top of page

Emi Krosi: Romani “Tmerri” i shkrimtarit Arben Kondi



 

Në botën e madhe të vitualitetit, libri dhe leximi janë tabu. Kohën ndërrohen. Shekujt, lëvizin sipas ciklikës së tyre planetare, të moshimit të kohës. Në shekujt e hershëm, librat ishin aq të çmuar, dhe aq të paktë saqë, ata që lexonin quheshin njerëz të ditur, profetë, mjeshtra, mësues dishepull etj., etiketime të tilla, të leximtarëve dhe të diturve. Kohët ndryshuan. Pas shkrimit me pllaka balte dhe heroglife, (ato libra të pakët që shpëtuan nga zjarrvënia në bibliotekën e Babilonisë), janë dëshmi e shkrimit të gjuhëve të vjetra dhe ndërtimit të botës ashtu siç përshkruhet edhe në librat e shenjtë. Pas Gontebergut, libri u shtua dhe u bë i lexueshëm dhe u shpërnda për mijëra dhe miliona njerëz, deri në fundshekullin 21. Teknologjia e ka “dënuar” librin me vdekje, dhe pse libri, po dixhitalizohet, në shumë mënyra për të shkruar tek lexuesi, por përsëri ai është zhvlerësuar mjaft. Leximi tashmë është privilegj. Por sa dhe si, dhe çfarë, varet nga dëshira e çdo lexuesi.

Romani “Tmerri” (Kondi: 2012) i shkrimtarit, historinit dhe eseestit Arben Kondi, si pjesë e kolanës, së shkrimeve të librave të historisë tonë kombëtare, por sidomos dy pjesëve më të masakruara si Kosova (tashmë e lirë pasi u derdh shumë gjak dhe më shumë se një shekull persekutim dhe shtypje raciste), por Çamëria akoma ka mbetur jashtë, duke kulluar akoma gjak, nga masakrat në messhekullin e kaluar, të padënuara akoma nga Europa. Disa poetë dhe shkrimtarë e trajtojnë letrarisht Çamërinë si temë dhe lëndë letraro-estetike. Jo më kot thotë Edmund Burke: ata që nuk e njohin historinë janë të dënuar ta përsërisin atë, shprehje kjo që vjen nga  historiografia jonë. Romani përmes personazheve: Zllatko Iviç, Natalia, Ivi, Zhaklina, Milutini, Zvjetllana, Liria, Valdeta, ka tharm të romaneve “horror”, por jo atij klasik. Një roman i sendërtuar përmes përshkrimeve të vrasjeve, dhunës, mizorisë dhe makabritetit brutal të vrasjeve së shqiptarëve. Zllatko Iviç, një serb i shkolluar për histori dhe trashëgimi kulturore ballkanase, njihet dhe martohet me francezen Natali në Bruksel dhe vendosen në Nish. Ata kanë një djalë trevejçar Ivi. Këtu fillon edhe romani. Me bombardimet në Nish, në pranverën e 1999, me 24 Mars. NATO dhe aletët fillojnë bombardimet mbi ish-Jugosllavinë: lufta ballkanike shtroi gjithashtu shqetësime për rendin botëror. Shkaku kryesor i konfliktit ishte shkatërrimi i Jugosllavisë shumëkombëshe federata si rezultat i rritjes së një intolerant dhe përjashtues nacionalizmi midis kombeve përbërëse të tij (Kaldor: 1999: 5), duke shkatërruar bazat ushtarake ndaj Serbisë, për arsye të terrorit dhe spastrimit etnik të Kosovës. Zllatko, me urrejtjen nacionaliste dhe etnike ndaj shqiptarëve, vishet ushtarak dhe shkon në luftë në Kosovë. Në fillim në Prishtinë, pastaj në Gjakovë, ku është edhe autor i spastrimeve etnike, vrasjeve masive dhe përdhunimeve. Gruaja e tij, duke parë tmerrin dhe urrejtjen raciste të burrit të saj Zllatko, (ajo përpiqet ta ndalojë nga lufta), por kur zbulon se ai është përdhunues, largohet mes turmës së shqiptarëve të dëbuar drejt Shqipërisë, me djalin e saj trevjeçar, ku në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, përdhunohet dhe përçudnohet (duke i qethur kokën).

Tmerri duhet lexuar në këtë mënyrë:

 

LEXIMI I PARË


Arben Kondi

Historitë dhe luftrat etnike ballkanike, rroken përmes rrëfimit të sinqertë prej një të huaje (Natalisë), në vetën e tretë. Një rrëfim për ngërthen gjithë dramën ballkanase, ndoshta shekullore (përmes Manastirit të Graçanicës etj., përfshirë dhe Zvjetllanën një kroate dhe komshie e Ntalisë,  që ka përjetuar dhe ajo urrejtjen etnike në atdheun e vet), duke na rikujtuar se urrejtjet etnike, nacionaliste dhe luftrat ballkanike kanë shenjuar nëpër shekuj kohëra të reja dhe të vjetra të përgjakshme, me tmerre, që nga periudha parabiblike, përmes skllavërimesh deri në mijëvjeçarin  e fundit. Që nga fillimi i krijimit të federatës Jugosllave: jugosllavët formojnë një komb të vetëm, njëlloj sipas identitetit të tyre gjuhësor (Tanner :1997:48), konflikte ndëretnike ka qenë shumë të shpeshta. Ndërkohë, kur kolapsi i Jugosllavisë, i promovuar nga nacionalizmat primitivë që dukej se ishte shumë i rrënjosur në histori të vërteta, u dha shkas për një seri luftërash lokale, që e zhytën të gjithë rajonin në një spirale në rënie dhe e la komunitetin ndërkombëtar të hutuar, për të kuptuar gjithë atë përmbysje dhe kaos brenda Federatës.

 

LEXIMI I DYTË

 

Rrëfimi përmes këndvështrimit të një të huaje, (një shmangie nga subjektiviteti autorial), përmes forcës ushtarake dhe politike të kohës, me emar të politikanëve të kohës si: Klinton, Shirak, Jelcin, Rugova, Millosheviçi, por dhe Aleanca Politike dhe Ushtarake më e madhe në botë NATO: “- filloj... - tha. - NATO po na bombardon. Jugollavia e shkatërrua Natali! E bashkë me të dhe Serbia”. Urrejtja kundër NATOS, e bën Zllatkon të zhytet thellë në krime, vrasje dhe spastrimin etnik në Kosovë, sidomos në planifikimin e masakrës së Mejës [si fiksion]. (Masakra e Mejës ishte vrasja masive e 377 civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e Ushtrisë serbe, kryer më 27 prill 1999 në fshatin Meja, afër qytetit të Gjakovës, gjatë Luftës së Kosovës. Burrat u nxorën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë dhe familjet e tyre u urdhëruan që të vazhdojnë udhën për në Shqipëri. Burrat dhe djemtë u ndanë nga kolona, pastaj u ekzekutuan pranë rrugës. Masakra konsiderohet si më e madhja gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 (Jones: 2006), ku vetëm një pjesë e kufomave janë gjetur, pjesa tjetër janë vënë në kamionë dhe janë transportuar në Serbi ku janë varrosur në varreza masive ose janë djegur për të zhdukur gjurmët. Autori na paraqet këto përqasje:

-       përqasje ndërkulturore, etnike/fetare, mes Lindjes/Perëndimit; (Natalia si përfaqësuese e

fesë kristiane/franceze [Franca ka qenë shteti i parë që ka nënshkruar kartën e të Drejtave Njerëzore] dhe konflikti mes feve dhe etnive, por dhe dominimi sllav ne Ballkan [ortodoksia vs islamizmit]),

-       përqasja historiko-gjeografike (Ballkani/Lindja/Perëndimi),

-       shkatërrimi i të kundërtave përmes përqasjes së marrëdhënieve etnike në Ballkan dhe

bashkëjetesa fetare, sidomos mes shqiptarëve,

-       përqasja mes elementeve biblike dhe elementeve mitologjike (Nata e Shën Bartelomeut

dhe përshkrimi i bukurisë së alpeve dhe Zanat në mitologjinë shqiptare); “e kupton se çfarë po ndodh Natali?! - pyet duke parë në sy. - Po përsëritet Nata e Shën Bartolomeut. Të krishterët janë marrosur. Për hir të shqiptarëve mysliman, po vrasin njëri- tjetrin. Vinte era racizëm! Shqiptarët s' kanë më vend aty. Do t' i shkulim me rrënjë e me degë. Kosova, ka qenë, është e do të mbetet Serbi!”

 

LEXIMI I TRETË

 

Romani ka elemente të letërsisë horror dhe të tmerrit. Një horror jo klasik (e zbutur) përmes përshkrimeve që autori vë në gojën e rrëfimtares asnjanëse Natalisë. Ajo tmerrohet nga masakrat e shumta, përdhunimet, vrasjet, djegjet, shkatërrimet, dëbimet masive, genocidi, spastrimet etnike, pamjet horror, trupa të zhdukur, kufoma të dekompozuara, ndaj romani ka elemte të romaneve horror. Por, edhe elemente të përshkrimit të natyrës: “…era që shtynte hënën butësisht majëlisa të gjatë…”. Një rrëfim që ndërtohet brenda shtatëdhjetë e dy ditëve (72), përmes:

a)    rrëfimit të ëndrrës/zhgjëndrrës,

b)    rrëfimit mes tmerrit/ ankthit,

c)     rrëfimit mes frikës/ urrejtjes,

d)    rrëfimit mes racizmit/barbarisë, ku; Kosova u bë një kazan i padrejtësisë dhe zemërimit,

 një shembull i gjallë i nacionalizmit të frustruar në një kontekst të diversitetit ndërkulturor që qëndron në bazë të gjithë dilemës rajonale ballkanike ( Malcolm :1998:224). Rrëfimi përshkallëzohet deri në përdhunimin e Zllatkos ndaj një vajze (paralajmërimi i ëndrrës), duke na parathënë fatin [si ndjellakeqe].

 

LEXIMI I KATËRT

 

Ky leximi do të shihet në kontekstin e mënyrës së ndërtimit romanor dhe atij gjuhësor. Rrëfimi në vetën e tretë, dhe përshkrimi i heroinës Natalisë, duke ndjekur të shoqin tashmë oficer në Kosovë, në Prishtinë, bota e saj e “lumturisë” brenda familjes së vogël gjakpërzier, fillon të tronditet. Drama familjare po merrte trajta të pakapërcyeshme. Hendeku me çiftit Natali-Zllatko por thellohej. Natalia, shikon përditë me sy krimet ndaj kosovarëve, kryesisht hapur në mes të ditës, që mbulohej nga propaganda si terroristë, (vrasja e fëmijëve, femrave dhe të moshuarve). Lufta dhe Hakmarrja. Lufta dhe krimet. Lufta dhe Ballkani. Genocidi dhe NATO, që nuk mund të “mbyllte sytë” para spastrimit etnik dhe asaj “çfarë por ziente” dhe digjej brenda vetë krahinës së trazuar, duke mos toleruar shtypjen e dhunshme të kosovarëve (Erlanger: 1998: 235). Kështu që Natalia e tmerruar, përmes monologjeve [ajo sheh dhe vëzhgon] me tone ngjethëse barbarinë dhe urrejtjen e ushtarakëve dhe paramilitarëve serbë ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare. Temrri dhe horrori parakalojnë:

-       duke ekspozuar dhunën e armiqve ndaj popullatës së pambrojtur,

-       përdhunimi dhe dhuna ndaj femrave dhe vrasja e burrave shqiptarë,

-       shfaqja e shtëpive të zbrazura dhe të djegura dhe varret masive,

-        shpërfytyrimi dhe gjymtimi i kufomave (denigrimi i qenieve njerëzore pas vdekjes), duke

shkelur çdo kod mortor që respektohet nga çdo gjallesë në tokë,

-       zbulimi i genocidit dhe spastrimit etnik,

-       fati i individit në kohë luftërash dhe kofliktesh etnike (që bota prodhon si: konflikti mes

Palestinës/Izraelit, apo Rusi/Ukrainë etj.)

-        shfytyrimi i njeriut përmes akteve makrabre të vrasjeve dhe përdhunimit (imazhi i

Zllatkos). Dehumanizmi njerëzor në emër të urrejtjes së verbër etnike, që ndëshkohet përmes sulmeve ajrore të NATO-s që u përshkruan si “kufizimi pa kompromis”në  Kosovë, dhe komandantët tushtrakë udhëzoheshin që me çdo kusht të shmangnin viktimat (Clark: 1999:248). Natalia e zhgënjyer deri në dhembje “arratiset” mes turmës së shqiptarëve drejt Shqipërisë. Ajo jeton ferrin dhe përjeton tmerrin. Një gjuhë që të ngjeth. Një rrëfim, që krahas intensitetit dramatik të ngjarjeve, “pregatit” arratisjen. Ajo ka frikë por edhe e tmerruar nga frika dhe e panjohura, duke skicuar çdo skenë dhune, në udhëtimin golgotian, me kolonën e shqiptarëve. Sjellja dhe mizëria e paramilitarëve, ushtarëve dhe policëve serbë e zvetënojnë dhe shëmtojnë figurën e të shoqit (ajo e urren atë):  “patëm hyrë në radhët e parë të ferrit. Pati filluar tmerri[...] po i përzinin prej shtëpive të tyre. Po i shpërngulnin me forcë prej vatrave amtare. Po ripërsëritej historia. Toplica. Genocidi. Spastrimi etnik. Ngrita sytë lart. Në heshtje i lutesha Zotit”. Ajo habitet pas tmerrit që përjetohej edhe nga përndjekja e të shoqit. Ajo habitet nga “gjesti njerëzor” apo përshpirtshmëria e Milutini, që e shikon por nuk e kallzon tek Zllatko. Sado urrejtje ka brenda njeriu, e ka një dritëz të vogël dashurie, shperse, dashamirësie dhe njerëzorie, që ndriçon zemrën e tij, dhe në ferr apo përtej ferrit, duke mposhtë të keqen dhe errësirën brenda shpirti njerëzor. Milutini e la të shkonte drejt vendit të shqiponjave. Por libri ka edhe një konfiguracion gjuhësor-stilistikor, përmes fjalëformimeve: 

fjalëformimet: përgjaket,  njëmijë, nëntëqind, nëntëdhjetë, turravrap, përpëlitje, kryekëput, drejtpërdëdrejti, shumëçka, vetveten, stërgjyshërve, katragjyshërve, papara, nënshkruar, marrëveshje, bashkëshortore, përhumbur, pakrehur, stërmadhe, përbaltur, njëqind, shtatëdhjetë, paramilitarët, frymëmarrja, dritëhije, fatmadhërisht, mirëmëngjes, sypërdhe, udhëkryq, kundërpërgjigje, përgjumur, menjëherë, katërcipërisht, mirëkuptim, toksikodipedente, kokëfortësi, ripyeti, dalëngadalë, ecejakej, donkishotizëm, megjithatë, përmes, përsëdyti, fundshekulli, megjithëse, atëherë, tatëpjetë, nëpërmjet, pesëmbëdhjetë, përngjanin, qiellgërvishtëset, shumëkatëshe, dymbëdhjetë, kryeqendrat, ndërkohë, shpërfytyruar, prejhistorikë, përçudnuar, dykatësh, përzënë, buzëqeshje, supermen, spaidermen, borëbardha, parafundit, përfkakjes, ripyeti, pasdite, përflakjes, këputur, përngjante, nënqeshi, tridhjetë, gjashtëdhjetat, nënqesha, kërkund, përgojoj, kobzezë, përgjatë, domosdoshme, përgjysmuar, zëdhënësit, ritrasmentuar, riul, bëkan, ndërprerë, megjithatë, shumëçka, syhabitur, nënoficeti, shtatlartë, shamibardhat, pambuluara, kartëmonedhash, trembëdhjetë, katërmbëdhjetë, mbijetoni, kapërdija, përkrahu, asnjëherë, dyfish, shpërndahej, buzëpërgjakur, mjekërzive, përdhe, përgjaku, kryekrimineli, duartrokisja, shtatzënësia, përgjigje, shterrethim, udhëkryqe, mijëvjeçari, sidoqoftë, korbzinj, kobzi, pranësonte, përplaseshin, marramendshëm, përgjatë, në përkëmbet, majlisave, cepudhë, hallemadhe, rrethqarkoj, palarë, pasnesër, kundërshtuese, zëdhënësi, paanë, peshëpupël, parakaluar, njëmbëdhjetë, fatzinjtë, trupmadh, flokëgjatë, pesëvjeçe, mesoburrë, syshqyer, përngjante, mirëmbajtur, mirëmëngjes,  pandjerë, famëkeqe, drejtkëndësh, kundërvihej, vetëshërbehet, rinxorën, rihodhën, paraditja, rrëzëllyen, përskuqur, bashkëshortëve, vetëdije, buzagazi, porsaardhuri, serbomadh, gjësendi, kurrësesi, përgjatë, ribëri, përveshur, përgjysmuar, dykatëshe, bisnesmenëve, përjargia, ndërhyja, hakmarrje, domethënëse, shpërfytyrim, sylyrë, qiellzënë, fundshekulli, jashtëzakonshme, përhimta, ujëvarat, shtojzavallesh, mirëmbajtur, buzëgaz, mirëseardhët, këndvështrim, ndërhyra, stërmadhe, përmblodh, sivëllezërit, kryelajm, bashkëkombas, sheshpushimi, pikëpyetje, dhjetëditëshi, përflakje, marramendëse, pikëpyetje, arkëmortër, jashtëzakonisht, shumëçka, majëprehtë, breglumi, majëkthyer, njëmijëshe, pesëqindësh, mjekërdridhur, ballëpërballë, jadhtëzakonshme, famëkeq, hallemadhes, autokombanjë, mesditë, mirënjohje, ringrita, ujëmbledhës, vendqëndrim, pagjumësia, kryeparamilitari; 

fjalë të veçanta: hapllova /shuplakonte /hallacepsur /karfosur/ gërthël/ hamolloqesha/ promatirash/ muçibretesh;

fjalët më me shumë ngarkesë emocionale: tmerri/ genocid/ bombardime /urrejtje/ racizëm/ dhunë /paramilitarë/ mjekërzinjtë /therur /dhunuar /llahtari /bisha/nënoficeri/ avionë /ankth/ përçudnim /vampir /xhelat/ revolver /vdekje /gjak/shteterrethim / ushtri/ polici /krim /kob/ korbat/ sojsëzë/ lajme/ masakra /monstruoz /mënxyrë/ terrorizëm/ kufoma / kryepolici /kryekrimineli.

Sëfundmi: një libër me emër “Tmerri” për atë që kanë ndodhur nëpërmjet rrëfimit të kryepersonazhit, ama nuk është vërtetë tmerr apo horror shtrigash. Janë ngjarje rrënqethëse, por të treguara me “butësi”, do të shërbenin si një skenar filmi, ashtu si tek filmi  “Pianisti “ i Roman Polanskit , ku identifikohet  fati tragjik i individit në kohë luftrash dhe konfliktesh etnike dhe fetare. Uroj që ky libër të bëhet një film, për të na rikujtuar hitorinë, duke i dhënë zëshmëri, asaj që ne ballkanasit akoma e rishkruajmë mbi “urrejtjen etnike”, por arti dhe kulturat bashkojnë kombet, dhe tejkalojnë konfliktet përmes letërsisë. 

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Erlanger, Steven. (1998):  “Albright Tours Europe to Whip Up Resolve to Punish Yugoslavians,” The New York Times, March 9, 1998.

2.      General Wesley K. Clark. (1999): “When Force is Necessary: NATO’s Military Response to the Kosovo Crisis,” NATO Review, Summer 1999.

3.      Jones, Adam. (2006): Genocide: A Comprehensive Introduction. Routledge. 

4.      Kaldor, Mary. (1999): New and Old Wars: Organized Violence in a Global Era, Stanford: Stanford University Press.

5.      Kondi, Arben. (2012): Tmerri, “Ilar”, Tiranë.

6.      Malcolm, Noel. (1998):  Kosovo: A Short History. New York: New York University Press.

7.      Tanner, Marcus. (1997):  Croatia: A Nation Forged in War, New Haven: Yale University Press.

39 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page