*
Shkrim nga Kasam ShAQIRVELA
*
Shumë herë kam lexuar në postim-shkrimet këtu në Fb, interpretime nga më të ndryshmet..për shumë fjalë të vjetra dhe emra antikë.. dhe përpjekjet e tyre të ngathta në formë shtërzimesh për të thënë diçka duke mos treguar gjë..dhe jo vetëm...! Bile për fjalën “Odise” që do ta shpjegoj etimologjikish këtu më poshtë e kam dëgjuar varijantin, madje përçudnues, e kam dëgjuar me veshët e mi në zyrën time nga një klient i kombësisë sllave, i cili në gjendje gjysmë të dehur më thot: – edhe emro Odise është i joni(и името Oдисе е наше), dehja e tij nuk e di se nga buronte apo vinte si vetëkënaqësi ose nga pirje rakie...?! Mbase mund të ishte një provokim i vockël ndaj meje sepse, ai kishte njohuri që unë merrem me etimologji dhe pellazgologji një kohë bukur të gjatë, mbase nuk e di nga i vinte, “cassus belli”(shkas për luftë)! Unë vetëm buzëqesha jo se isha i qetë por, nuk i dhash përgjigje sepse doja që të mos merrem me të drejtuarit e “brinave të dashit”, bririn nuk mund ta drejtosh sepse natyra e ka krijur të shtrembër.?!
Dhe ja, sot, vendosa ta shpjegoj këtë emër, duke e nxjerrë nga një libër i imi i botuar para dy viteve, meqë u bë shkak një shkrim i një studiuesi të respektuar nga unë, që e prekte këtë temë në shkrimin e tij të cilin shkrim unë e lexova me vënendje dhe më nxiti pozitivisht ta bëjë këtë shkrim-shpjegim timin modest...!
Sllavët në përgjithësi, kurse në veçanti serbët dhe sllavomaqedonët(të vetëquajtur ashtu që nga viti 1945 e këndej)..duke haruar se sipas vetë burimeve historike sllave ata vijnë në Gadishullin Ilirik në tokat e iliro-dardanëve në shekullin e VII-të e më vonë në Erën e Re. Ndërkaq nëse e marrim emrin, ODISE, nga ngjarja e Luftës së Trojës, nga vetë vepra e Homerit me të njëjtin emër, luftë e cila ka ndodhur, gjithmonë sipas burimeve të historianëve antikë, në shekullin e XII-të, para Erës së Re pra, atëhetë, na del se paska gjuhë të folur të ndonjë populli në botë i cili lind në rruzullin tokësor dy mijë vjet pas gjuhës së vet...!? dhe kjo mund të na flasë mbase për këtë “popull të zgjedhur nga perëndia”..???!!!
Sllavomaqedonët e shpjegojnë emrin ODISE(odi-se=odi sega) që në përkthimin shqip bën: shko-tani si dhe varianti odi-si(shko! , ik!, ec!) pra urdhërorja: -ik!, -largohu! Dhe ata që i njohin pak gjuhët sllave e dinë mirë se udhës sllavët i thuan put-serbët, pat-maqedonët e veriut, p(ë)t-bullgarët por pa e shkruar fjalën ë..
Emri Odise(Uliks), sipas analizave studimore të mia, ai, në kohën kur është krijuar dhe zbatuar në popullatën që e ka folur atë gjuhë.. ka qenë në formën e tij origjinale ODHESI, ku me kalimin e kohës bie nga përdorimi shkronja h kuptohet nga ata të huaj që nuk e flitshin gjuhën e origjinës, si dhe bëhet alternacioni apo ndërrimi i vendeve të shkronjave E me I(për shkaqe që këtu nuk janë temë diskutimi tani), pra ky emër me kalimin e kohës kthehet në formën ODISE siç e dëgjojmë dhe shkruajmë edhe ne sot...!
Pra, shpjegimi emrit, Odise(Uliks),.. i trajtuar më gjerësisht nga unë, në dy librat e mi: “Fjalor etimologjik i fjalëve të vjetra” , etimologji dhe “Gjuha shqipe çelësi i artë që i hap dyert e mbyllura
të gjuhëve botërore“ , gjuhësi-etimologj,.. i del nga emri i origjinës:ODHESI(ODHES-I;(odhes=i udhës+ i=ishte) e që do të thotë në shqipen e sotme, stërmbesën e pellazgjishtes që ishte gjuha e origjinës se, ky njeri ishte i udhës, njeriu udhëheqës, njeriu që udhëhiqte të tjerët. Mbase ky emër mund t’i jetë dhënë në moshën madhore atij, si emër-tipar identifikues veprimit të tij., si për shembull ashtu siç e kemi te emri, Herkul e që iu dha Herakle-ut(herak-le=i lindur herët) emërtim me tipar tregues të aftësisë së tij qëkur e uli-harkun(herk=hark-ul= ul), ai i ri por i fuqishëm, e tërhoqi harkun e fortë që nuk mund ta tërhiqte asnjë princ a mbret i asaj kohe. Ngjarje që gjithmonë shpjegohen sipas mitologjisë, por kuptimi fizik u del vetëm e vetëm me gjuhën shqipe..., fjalët e origjinës tregojnë apo na japin kuptimin fizik të veprimit të njeriut ose të fenomenit natyror.
Edhe sot e gjithë ditën, në të folmen gege, që paraqet bazën e emërtimeve dhe shpjegimeve të emrave dhe fjalëve të vjetra, e gjejmë të gjallë, në katundet e Tetovës, që gravitojnë në Malësinë e Sharrit, të përdoret fjala, odhë për fjalën udhë. Nga kjo del që emri Odise, Odhise, Udhesi është më tepër se shqip! Kështu si kjo i kemi fjalët e vjetra bok për bukë, oj për ujë
Edhe një të dhënë për ata që duan të dinë më shumë.., fjala, “oda”, e portugalishtes do të thotë udha në gjuhën shqipe. Pra shumë fjalë të origjinës, fjalë embrione apo fjalë-çelës të pellazgjishtes së lashtë janë formuese të shumë fjalëve në gjuhët e ndryshme, jo vetëm të faliljes indoevropiane por dhe më gjerë..!
Të shpalosuara dhe të shpjeguara etimologjikisht këto dhe fjalë si dhe shumë emra të vjetër e fjalë të tjera mund t’i gjeni nëpër shumë libra, leksikone e fjalorë të ndyshëm ,.. por gjithashtu mund t’i gjeni të elaboruara gjerësisht edhe te librat e shënuar si referenca në këtë shkrim.
Të përshëndes z. Kasam! Edhe unë do të doja ta kem këtë fjalor (Fjalori etimologjik i fjalëve të vjetra).
I nderuar Kasam,
Ju uroj dhe ju përshëndes për vlerat e çmuara të punës suaj në lëmin e etimologjisë. Më thoni, ju lutem, si mund ta siguroj veprën tuaj “Fjalor etimologjik i fjalëve të vjetra” ?
Me respekt.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 10 janar 2022