top of page

ETEMI, TURBINA DHE KINEZI


Etem Memi

Mentor Serjani


Etem Memi lindi më 5 shkurt 1939 në Sasaj, pasi kreu shërbimin ushtarak në FLD,(marinë), për katër vjet,punoi si elektricist. Mori çertifikate kategorizimi, që i shërbeu për t'u punesuar në këtë profesion,në jetën civile. Punoi disa vjet në Frigoriferin e Delvinës, pastaj, me ndërtimin e hidrocentralit në anë te detit prapa postës së kufirit, u kthye në fshat. Një njeri i dashuruar pas telave, vidhave e hekurave, që do ta trashëgonin edhe fëmijët e tij. Në ushtri mësoi edhe profesionin e shoferit, por nuk e ushtroi. Fenomen i lindur nga natyra për elektricitet,për riparimin e orëve, bravave,për sisteme alarmi etj. Vazhdoi traditën e babait të tij, i cili, edhe ai kishte punuar në mullirin dhe hidrocentralin e vjetër të fshatit në Moçale, i cili mori emrin Mulliri i Xhemilit.Etemi,ky njeri duarartë,ka bërë të gjitha instalimet e fshatit, pa futur asnjë qindarkë në xhep, një humanist që nuk mund te gjëndet. Meritë të veçantë ka edhe bashkëshortia e tij Besimeja e cila nuk e pengoi kurrë për t'iu shërbyer njerëzve,duke marrë kështu mbi supe edhe punët e burrit në familje. Në atë kohë nuk kishte drita gjumi. Ai ,i bënte ato ,me bobinat e makinave dhe llambat e vogëla të elektrikëve të dorës,pasi ngjiste telat me kallaj në trupin e tyre.Gjithashtu bënte transformator të vegjël (nuklin dhe pështjellimet rreth tij),për zbritjen e tensionit nga 220V në 12V ,zilet elektrike deri edhe aparat të vogël saldimi etj.Kur punonte në hidrocentralin e Piqerasit,(ku punoi deri sa doli në pension),gjate natës edhe flinin se njerëz ishin, edhe lodheshin, edhe u dhimbte mesi, edhe u dhimbte koka,por spiunët bënin punën e tyre, për t'i zënë vendin dhe aq më keq qe nuk na donin edhe nga ana e fesë,që kalonte heshturazi nën rrogoz.Ndërmarrja,pas marrjes së informacionit, vendosi ta kontrollonte naten,në kulmin e gjumit, midis orës 21:00 deri në oren 02:00,pas mesnate. Por cfarë kishte bërë Etemi? Në panelin e hidrocentralit kishte bori, të cilat binin fuqishëm, në rast se shkëputej furnizimi me energji nga Bistrica. Në këto raste, punonjësi i turnit, pa humbur kohë, duhej te bënte manovrimet e duhura. Një palë bori me tel të hollë(tel minash i thoshim ateherë),kishte lidhur dorezën e derës së jashtme, e cila nuk mbyllej me çelës. Kontrolli erdhi. Shikon nga jashtë, s'kishte njeri. Me shpresën se do ta kapnin në gjumë,hapën shpejt derën. Boritë dhanë alarmin.Ata të shtangur e të trëmbur,mbetën tek dera,ndërkohë që nga dhoma e pasme u shfaq Etemi. Replikat dhe humori që prodhoi kjo ndodhi, janë të shumta. Boritë ranë edhe kur zuri korenti Qëndro Kolën,por shpëtimi i jetës së tij ishte i pamundur. Hidrocentrali kryente edhe remontin e turbinave dhe mëqënëse ishin kineze , duhej te vinin specialistë nga NISH elektriku nga Tirana, bashkë edhe me një inxhinier kinez. Inxhinieri e zbërtheu por u ngaterrua gjatë montimit.Atëhere u desh mënçuria dhe talenti i Etemit. Vëllai im Ideali pati shkruar atëhere edhe një artikull në gazetën "Fitorja" të Sarandës mbi novatorin dhe racionalizatorin, elektriçistin Etem Memi, i cili që prej atij momenti,ai ngriti kapacitetin e prodhimit, që në katallog e kishte 15mijë orë punë. Pas kësaj Etemi e bëri vete remontin e turbinës duke e rritur kapacitetin prodhues nga 15 mijë orë,në 18 mijë orë,pra duke thyer standardet e fabrikës dhe duke i dhënë popullit tre mijë orë pune më tepër energji. Pas këtij montimi, dashur pa dashur inxhinieri kinez mbeti i turpëruar. Etemi bënte edhe servisin e karburatorit te "Zis-it" te Faikut. Edhe,pas daljes në pension, në kohën e demokracisë, i shërbeu fshatit,pasi rrjeti ishte shumë i ngarkuar e i konsumuar e te punoje në kabinën e fshatit me shtangë për te takuar e stakuar tensionin 10 Kilovolt,ishte me shumë rrezik. Më vonë punoi edhe si kryeplak i fshatit. Gjatë jetës së tij pati edhe një aksident që falë qetësisë dhe profesionalizmit te tij, nuk përfundoi në fatalitet. Gjatës punës rutinë,në panelin elektrik të hidrocentralit, pasi kishte veshur galloshet dhe kishte shkelur mbi shtresën e gomuar,nuk veshi dorashkat,pasi kishte pincën te izoluar. Mirëpo dora i preku mbi një tel dhe korenti e fiksoi në panel,në mes e lart,pasi nuk kishte izolim. Ndërkohë bien boritë. Ndreu i Xhane,që u ndodh tek kasollja e tij, pranë hidrocentralit,vajti , por nuk mundi ta ndihmonte.Atëherë ,nëpërmjet postës kufitare, që ndodhej aty pranë,u lajmërua urgjenca në spitalin e Sarandës,deri sa erdhi ambulanca ai luftonte me vdekjen,duke i dhënë kurajo vetes,siç tregon vetë ai,duke folur me zërin e brëndshëm,-jo nuk do vdes,dua të jetoj,disa herë rresht,dhe me sa duket Zoti e dëgjoi Në kohën që ambulanca ishte në metrat e fundit për të arritur ,Etemi,me një lëvizje shumë të ngadaltë ,arriti të marrë pincën tjetër dhe preu telin. Në këtë mënyrë korenti e shkëputi nga paneli dhe e përplasi në tokë. U transportua menjëherë në spitalin e Sarandës dhe pas disa ditë mjekimesh, u bë mirë Unë isha i vogël ateherë,por e mbaj mënd gjendjen dhe djegiet me pulla-pulla të kuqe që kishte në duar te cilat me kalimin e kohës iu zhdukën. Ky ishte inxhinieri Etem Memi,me diplomën e praktikës, gjatë një jete të tërë.Dhe ende ju shërben njerëzve aq sa e lejon mosha.


135 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page