top of page

ENIGMA E MADHE

  • Apr 23, 2021
  • 1 min read

Thani Naqo


Ç’Prill marroz bën në Alaskë!

Bardhësi vrastare;

në shtrat të florinjtë,

trupin e akulluar m’a ndez një kuqalashkë,

hiri i verdhë mbulon thëngjijtë...


I lodhur e mërdhirë;

mbështjellë me lëkurë,

Londoni më shkul veshin e thërret fort:

-Ëndërra me flori pashë edhe unë,

një shekull iku e nuk zgjohem dot!


I grisur qielli;

yjet cifluar,

Kashta e Kumtrit mullar mbi Dauson.

Habitem:

Kaq larg, o Thani, ç’dreqin ke kërkuar?!

Dhe hëna anemike mbi mua mërmëron....

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page