegohet në bazë të interpretimit linear dhe, në vazhdimësinë e tij, të ndeshet me hendeqet e zbrazët nga faktet, faktet e paqena, por të pretenduara. Kjo ndërprerje e ecurisë rrjedhëse të linjës së zhvillimit të vertebrorëve me katër gjymtyrë me gishta kapës nga paraardhësi i një klase apo grupi tek tjetri, është anë e dukshme e të metës së evolucionit real, e shkaktuar pikërisht nga moskuptimi i mjedisit jetësor unik, ndërsa premisa bazë që eliminon zbrazëtirat e evolucionit është konceptuar, nga unë, kështu: Në fakt, formimi i vertebrorëve me shtyllë kurrizore dhe skelet kockor ndodhi paralelisht në mjedisin jetësor ujë-ajër unik në të tre drejtimet e mir◄njohura; a) në një drejtim u zhvillua skeleti kockor pa gjymtyrë kapëse i tipit peshk me organ frymëmarrje vetëm në ujë; b) në drejtimin tjetër u zhvillua shtylla kurrizore me skelet kockor dhe gjymtyrë kockore me gishta kapës me falanga kockore të paraardhësve të katërkëmbëshve apo të vertebrorëve me katër gjymtyrë me gishta kapës të tipit bretkosë (amfibë) me organ frymëmarrje të dyfishtë në ujë dhe në ajër; c) në drejtimin e tretë vertebrorët me gjymtyrë me gishta kapës u zhvilluan nga një paraardhës me organ frymë marrjeje vetëm në ajër..

Pra, unë, përforcoj të vërtetën e evolucionit të specieve, duke argumentuar se nuk ka ndodhur në linjë lineare (peshk - katërkëmbësh me frymëmarrje dyfishe – katërkëmbësh me frymëmarrje me mushkëri), por paralelisht në linja divergjente (jo vetëm në tre linjat bazë të frymëmarrjes por edhe në linjat e evolucionit të klasave dhe rendeve të vertebrorëve të frymëmarrjes me mushkëri); njëkohësisht unë nuk tentoj fare të diskutoj vërtetësinë e argumentuar fare mirë nga Darvini dhe të përforcuar më tej nga breza shkencëtarësh të fushave të shkencave të Tokës dhe Kozmosit, të fizikës dhe të biologjisë moderne.

Unë vetëm theksoj se mjedisi jetësor unik prej uji dhe ajri ka kushtëzuar lëvizjen e specieve për të ndjekur ushqimin, për të marrë frymë dhe për orientimin e tyre në linjat përkatëse të evolucionit me të njëjtën lehtësi, si në ujë dhe në ajër. Kjo lehtësi mundësoi që evolucioni i skeletit kockor të formohet sipas përshtatjes paralelisht në linja divergjent me dhe pa gjymtyrë me gishta kapës, dhe organe frymëmarrjeje dyfishe dhe të veçanta vetëm për në ujë ose vetëm për në ajër.

Mosnjohja e këtij faktori unik, ka kushtëzuar absolutizimin e interpretimit të mënyrës lineare fare të kufizuar të evolucionit në bazë të ligjësisë së përshtatjes, përzgjedhjes sipas aftësisë fiziologjike të organeve. Askujt nuk mund t’i shkonte ndërmendët kuptimi i evolucionit paralel në linja divergjente, siç del si domosdoshmëri të arsyetohet nëpërmjet logjikës konsekuent shkencore për të kaluar nga njohja e të vërtetës së evolucionit të specieve tek kushtet e panjohura të mjedisit jetësor, si faktor që ka diktuar përshtatjen, përzgjedhjen dhe evolucionin natyror të specieve, në drejtime të ndryshme, siç shpjegohet në këtë esé.

Evolucioni i vertebrorëve, siç demonstrohet konkretisht; në ujë me notim, në stere me ecje, në ajër me fluturim, do të duhej patjatër të ndodhte në një mjedis jetësor të tillë, ku hidrosfera dhe atmosfera, si shtresat e jashtme flurore qendër-sferike të zhvillimit gjeologjik të Tokës, të evolonin nën dy faktorë të panjohur nga teoria standarde e origjinës së bërthamës së Tokës me thelbin e vet energjetik dhe të procesit të formimit të materies së trajtës atom-molekulare që shkakton rritjen e Tokës dhe formimin e fushave fizike, përfshirë nxehtësinë në ulje dhe gravitacionin në rritje.

Kur kontinentet ishin të bashkuar dhe koria (litosfera) aktuale oqeanike midis tyre ende nuk ishte formuar, densiteti i lartë i atmosferës dhe gravitacioni i ulët i Tokës, ende me diametër të vogël, patën kushtëzua mjedisin jetësor ujë-ajër unik të evolucionit.

Prandaj, pa qenë nevoja të futem në hollësirat me të dhëna e interpretime të panumërta që karakterizojnë të vërtetën absolute të evolucionit të vertebrorëve, po e vështroj evolucionin, jo prej kalimit të pamundshëm të peshkut në bretkosë, por prej shfaqjes paralelisht e njëkohësisht në të tria linjat divergjente: a) në linjën e vertebrorëve pa gjymtyrë kapëse (pa këmbë) e me frymëmarrje me veshëza, tip peshku; b) në linjën me frymëmarrje dyfishe me veshëza dhe mushkëri dhe me gjymtyrë kapëse me gishta, tip bretkose; c) në linjën me frymëmarrje vetëm me mushkëri dhe me gjymtyrë kapëse me gishta, të tipave hardhje, harabel, ketër.

Vërtetësia e evolucionit paralel në linja divergjente të organizmave argumentohet, duke filluar me njohjen e procesit të bashkëveprimit dhe shndërrimit të komponentëve të materies atom-molekulare kimike dhe biokimike që çuan në formimin e gjallesave në mjedisin jetësor që ndryshon, apo evoluan krahas zhvillimit gjeologjik të Tokës.

Nëpërmjet përshtatjes, organizmi i një specieje përfton cilësi të reja gjenetike të padiktueshme që trashëgohen në vijueshmëri nga paraardhësi më i hershëm në pasardhësit e njëpasnjëshëm të përshtatur në degëzime të ndryshme deri në konsolidimin e pasardhësve më të vonshëm si specie të veçanta të një dege të dalë nga trungu gjenetik, siç vërehet në specie krejt të reja aktuale të klasifikuara në grupimet e paraqitura në Tabelën e Taksonomisë së katërkëmbëshve.

Për më tepër, evolucioni paralel në linja divergjente, shpjegon hopet gjatë përshtatjes graduale të natyrshme, dhe jo në mënyrë subjektive që imponohet nga një bindje e paargumentuar sikur gravitacioni dhe përbërja e strukturës shtresore qendër sferike e Tokës ka qenë konstante; sikur edhe hidrosfera dhe atmosfera; pas evolucionit kimik të pastrimit nga gazet helmues dhe pasurimit me oksigjen, kanë evoluar si dy mjedise jetësore të veçanta në përmasat e pandryshueshme të Tokës vetëm sipas historisë gjeologjike të kores tokësore. Evolucion i organizmave të ngurtësuara në shtresat sedimentare dhe historiku i kores tokësore nuk mund të shpreh evolucionin e dendësisë së atmosferës, dikur të afërt me dendësinë e ujit.


43 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page