top of page

EMIGRANTI HAKANI KOÇIRAJ QË THUR POEZI BASHKËKOHORE DHE FABULA TË MREKULLUESHME


Hiqmet Mehmetaj

Kot nuk thonë : " Nga ferra e vogël del lepuri i madh ." Këtë shkrim s'doja ta nisja kështu, por në krijimtari shumë poetë, apo shkrimtarê të shquar kanë dalë nga provincat . Edhe emigranti provincial, Hakani Koçiraj ka sjellë poezi shpirti, ku brumin e gatuan dhe e mbrujt në magjen e vetë.Ai origjinalitet më mbush me frymë. Thjeshtësia, jeta fëmijënore, rinia e tij , shpalosin vlera ku ke ç' mëson. 1) Vëllimi i tij poetik me titullin kuptimplotë : "Shtegtar i qiejve të mi", meriton një vëmendje, një "pushtet " për lexuesin .Një titull metaforik. Në diellin e tij poetik rrezaton në kohë dhe hapësirë fëmijëria , rinia dhe moshëria të cilat zënë vend kryesor. Ai thur vargje për ambientin që e rrethon; për ato që ka prekur dhe ka ndjerë. Lirikat e tij ,si ato shoqërore ,familjare,patriotike,peizazhi ,apo edhe ato dashurore ,janë kostumi i poezisë së tij. Dua të theksoj se nuk ka poetë në botë që të mos i thur vargje perëndeshës ,më hyjnores në botë, NËNËS ,ndryshe s'do të quhej poet Ai bisedon me nënën e ikur nga kjo botë : " Më mori në telefon nëna, e ikur prej kohësh në amshim, Thash me vete:"Kjo që s'di nga telefonat, si e gjeti paditur telefonin tim " ?!" E pra, ky është poeti që shkruan për të afermit, bashkëfshatarët, për rrugicat e krojet që e fisnikërojnë më shumë fisnikun . Unë s'jam ekspert ,veç një dashamirës i poezisë, por nje gjë e them me plot gojën se Hakani Kociraj është një poet origjinal .Lexojeni dhe do të më besoni ! 2) FABULAT ,EPIGRAMAT Meritojnë një analizë të veçantë. Ai s'është,Ezopi, Fedri , as La Fonteni ( do të ishte lapsus i pafalshëm për mua) Ai është Hakani Koçiraj ,provinciali nga fshati Kropisht i Vlorës ku muza e tij, ndoshta vjen nga geni i tij ,por unë i mëshoj faktit se ai ka pirë ujë në burimet e lagjeve të fshatit të tij "JANAJ ", ZHARRO" dhe "BELIK" ( uji i bekuar ). Pra ai ka pirë ujë në këto tri burime ,atje ku piu ishbashkëfshatari i tij, Personaliteti i Madh, gjuhëtari dhe Akademiku SHABAN DEMIRAJ Të uroj mbarësi në udhën e bukur të poezisë, i dashur HAKANI !

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page