top of page

EMRAT...SHQIPTARE.


Dikur emrat e fëmijëve vendoseshin nga ‘’Nunët’’ të paktën në shoqërinë që njihja unë. Personi në fjalë ishte ai që kishte kurorëzuar çiftin de këta ishin të dsetyruar që fëmijët t’i pagëzonta ai që u kishte kurorëzuar madje ky mishte dhe të drejtën e padiskutueshëm për emrat që do t’u jipte fëmijëve. Shumë herë u jipte fëmijëve emra të çuditëshme dhe të panjohura sipas shijes dhe njohjeve të kumbaros-ose nunos. Kjo ngjiste zakonisht në familjet e krishterë= tek myslimanët më duket se veprohej ndryshe por unë nuk e di se si-thoshin se bënin njëfarë llotarie duke shkrojtur dhjetraemra në letra të vogla dhe letra që do të tërhiqte gjyshja do të shfaqej dhe emri i fëmijës. Thamë se nuk e njihja praktikën e pagëzimit mysliman. Sidoqoftë tek ne emrin e fëmijës e mbante të fshehur nunoja deri ditën që do të bëhej pagëzimi në kishë. Një tjetër zakon ishte që kurrë nuk i vinin emrin e gjyshit ndonjë fëmijë përderisa gjyshi ishte akoma gjallë.Emrin e gjyshit e vinin kur ky të kishte vdekur po edhe kjo ishte në dorë ose kopetencë të Nunoit i cili zakonisht pagëzonte të gjithë fëmijët e një familjeje dhe ishte ngahera njeriu i afërt de i respektuar. Madje këtë të drejtë trrashëgohej brez pas brezit... Veçse njerëzit nga padija nuk njihnin se shumica e emrave të zakonëshme të krishtera kishin prejardhje çifute (izraelite) ashtu si nuk njihnin shumë gjëra. Kam takuar njerëz ‘’me shkollë’’ që kur u kam thënë se emrat e zakonëshëm të krishtera si Jani (John) Anna e shumë të tjera janë trrashëguar tek të krishterët nga izraelishtja (jehudishta),më kanë kundërshtuar me rreptësi, ashtu si nuk dinin myslimanët se emrat që përdornin dhe u a vinin fëmijëve të tyre rridhnin nga arabishja, persishtja dhe, pse jo, nga turqishtja. Sigurisht që kjo trrashëgimi ndikoi shumë dhe në muzikën dhe zakonet e vendeve të Ballkanit. U bë një përpjekje që të imponohen si të prejardhur nga greqishtja- (Jo muzika sigurisht) Nuk ka dyshim se se ka shumë mbeturina nga Greqia e Lashtë dhe Roma e lashtë, por muzika e vendeve të Ballkanit kanë ndikim nga pushtimi shumë shekullor të Turqisë të këtyre vendeve.Nga ana tjetër në Shqipëri rrallë do të gjeje një emër me rrënjë arbërore se njerëzit preferonin të kishin lidhje me besimin fetar përkatës të gjithsecilit që sigursht kishte ardhur nga jashtë,nga të huajt. Dihet se besimet fetare në Shqipëri u ndikuan dhe u imponuan nga pushtues ë ndryshëm gjatë shekujve.

Gjatë viteve të diktaturës komuniste,përveç masave të tejra regresive, u morën masa dhe për të shqipëruar emrat e shqiptarëve- gjë, që e pohoj, mua më pëlqeu. U ndaluan me ligj pra emrat me prejardhje të dukëshme të huaja dhe fetare, madje u formulua dhe një listë me emat që lejoheshin dhe kjo listë praqitej në gjëndjen civile kur dikush donte të emëronte fëmijën. (Dihet se pagëzimet fetare të krishtera apo myslimane ishin ndaluar, si ishte ndaluar dhe syneti) Kështu brënda pak viteve emrat shqiptare lulëzuan: Arben, Shqipe, Valbona, Lindita, Mimoza,Drita,Pranvera e shumë e shumë të tjera që u bënë të dashura për shqiptarët. Ajo që m’u duk e pabesueshme ishte se kjo praktikë u përqafua me fanatizëm në Kosovë, pa i detyruar askush. Kësisoj kemi emrat e çuditëshme(që nuk praktikoheshin në Shqipëri ) Vlora, Berati, Tirana, Tomorri, Saranda, Shkëlzeni e shumë shumë të tilla që më kishte bërë të habitem aso kohe. Nga ana tjetër martesat bëheshin pa asnjë pengesë fetare dhe kjo ishte tepër pozitive. (Martesa të tilla më duket se bëhen edhe tani gjë që tashmë ka lëshuar rrënjë të thella në ndërgjegjen e shqiptarit...)

Por...ç’bëhet tani? Sinqerisht nuk mund t’i kuptoj shqiptarët e sotëm. Në fakt nuk u janë kthyer masivisht emrave fetare të trrashëguar nga e kaluara para diktaturës si do të besonte ndokush- jo se mungojnë por të paktën në këtë drejtim nuk janë këmbëngulës...por mos kujtoni se përdorin emra shqiptare! Jo, zoti na ruajt! Mbetem shumë herë gojëhapët kur dëgjoj emrat që u vënë fëmijëve të ashtuquajturët VIPa dhe ...moderatorët. Para disa ditësh një paraqitëse e televizionit lindi një vajzë dhe menjëherë e pyetën se ç’emër do t’i vërë vajzës...Është për të qeshur ose për të qarë kur dëgjon marrëzira të tilla nga njerëz që në një farë mënyrë ndikojnë në popull! Ja si u përgjegj ‘’moderatorja e njohur: ‘’ Vajza ime është JETA ime.Do t’i vë emrin...ZOI! Dometënë kjo-ndoshta pa e ditur- përkteu emrin shqip JETA në greqisht ZOI!Jo se kam diçka me emrat greke, jo zoti na ruajt! Këtë shëmbull e sjell për marrëzinë dhe i njorancën e atyre që gjoja formojnë opinionin publik...Dhe kjo nuk është e vetme. Dëgjon emra Dia,Lia, Mia Rija,Tresi, Stresi,Lesi.. e shumë të tilla marrëzira shqiptare. NJë këngëtare shqiptare që është bërë e famëshme në botë, nuk e pengoi aspak emri shqip që ta DUAN në gjithë botën : Fjala është për të mrekullueshmen DUA LIPA!

Vitet e fundit ndjek me dhimbje kjo marrëzi me emra të huaja të pakuptimta, thua se ato shqiptare do t’u prrishë të ardhmen fëmijëve. Nuk mjafton se vrapojnë prapa priftit dhe hoxhës dhe dëgjojnë predikimet e tyre, kanë braktisur dhe emrat shqiptare si kanë braktisur traditën dhe çdo gjë arbërore...E di se shumë lexues- nëse dikush do të më lexojë, do të më konsiderojnë mbeturinë nga e kaluara, por a e dinë këta se çfarë do t’u sjellë e ardhmja? Mos kujtojnë se me marrëzitë e tyre po ndërtojnë të ardhmen me emrat e çuditëshme që u vënë fëmijëve të tyre?!!

KRISTO ZHARKALLI. Athinë 23 tetor 2022.

39 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page