top of page

ESE ME RRËNJË KUTELIANE


(PJESA E DYTË) Hej, kushëri, Andon Andoni, të përshëndes nga larg! Nuk po përsëris ato që thotë Thanas Pilafas, sepse i ka thënë "pe tamami", si shkrimtar e as do përsëris ato që pohon, me kulturë estetike, edhe Genci Labi, (nuk e njoh), por do të them diçka që ka lidhje me tregimin tënd të fundit, që edhe mua më pëlqeu në disa aspekte. Ja kush janë këto aspekte: tani që po komentoj harrova se shkruaj vetë dhe po shfaqem si lexues, ama, e them pa drojtje, si lexues i kualifikuar. Me këtë vrull dua të pohoj se për mua rëndësi e parë është mënyra, ose siç i thonë ndryshe, stilistika si po ma tregon ngjarjen dhe këtë ti e ke realizuar estikisht si prozator me përvojë. Para dy a tre muajve publikova në forume internetike, por dhe në fb, ESE ME RRËNJË KUTELIANE. Në të i mëshoj mendimit letrar se pa zotëruar artin e të rrëfyerit, d.m.th. "pa qenë sado pak kutelian", nuk shkruan dot prozë, rrëfenj, tregim, novelë, apo e roman; ti e zotëron këtë art, artin e të rrëfyerit, d.m.th. di të rrëfesh dhe ngarjen e pais me ato elemete e detaje estetike që i përkasin sfondit ku zhvillohet ngarja, qëllimisht, aq sa duhen, pikantet, që e shkruara të marë formën e tregimit. Në këtë aspekt kam krijuar ndjesinë personale se tjetër gjë është rrëfenja dhe tjetër gjë është tregimi, por që ky i fundit, tregimi, nuk bën dot pa elementet e duhura rrëfimtare. Në tregimin e mësipërm, DYLBITË, por e në disa të tjera që kam lexuar dikur dhe tani vonë, nga të tuat, i përkasin asaj, që e quajmë Rrymë Letrare dhe kjo, për mendimin tim, duhet të emërtohet Rrymë Kuteliane, ku mund të renditen disa shkrimtarë me emër. I pari që më vjen në mendje tani është shkrimtari brilant Sotir Andoni, nga fisi ynë, por nga ky fis je edhe ti. Një veçori tjetër, e rëndësishme, që krijon dallesën me rrymat e tjera letrare, të vjetra apo të reja, është leksiku. Leksiku tënd është i pasur, siç është e folura shqipërishte, pasuri e vyer në anët tona, andej, nga Devolli dhe më gjërë. Ja pse e përmenda leksikun e shqipërishtes dhe e lokalizova, kushëri: Është pikërisht karakteri, "pe Devolli", ose që ndyshe i thonë personazhi ai që e "detyron shkrimtarin" si të flasë e të veprojë, si ai, personazhi,që e ka përzgjedhur për ta lëvruar në art letrar. Dhe ti i ke qëndruar besnik kësaj veçorie, veçori tepër pikante, shumë e rëndësishme, siç është i rëndësishëm edhe rregjisori në përcaktimin e aktorit nëse e luan a jo rolin që mendon ai, në kinematografi apo në dramë, fundja edhe në skeçe. Vendimtare është fjala e aktorit në do ta pranojë a jo sugjerimin e rregjisorit; sepse, ai, aktori e njeh më mirë veten,në është i kompletuar të marë përsipër atë lloj karakteri që i servirin. I njëjti fenomen, si me aktorin e rregjur, ndodh edhe me shkrimtarin e mirë, si në rastin tuaj me këtë tregim, e me disa tregime të tjera, se ke aftësinë për të mos iu bërë rrodhe nëpër këmbë personazheve. D.m.th. i le të flasin e të veprojnë siç janë formuar, pa u vënë pengore në gjuhë e në këmbë , por edhe pa rënë në natyralizëm. Porse, efikase, fantazia jote nuk bën dot pa realitetin, atë realitet që të ka dhuruar edhe detajet qëndistare për prozën. I rashë ca si gjatë, mund t'i kisha rënë edhe fare shkurt, kushëri, me një darovë like dhe të thërrisja si nga Koria e Hajdutit, apo tek Shkëmbi Merizit, apo nga Luadhet e Naqove , andej, nga koria e Përlicës, "bravo Andon Andoni!". Me të tilla oshëtima, me tullumbace e me kërçaçka me koka pe shkrepse, me bravo e të lumtë e suksese, gumëzhin interneti dhe ca më shumë fb-ja,.. Tërë kjo tevatyrë për gjysëm analfabetët, që e quajnë veten shrimtarë të shquar, gjeninj e gjeninjeshka, mjerim i shkullit shqiptar sepse lihen në harresë pena të arta, si në rastin tënd, apo e të tjerë, që nuk janë shumë, por shkruajnë letërsi me vlera kombëtare.

Hej, kushëri, mbase jam i rreptë, por jam edhe i çiltër, e ja ku po ta them që ta dëgjojnë ata që kanë veshë: ngado që vërtis syrin e mendjen, ajo që më shqetëson...(ah, për djall ç'u kujtova se edhe vetë shkruaj prozë të shkurtër, por që ia sëlloj edhe së gjatës), desha të them, se të bëhesh antar i një rryme letrare, të sanksionuar, siç është KUTELIZMI, është shenjë e mirë, shenjë për së mbari, dua të them, nëse kasaj rryme ia evolon vlerat, e çon më tej, e ngre më lart, dhe padyshim, që ti po e kryen këtë me sukses! Ti je i kompletuar në aspektin letrar, sepse ke përjetimet e tua, përjetime në kohëra të vështira, aq më tepër edhe i kompletuar teorikisht, si profesor letërsie. Hej, e di ç'ë? Vazhdo me këtë dorë letrare, evolo evolimin e rrymës tënde dhe mos harro: moti letrar evolon, ama edhe ndryshon, ndryshon në kahje e ne përshtatje sipas erërave të kohës moderne.

11 Nëndor, 2019

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page