top of page

ESE ME RRËNJË ...

Updated: Aug 23, 2023






ESE ME RRËNJË E MUSHT NGA VRESHTAT E DIONISIT


Thani Naqo


Hej, Gole, hiq dorë nga paniku i pohimeve që s'kanë të bëjnë me ato që "fërshëllen" realizmi socialist apo dhe ndonjë sinjal i vakët lasgushian...Forma, për të cilën ti thua "është Art," është edhe Art, por është e tillë në Artet Pamore, si piktura, skulptura, etj. por jo Forma Letrare e Poetike, e as ka të bëjë me formën e Renditjes të fjalëve, në daç si dardhë Devolli, apo Piramidë Egjypti...Nga i gjen këto pandehma sfilitëse o Gole? Pse nuk jep alarmin që sot bejtushkat dhe traktet Patriotike po lulëzojnë më shumë se në Epokën e Rilindhjes, dhe na duket sikur ende jetojmë në atë kohë, ndërsa koha bën përpara me shpejtësinë e dritës e jo të zërit...Nuk e shikon që ende shqiptarët e ngjyejnë kafshoren estetike në valltot e kënetave dhe jo në liqer e Lagushit apo në Liqene Ujëkulluar...Fryhen tullumbace festive Poetike, i thurren Kurrora Tymnajash Suksesi "ju pamë nga penxherka kur hanit bukë me piperka?" Jasu, file, jasu, mos e mer me tërsëllëmë dhe mos i hap velat kur nuk psherëtin era...Zhurma që po bën kësaj here do ta zgjojë nga gjumi Vreshtarin Dionis dhe ai do të t'i shkulë veshët ty e mua që të mbetemi çulakë e shurdhë për tërë jetën...Poezia jote është e çliruar nga Kthetrat e Turmës Gole, prandaj mos e sfilit veten... Megjithatë, të rikujtoj se Poezia nuk është në Menynë e Turmës. Ajo lloj poezie që i thurri tyrybambe Turmës dhe Propagandës Komuniste tani ka vdekur, edhe për nostalgjikët e atij sistemi. Poezia është Uni dhe jo Ne!

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page