EMRI I QYTETIT NGA E KA ORIGJINËN MITI I ADAMIT



Fatbardha Demi


Gjeja më e rëndësishme e shkencës është se nuk ka rëndësi se me sa shkencëtarë nuk ke mendim të njejtë. Në fundtëfundit fiton idea e drejtë. Shkenca nuk është demokratike, nuk ka të bejë me mendimin e përbashkët dhe as me popullaritetin. Galileu kishte të drejtë edhe pse idetë e tij nuk ishin popullore në kohën e tij.

(Neil Turok, Pr. i Fizikës matematikore në Univ. e Kembrixhit)

Emri i Adamit i bashkon tre besimet kryesore të Euro-Azisë , i shprehur në Bibël (Bible, Genesi 1-5) dhe Kuran (Qur’an), në mitin e krijimit të Njeriut të parë në Tokë, paraardhës i racës njerëzore. Gjuhëtarët seriozë kanë pohuar se origjina e emrit të tij është e paqartë. (1) Fakti që gjuha shqipe, edhe në ditët e sotme e shpjegon emrin biblik, dëshmon se ky mit është krijuar nga shqip-folësit : Adam , ku A ( merret si simbol i njëshit ose në kuptimin«i pari» ) + dam (i ndarë) = (i pari) i ndarë / i krijuar nga Zoti.

Bibla kristiane përfshihin një pjesë të Testamentit të Vjetër , ku jane mbledhur fillimisht, shkrimet e shenjta të Hebrejve (Judejve). Në Fjalorin « Britannica », shkruhet se, duke u njohur me qytertrimin e madh të Babiblonisë së lashtë dhe të Egjiptit, fisi i Judejve huazoi elemente të traditës e rrjedhimisht edhe të miteve të tyre , duke i përfshirë në kulturën dhe sistemin besimtar të tij. (3) Sipas këtyre të dhënave, emri i këtij qyteti (në rast se ka ekzistuar) duhet kërkuar në Babiloni ose në Egjiptin faraonik.

Gjatë studimit mbi origjinën e emrit Dardania (e përfaqësuar sot nga Kosova dhe trevat e lashta që ndodhen në shtetet kufitare) , u ndeshëm me emrin e qytetit të lashtë Damast, i cili, gjithashtu shpreh mitin biblik : Dam (i ndam) + ast (është) = i ndarë është. Sipas Pr.Petro Zhejit , Da ( ku A është e gjatë dhe në formë arkaike ka qënë AA) shpreh sakrificen (ndarjen) e Zotit me të cilën ai krijoi Botën materiale dhe të njëriut të pare. (Gen 1:26). (4) Pra nga ana gjuhësore Damast = Adam, por në kuptimin besimtar, nënkupton: « qytet hyjnor » apo « krijim/ vepër e Zotit». Të njejtin trajtim, gjuhësor e ka emri parahistorik i Durrësit - EPIDAM (lat. Epidamnus gr. Epídamnos) i cili përbëhet prej dy fjaleve shqipe: Epi / Ipe , në dialektin çam + dam , ku e para është emërtim i shqiponjës dhe e dyta, folja e lashte « da » (u nda).

Historiani arbëresh Nikoll Ketta (1747-1803 ) vëren se : « nuk zotëron asnjë shtet tjetër i botës aq shumë monumente të lashta lidhur me emrat, sa Kombi ynë (duke vënë në dukje se) të shkruara në gjuhën greke apo maqedonase, dhe më vonë, duke u shkruar në latinisht nga romakët në kohën e Perandorisë, (emërtimet) pësuan ndryshime... » (5). Kështu ka ndodhur me emrin Epidam (në origjinë - Ipedam), sepse edhe në shekullin e 20-të, në folklorin çam, shqiponja dhe emri Epir emërtoheshin: Ipe dhe Iperi.

Duhet theksuar , na kujton studiuesi Dhimitër Pilika se, në rrethanat e lashtësisë , teksa shkrimi njihej tepër pak , shenjat simbolike përbenin mjetin më të shpejtë për të kumtuar me shtresat e gjera.(6) Në këtë drejtim, Shqiponja ishte simboli më i rëndësishëm, besimtar dhe administrativ, i mbretërve arbër të Lashtësisë.


Monedha e porositur nga Pirro Burri me rastin e fitores në luftë, me simbolin e përfaqësueses së Zotit - Shqiponjën dhe Hermesin pellazg (perëndin hënore Thot të Egjiptit të lashtë ). Në anën tjetër, kupa e shenjtë mbi trekëndëshin kultik, simbol i besimit hënor dodonas . (7)

Sipas mitit të pasqyruar nga Apiani (Illyrike, lib.4-tët), shkruhet se « Epidamni, mbreti i barbarëve (ilirëve) të këtij vendi, ndërtoi, pranë detit, një qytet, dhe e quajti me emrin e tij Epidamn. I biri, i vajzës së Epidamnit, Dyrrahu, ndërtoi pranë qytetit një liman dhe e quajti Dyrrah ». Barleti , duke përmendur betejën e famshme të Gaio Giulio Cesare me Gneo Pompeo Magno zhvilluar në Epidam (Dyrrachium, v.48 p.e.r.), shkruan se : « ... lashtësia nuk nxjerr në dritë ndonjë themelues të sigurt të saj ». (8)

Pavarësisht tregimit mitik, rëndësia e këtyre dy emrave të qytetit - port , Ipedam dhe Dyrrah , që janë format e sakta në gjuhen e themeluesve të tij shqipfolës, krahasuar me ato latine (Epidamnus , Dyrrachium) dhe të greqishtes prifterore (Epídamnos, Durrhákhion), qëndron tek fakti se, studiuesit shqipetar janë të një mendimi , se ka qenë banuar pandërprë , që nga kohët prehistorike deri në ditët e sotme .

«Gjatë punimeve për thellimin e portit të ri - pohon Dr.Mojkom Zeqo (Dy emrat e një qyteti të lashtë, 2019) - draga nxorri një çekan tipi-guri e copëra qeramike parahistorike. Kjo dëshmi jashëtzakonisht e rëndësishme (...), flet për vazhdimësi jete në këto brigje shumë më përpara se të konceptohej e të ngrihej qyteti antik», të cilin e kanë përmendur me emrin Epidamn shumë prej historianëve të parë, si Straboni, Tukididi, Polibi, Diodori i Siqilisë ,Tit Livi. (9) Bazuar në materialin e mbledhur nga gërmimet , duke përfshirë edhe trevat e fshatrave përreth qytetit, si zona e Shijakut (brigjet e lumit Erzen, Hamallaj, Manzë, Kulle) dhe fshatrat e Kavajës (Hajdaraj, Momël, Ballaj,Tilaj, Mlik, Domen, Armath) , arkeologët Hava dhe Sali Hidri (Historia e Durrësit) pohojnë se, « Gjetjet arkeologjike në Durres, dëshmojnë se e gjithë kjo zonë (Gjiri i Durrësit dhe hora e tij pa kufij) , ka qenë e banuar nga popullsi autoktone pellazgo-ilire me kulturë material të njejtë , nga periudha Neoliti të vonë deri në fillim të periudhës së Hekurit (3000-1200 p.e.r.) Këto dëshmi tregojnë se qyteti Epidam (Ipedam) paraqet zhvillimin historik të jetesës mijëvjeçare të banorëve të kësaj treve, sipas objekteve arkeologjike , të cilët, në shekujt VII –VI p.e.r., e kishin akropolin mbi kodër, si qëndër kultike me tempuj kushtuar perëndive dhe me varre të lashta të elitës së tyre ». (10)

EPIDAM , emri që lidhet me ZOTIN


Sipas Fjalorit « Perseus » , disa studiues pohojnë se, duke u nisur nga kuptimi negativ i fjalës Epidamnus, si një ogur fatkeq, për ta ndryshuar , shkruesit Latin e emertuan qytetin Dyrrhachium. (11) Sot pranohet mendimi se emri Epidam « nga ana gjuhësore është i panjohur ».

Studiuesi arbëresh Xhuzepe Katapano (Thoti fliste shqip, 2007), sqaron se : « Emri në parim , ishte një formulë strukturore , pasi shprehte jo vetëm natyrën e brendëshme , por dhe rolin (e objektit) të cilit i ngjitej (...) Fjala «emëroj» : fjalë për fjalë do të thotë , prej ëmës (nënës ) rroj, ekzistoj, duke saktësuar prejardhjen e qenjes në varësi dhe të disa kushteve për të ekzistuar. Gjurmët e këtij kriteri tepër të lashtë, të vendosjes së emrit i rigjejmë më vonë në mbiemrin, i cili për të dalluar më mirë personin i shtohej këtij duke marrë shkas nga tiparet fizike apo morale » (12) Vendi kryesues që ka zenë shqiponja në parahistori, kanë qenë fillimisht veçoritë e saj fizike, për të cilat në popull njihet si «mbretëreshë e shpendëve ».

Me krijimin e miteve dhe teollogjisë Pellazge, që u bë burimi kryesor për besimet e mëvonshme, shqiponja përfaqësoi Krijuesin me dy em