Emocione komunitare për Lavdrim Krashin




Emocione komunitare për Lavdrim Krashin


Nuk kishte si të ishte ndryshe. Deputeti i sapozgjedhur i Parlamentit të Shqipërisë, Lavdrim Krashi, nuk mund të ikte pa marë „bekimin“ e fundit të komunitetit shqiptar, me të cilin ndau gëzimet dhe problemet e përbashkëta në dhjetra e dhjetra vite të tëra angazhimesh dhe përkushtimesh komuntare, intelektuale dhe të pozicionit të tij institucional në departementet e strehimit të bashkive të Londrës. I gjendur gjithnjë aktiv si nga ana komunitare, ashtu dhe si drejtues i socialistëve në emigrim në MB, Krashi tashmë është në udhën e tij pas, të kthimit në Atdhe me angazhimin e ri.

Krashi nuk do të synoj më të bëj ngjitje shkallësh karriere në MB, por në aspektin ligj-miratues të Shqipërisë ai do të jetë në krye të angazhimeve më të mëdha, pasi tashmë është tërësisht i kompletuar. Ai ka "shkollën e Dibrës", që e rriti dhe e edukoi në fëmijërinë e tij, ka staturën disiplinore të skënderbagasit dhe "shkollën e kualifikimeve dhe eksperiancave britanike", që e bëjnë atë kështu një deputet ndryshe e me zell e angazhim të ri.

Lavdrim Krashi u përshëndet në një mbrëmje festive me qindra anëtarë të komunitetit dhe u përlot duke parë duartrokitjet dhe urimet e tyre. Dhe nga koha kur Lavdrim Krashi, ishte pjesë e grupit themelues të socialistëve shqiptarëve në fillim të viteve 90 në Shqipëri, ndoshta kanë kaluar vite, por emocionet janë të njëjta.

Me origjinë nga Dibra, i diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë në Tiranë, Lavdrim Krashi, ka qenë një nga 6 themeluesit e parë të Forumit të Rinisë Eurosocialiste Shqiptare: së bashku me Haki Morinën, Pandeli Majkon, Ilir Zelën, Flamur Metallarin dhe Arjan Kokoshin. Kjo ka qenë dhe bërthama e parë që më pas u zgjerua me Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Ndre Legisin, Luan Ramën etj. Në fushatën e vitit 1992, Krashi së bashku me Monika Kryemadhin dhe një grup tjetër të FRESSH u angazhuan në rrethin e Dibrës, për të arritur që të nisnin një dialog të ri me qytetarët e zemëruar më PPSH-në. Pas një angazhimi politik në FRESSH, Krashi largohet në Britaninë e Madhe, ku ka krijuar jetën e tij, por gjithsesi ka ngritur një aktivizëm të organizatave shqiptare atje për mësimin shqip, lobimin apo lidhjen me Shqipërinë.

Edhe pse i punësuar në Londër, Krashi ka disa vite që merr pjesë në debatin publik në vend natyrisht për çështje që i takojnë aktivizmit, por edhe zhvillimve në Britaninë e Madhe.Nga vitin 2015, ka qenë aktiv edhe me shkrimet e tij publistike që janë botuar në gazetën online dhe revistën tonë në print, si për rastin e zgjedhjes së kreut të parë të bashkisë së Lodrës me origjinë emigrante, Sadik Khan, ku natyrisht shqiptarët kanë kontributin e tyre të rëndësishëm, por edhe në zhvillimet më mëpastajme. Me rastin e humbjes së laburistëve britanikë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Krashi shkroi një analizë që u botua në median tonë, e cila u pasua dhe nga disa media të tjera, ku shtronte idenë që Partia Laburiste duhet të shkonte drejt qendrës dhe përkrahu fitoren e Sir Keir Starmer.

Gjatë gjithë këtyre viteve, Krashi ka ndikuar në shumë lidhje që qarqet akademike, sipërmarrëse, por edhe politike të Britanisë së Madhe të zhvillojnë me Shqipërinë, që është konkluduar në marrëdhënie dhe projekte të rëndësishme. Ai ishte dhe i pari i zgjedhur në kryesinë britanike të Paqes Globale, por dhe një nga aktivistët e zjarrtë e angazhues të censusit komunitar britanik. Krashi ka qenë dhe drejtues Bordi në disa organizata komunitare. Tashmë është Atdheu që pret të ndjej dhe dëgjoj ritmin dhe angazhimin e tij meritor.



63 views0 comments

Shkrimet e fundit