top of page

Esat Braçe modeli i një situate të tillë


Drejtuesi i "Nënë Tereza", Esat Braçe

Esat Braçe modeli i një situate të tillë


Dr Fatmir Terziu


Edhe pse ndodhet në frontin e parë të luftës kundër Covid – 19-të, aktivisti, drejtuesi i shoqatës shqiptare tashmë të mirënjohur, “Nënë Tereza” në Britani të Madhe vazhdon të jetë i gatshëm të dërgojë ndihma në ushqime e mjete të tjera për disa familje në nevojë të komunitetit shqiptar në Londër. Esat Braçe kështu është bërë një nga protagonistët e inisiativës që ai delegoi në mesin e disa shoqatave “Ndihmo edhe Ti”. Me këtë moto ai dhe mjaft të tjerë që ai ka kontakt, po ashtu dhe disa drejtues shoqatash janë bërë palë e një veprimi mjaft human.


Dhe ndjehesh mirë kur lexon në një komunikim të tillë: “Lista për 20 familje u plotësua për të marë ndihmat nesër”. Dhe ai shkruan: “Secili nga Ju, në qoftë se njeh ndonjë familje më dërgoni njoftim. Në privat ju lutem: Emri dhe mbiemri, adresa dhe telefoni.”

Shembulli i Esat Braçes është dhe një inspirim për mjaft komunitete të tjera. Dhe njoftimi nga kjo shoqatë vjen si më poshtë: “Çdo të Martë dhe të Enjte shpërndajmë ushqime falas për të gjithë ato që kanë nevojë. Ju lutemi të gjitha familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike (ushqime) të kontaktojnë stafin e Shoqatës Nene Tereza ne inbox ose mua personalisht ne inbox

Nene Tereza mbeshtete dhe gjendet prane cdo familjeve shqiptare “Nënë Tereza” në Britani të Madhe në këto momente kritike të epidemisë Covid – 19. Deri tani kemi ndihmuar më shumë se 50 familje me ushqime.” Ju lutemi ato që kanë nevojë të dergoni adresat në privat.

1. Emri Mbiemri

2 . Adresa

3. Nr i telefonit

Stafi i “Nënë Tereza” në Britani të Madhe

25 views5 comments

5 comentarios


Qemal Visha:

Keto pune nuk jane per buje medjatike se nuk jemi fushate elektorale dhenuk dua te paragjykoj askend ndoshta jane te verteteta por jo bindse per mua

Ku jane keto shoqata me kontributet e tyre per sensibilizimin e te einjeve qe vine perpun shkoll etjer ku ishin keto per ftkeqesit naturore ne shqiperi si e fundit termeti?

Apo jane vetem per festat e nentorit dhe viti ri!

Kam shum per te thene po le ketu i nderua z Fatmir

Me gusta

Fatmir Terziu: I dashurQemal Visha, natyrisht që ka. Ka madje mjaft, janë disa me probleme letrash, janë disa të pafuqishëm... etj, por per kete le te na japin shpjegime ata qe e bejne kete humanizem dhe me tej e presim prej tyre. Une bej punen time, te publikimit, ate qe me takon, dhe ne qofte se une nuk do te shkruaja, ju nuk do ta dinit.

Me gusta

Qemal Visha: Fatmir Terziu gezohem se eshte merite dhe me behet qefi

Por sinqerish ne ket ven nuk dij qe ka familje ne nevoje per ngrenje ky shtet nuk len njeri te vuaj persa i perket ngrenjes dhe strehimin ato mund te bejne kontribut tjeter

Me gusta

Fatmir Terziu: I dashur miku im Qemal Visha, unë nuk shkoj përtej paragjykimeve, dhe as nuk dua të paragjykoj njeri. Por, një numër drejtuesish të shoqatave shqiptare kanë ngritur një grup “Ndihmo edhe TI” dhe informacinet vijnë nga andej. Këtë e kam si fakt dhe të tjerat nuk kam mundësi t’i ndjek në adresat e atyre që kanë në nevojë. Por të jesh i bindur se po bëhët një punë meritore. Dhe ka disa të moshuar e disa të tjerë në nevojë. Faleminderit shumë.

Me gusta

Qemal Visha: Po i them bravo ne thojza ketij bamirsi

Por me vjen keq Profesor Doktor Fatmir Terziu se ketu nuk ka nevoj kush per ushqime e tjer qe po bekan kaq kontribut keto herojn vullnetar

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page