Era dhe shkumëzimet e detit të trazuar, akuzojnë!


Viron Kona

(Përjetime rreth librit të shkrimtarit Viron Kona “Përbindëshat e Otrantos”)



Shkruar: Fran GJOKA


Sapo ka dalë libri më i ri i shkrimtarit të njohur Viron Kona, i titulluar “Përbindëshat e Otrantos”, një novelë, e cila qysh në kopertinë dhe në titull, të bën kureshtar dhe të nxitë t`ia nisësh menjëherë leximit. Kështu më ndodhi dhe mua. Nisa ta lexojë librin me kureshtje, nga faqja në faqe. E, siç ndodh me një libër të mirë, dëshira të mban të mbërthyer për të mësuar sa më shumë për subjektin, fatin e personazheve, bukuritë dhe befasinë e gjetjeve dhe shprehjeve artistike, i shoqëruar çdo çast me ndjenjat të thella emocionale. Me “Përbindëshat e Otrantos” po më ndodhte si me një ëndërr të keqe, që, edhe doja ta largoja nga vetja, sepse ishte shumë dramatike dhe e dhimbshme, por njëherazi, edhe nuk shkëputesha dot pa mësuar deri në fund sesi do të shkonte më tej fati atyre njerëzve që kishin hipur në atë skaf lundrues për të shkuar në Itali, ku mendonin se do të gjenin parajsën....

Kur lexon një libër artistik, të duket sikur autori e ka gjithnjë mundësinë që t`i shkruaj episodet dhe ngjarjet me fund të pëlqyeshëm, të lumtur, por mendoj se nuk është kështu. Autori, sipas mendimit tim, ecën në rrjedhën e ngjarjeve mbështetur në përfytyrimin e tij artistik dhe nuk mund t`u shmanget dot rrjedhës dhe përfundimit të tyre, pavarësisht sesi është ai, i gëzuar apo i hidhur. Është jeta me realitetet e saj që ia imponojnë shkrimtarit zgjidhjet. Ai, kur përshkruan një lundrim në oqean, nuk mund të shkruaj se gjithçka do të shkojë siç shpreson e dëshiron ai, sepse, oqeani ka “huqet” e tij, edhe dallgë e cuname, edhe erëra dhe stuhi, por edhe defekte të mundshme të anijes apo të mjetit lundrues. Jeta dhe historia na kanë treguar për plotë raste të tilla. Ndërkaq, siç e dimë, është njeriu që bënë, edhe të mirën, edhe të ligën, ndaj shkrimtari, në këtë kontekst, nuk mund të nxjerrë zemërdhembshur një pirat detesh. Piratët e deteve janë piratë me tërë përfytyrimin që ne kemi për ata soj njerëzish. Ata, në tërësinë e tyre pasqyrojnë ligësi, dhunë, vjedhje, shkatërrim, pangopshmëri shtazarake dhe krime të përbindëshme. Kështu, shkrimari nuk mundet të abstragojë nga realitetet dhe personazhet kriminelë, ai nuk mund t`u largohet rrjedhave reale dhe objektive të episodeve apo ngjarjeve, ai “vozit” në ato rrjedha pa e frenuar imagjinatën dhe përfytyrimin artistik, dhe, me talentin e tij i bënë ato çfarë ai shkruan reale dhe të besueshme, por edhe tërheqëse me bukuri artistike, qoft edhe tronditëse, ndërkohë që ai jep njëherazi edhe mesazhe të vlefshme për lexuesin, duke shprehur artistkisht qëndrimin e tij për ngjarjet apo tipat dhe karakteret që përshkruan. Kështu që, edhe unë si lexues, doja apo s`doja, ndiqja përmbajtjen dhe rrjedhën artistike të librit të Z. Kona, ashtu dhe fatin e personazheve të tij, pavarësisht se, nga faqja në faqe më shtonin ankthin, dëshpërimin dhe një gjendje të rëndë shpirtërore dhe emocionale. Duket se edhe shprehja franceze “C`est la vie!”, nuk është vetëm qejf e muzikë, si te kënga franceze, por jeta i ka dhe i përfshin të gjitha, ashtu siç jeta është dhe siç vjen, me të mirat dhe me të ligat e saj, e ku njeriu, më shumë është rob i jetës, sesa lider i saj. Ai udhëheq vetveten, por dallgëve të jetës mund t`i shmanget, ai edhe do të përplaset, edhe do përpiqet t`i përballojë dhe t`i kalojë ato, ndryshe s`mund të jetojë dhe të mbijetojë.

E, pikërisht, drejtuesit e atij skafi klandestin - piratesk, kishin marrë përsipër të çanin Otranton përkudrejt fitimeve të majme, duke u treguar vazhdimisht të pangopur dhe duke i konsideruar udhëtarët e tyre të mjerë si një plaçkë apo mall tregu. Ata ishin dhe janë si ujku që kërkon mjegullën dhe, në Shqipëri, veçanërisht në vitet 1990 – 2000, atë mjegull e kishin me bollëk, ata mund të tregonin fare hapur grykësinë e ujkut dhe të çakallit. Ujqërit janë ujqër, çakejt janë çakej, piratët janë piratë, e kanë të shkruar në ballë dhe në veprimet e tyre mashtrimin dhe zhvatjen, mashtrimi dhe ligësia janë të shkrirë në tërë karakterin e tyre, pavarësisht pamjeve dhe fjalëve që mund të thonë. Siç mund të kuptohet, shkrimtari nuk mund të bëj dot zgjidhje të pëlqyera, që janë larg të vërtetave të dhimshme, aq më tepër kur bëhet fjalë për ikjet në mënyrë klandestine, siç kanë ikur në këto dy-tri dekada shqiptarët, thuajse gjithnjë “nga sytë këmbët”. Jeta e tyre, ikjet e tyre në mënyrë klandestine në shtetet fqinjë, nga malet, nga detet, brenda frigoriferëve, etj., janë bërë dhe bëhen vetëm për të kërkuar një jetë më të qetë, për të mbijetuar apo për të siguruar jetën e fëmijëve dhe të ardhmen e tyre. Realitetet dhe jeta që ne shqiptarët kemi përjetuar, në ka shkuar shpesh herë keq e më keq, jeta ka kaluar përmes dramave dhe tragjedive, ashtu siç ndodhi gjatë vitit 1997, vit, të cilin duam ta harrojmë por nuk e harrojmë dot, sepse, sa herë përmenden krimet dhe armët, ajo atmosferë na shfaqet përpara syve, duam apo nuk duam. Janë realitetet e egra që i detyrojnë shqiptarët të marrin arratinë, ashtu si delet që u vërsulet ujku, iknin ku të mundin duke iu larguar pa dëshirë atdheut të tyre, vendlindjes ku kanë prindërit, historinë, kujtimet, pronat... Ata marrin me vete kujtimet, mallin për të dashurit, historinë e kombit dhe, veçse ikin e ikin papushim. Vektori i tyre është vetëm ikja... Ndërkaq, subjekti dhe rrjedhja e ngjarjeve të librit të Viron Konës, nuk më linte ta ndërprisja dhe të meditoja më shumë, sepse ai më tërhiqte si filli i Ariadnës. Në skafin që ishte mbushur plot e përplotë me klandestinë dhe ishte gati të nisej, kapiteni dhe ndihmësi i tij po bisedonin për vajtjen dhe kthimin me atë skaf në Itali, madje, me nepsin për të fituar sa më shumë, ata po planifikonin të bënin jo një, por dy rrugë vajtje kthim, se edhe fitimi sigurisht që do të ishte shumë herë më i madh. Teksa ata bëjnë llogaritë e fitimeve, lexuesi mëson se në atë skaf kanë hipur shtrënguar njëri pas tjetrit një grup njerëzish, krejt të panjohur me njëri –tjetrin, që ishin grumbulluar aty buzë detit, mes erësirës së thellë, me të vetmin qëllim që të iknin si mërgimtarë në Itali... Atë natë, ata klandestinë u kishin besuar jetën dhe ëndrrat e tyre dy aventurierëve, teksa i shihnin me druajtej dhe gjithë frikë, edhe kapitenin mjekrosh, edhe ndihmësin e tij, një shkurtabiq hundështypur, që komunikonin me zëra të egër e kërcënues, me fjalorin dhe gjuhën e tyre:

- Ka ndonjë nga këta që s’i ka paguar të gjitha paratë?-pyeti kapiteni.

- Të gjithë paguan aq sa u kërkuam, deri në qindarkën e fundit.

- E dëgjove në radio parashikimin e motit? - vijoi ta pyeste kapiteni.

- Jo, nuk e dëgjova, por duket që do të jetë kohë e mirë. Pulëbardhat fluturojnë të qeta, ndërsa delfinët...

- Idiot! - i gërthiti kapiteni i zemëruar, - Ne s’do të shkojmë në Gjolin e Nartës për ngjala, por do të çajmë mespërmes Otranton.

Ndërsa bisedonte me ndihmësin, kapiteni hidhte ca vështrime të ndezura te vajza e fejuar, bukuria e së cilës provokonte lakmi spontane. Fytyra e tij e zgjatur te turinjtë, sytë ngulmues e të lëngëzuar dhe vetullat në ngjyrën e kuqërremtë të karkalecave të detit, e frikësonin vajzën dhe ajo ngjishej më shumë pas të dashurit të saj...

Pas prezantimi me skafistët, me ata që do t`i çonin në Itali kundrejt fitimeve të majme, shkrimtari, përshkruan nisjen e skafit nëpër det, duke çarë dallgët dhe duke përshkruar mjedisin që ata i rrethonte, erësirën, situatën dramatike dhe të pasigurt ku ndodheshin asaj nate ndjellakeqe. Kështu, novela nis dhe zhvillohet në mënyrë intriguese. Lexuesi dridhet nga zemërimi, kur lexon se ata aventurierë, i trajtonin këta njerëz qyqarë, të mjerë dhe të frikësuar, si ata tregtarët që kanë rënë në mall të mirë dhe bëjnë llogari fitimet që do të nxjerrin. Por, edhe para skafistëve piratë shfaqen pengesa dhe kurthe, ata druajnë nga anijet e rojes bregdetare, të cilat i pengojnë dhe nuk i lejojnë të kalojnë Gjirin e Vlorës dhe të futen në Otranto, ku është destinacioni i skafit të tyre lundrues. Me stil të zhdërvjelltë dhe origjinalitet, shkrimtari Kona e “mbërthen” fort lexuesin në dramën që rrëfen dhe, si pasojë lexuesi ndjek me dhembje dhe frikë në zemër fatin e atyre të mjerëve, që, atë natë u ishte mbushur mendja të nisnin një rrugëtim-aventurë drejt Italisë. Siguris