top of page

Emi Krosi:  Një tjetër qasje për historiografinë letrare

ree

 Një tjetër qasje për historigrafinë letrare, për të pasqyruar një realitet të ri letrar, në tërë arealin shqipshkrues. 

 

Abstrakt: duke parë se letërsia e sotme shqipe, “në emër të fjalë së lirë dhe lirisë së shprehjes”, ka marrë çdo atribut,  për të bërë letërsi ose e vetëquajtuara letërsi moderne shqipe, si në fushën e poezisë apo edhe të prozës (deformimi total i poezisë bazuar në lexuesin e pakualifikuar virtual), rrit domosdoshmërinë e një qasje të re ndaj historiografisë shqiptare (historia dhe letërsia), në përputhje edhe me  ligjësitë e librit online apo edhe botimeve të tilla, pasi kjo teknologji është pashmangshmërisht edhe pjesë e botës shkrimore (të çdo stili letrar), ndaj duhet një qasje më realiste, konkrete dhe në përputhje edhe me arealin shqipshkrues të sotëm.

Falët kyçe: historiografi letrare, areal , shqipshkrues, poezia, prozë moderne etj.

 

Rikujtesë rreth historisë së letërsisë botërore.

 

Zhvillimet e vrullshme letrare të këtyre tri dekadave të fundit, shtron para këtij realiteti një qasje të re ndaj historiografisë letrare shqiptare gjithëpërfshirëse. Që nga traktati i parë(le ta quajmë traktat) Poetika e Aristotelit, një qasje mes historisë dhe letërsisë, ku historia tregon se çfarë ka ndodhur, kurse letërsia çfarë mund të ndodhë, raporti mes historisë dhe letërsisë tregon, “për lidhjet e të ndodhurës dhe të mundshmes, për historinë e të mundshmes1. Në veprën e mëvonshme të kritikut francez Rolan Bart, marrëdhënia mes letërsisë dhe historisë, se veprat letrare kanë “shenja  historike2,  sepse vetë letërsia trajtohet si një institucion historik, por vetë procesi i krijimi letrar është proces në vazhdimësi të pandërprerë. Në një artikull të tij teoricieni Cvetan Todorov, lidhjen mes historisë dhe letërsisë e shtron shumë ndryshe: se objekti i historive letrare nuk është prejardhja e veprave, se historia letrare nuk njëjtësohet vetëm me eptimin dhe studimin e njëkohshëm letrar (prodhimi në bashkëkohësi), por sugjeron studimin e tekstit në “sinkroni dhe historia letrare duhet të merret me kalimin e sistemeve të ndryshme, në diakroni”3, këmbëngul se historia letrare duhet të studiojë ligjërimin dhe jo veprat, duke argumentuar se historia e letërsisë “ka ngatërruar objektin4 .  Zherar Zhenet, ka tjetër teori. Ai beson tek historia  e letërsisë sepse, duke lexuar tekstin,  kritika “njeh” teorinë dhe poetikën si formë letrare, që takohen me historinë, por duke evidentuar  “një histori letërsie me vete, jashtë rrethanave sociale5,  se historia e letërsisë në një epokë të dhënë,  në raportet e saj me jetën sociale, apo dhe rrethanave individuale të prodhimit e të “konsumit” letrar,  por edhe veprave të konsideruara si dokumente historike, se objekti historik janë elemente të qëndrueshme ose të ndryshueshme, si “forma”; “përshembull, kodet retorike, teknikat narrative dhe stukturat poetike6.  Studiuesit amerikan Uellek dhe Uaren, në tekstin “Teoria e letërsisë”, në kapitullin 19, të këtij teksti të përkthyer nga Abdurrahman Myftiu, shtrohet pyetja: “A është e mundur të shkruhet një histori letërsie, pra të shkruhet diçka , që do të jetë edhe letërsi edhe histori?” 7.

 Në këtë  rrugëtim për të përcaktuar , rolin e caktuar të historisë së letërsisë, si “periudhë”, brenda një harku kohor ku mbisundon një sistem i caktuar normash, modelesh dhe konvencionesh letrare, lindja e të cilëve  si dhe përhapja është e mundur të hetohet e të përvijohet

_____________________

1 Hamiti, Sabri; Historia a e letërsisë shqipe, në: Konferenca shkencore,  Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë , Prishtinë,  30-31 tetor 2009,  f. 7.

2 Barthes, Roland;  Oeuvres complètes II, 2002. Art. Histoire au Littérature, Paris, f.178

3 Todorov, Cvetan;  Fjalor enciklopedik i shkencave të ligjërimit, përkth: Rexhep Ismajli, Prishtinë, 1984, f. 207.

4 po aty, f. 112.

5 Zhenet,Zherar;  Figura, 1985 përkth: Sabri Hamiti, Prishtinë, f. 79.

6 po aty, f.80.

7  Uellek, Rene & Uoren, Ostin;  Teoria e letërsisë, përkth: Zejnullah Rrahmani, “Onufri”, Tiranë, 2007,f.260

me kalimin e kohës se  “ajo ndryshon  gjatë historisë në kohë8,  duke kaluar nëpër

vetëdijen e lexuesve,  studiuesve dhe kritikëve etj.,  historia nuk bën vetëm individualizmin e

vlerave, por është proces historik që vazhdimisht sjell forma të reja letare. Nuk mund të lihet jasht edhe historia e zhanreve  dhe tipave letrare, “sepse hitoria e zhanrit ka po atë dilemë që ka gjithë historia e letërsisë9, sepse historia nuk ka për qëllim përcaktimin cakun e fundit por  zhvillimi e mëtejshëm  apo diferencimet mes zhanreve, në bazë të skemave të perioditizimit në kohë të ndryshme historike letare.

 

Rikujtesë rreth  historisë së letërsisë shqipe.

 

Konferenca shkencore që zhvilloj punimet në Tetor 2009, në Prishtinë nën kujdesin e Akademisë

Shqiptare te Shkencave dhe asaj të Kosovës, me temë: “Historia  e letërsisë shqipe”, trajtoj në mënyrë akademike dhe shkencore temën e rishkrimit të një historie gjithëpërfshirëse të letrashkruesve shqiptarë, duke ngritur një problematikash mungesore por edhe “pengesa” subjektive, nëpërmjet tezave dhe tematikave të ndryshme si p.sh.: Ardian Marshi: “Pse, si dhe kush duhet ta rishkruajë historinë e letërsisë shqipe: teza pune10, Floresha Dado: “Problematika e kritereve të historisë së letërsisë11, Osman Gashi: “Historia e letërisë dhe periodizimi i letërsisë12 etj., kanë cekur pothuajse jo vetëm rrethanat imponuese (historia e deritanishme ka “dobësi” ideologjike) se nevoja e një shkrimi të letërsisë së historisë në bazë të rrethanave të imponuara nga lëvrimi masiv dhe pa “kriter” duke abuzuar edhe me lirinë e fjalës. Që t’i qasemi kësaj teme, duhet të përcaktojmë qartë, ca rregulla të reja, që nga gjithëpërfshirja e arealit shqipfolës, madje edhe në pjesën ku emigracioni ka një “mbiprodhim” letërsishkruesish: si Greqia, Italia, Zvicra, pastaj Gjermania, Anglia dhe sidomos ngulmimet më të hershme  të emigracionit shqiptaro-amerikan.

Modelin e parë  të shkrimit të një historie të letërsisë shqipe,  e kemi nga At Justin Rrota me : “Letratyra shqype13, një fillim për një historiografi letrare, që nga viti 1925. Më shumë mun gesa, por një përpjekje për një lloj renditjeje dhe vlerësim për emrat e driathershme në formën e një rendni kronologjik, por që ishte edhe “shtegu” i parë drejt një historiografie të mirëfilltë.

Në vitin 1931, studiuesi arbresh, Gaetano Petrota , boton librin, “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare14,  një libër  me ndarje kohore, por me shumë rëndësi ishte që ndoshta dëshira e tij, sipas Sabri Hamitit, “trajtoj  autorët e vjetër filobiblik”, 15 duke bërë edge dallimi mes letërsisë së traditës dhe asaj të kultivuar. Por, Eqerem Çabej, ishte i pari që artikuloj “qarqet kulturore dhe letrare16, tashmë i njohur nga të gjithë studiuesit shqiptarë, madje edhe si referenca në studimet edhe universitare, si: Qarku katolik i Shqipërisë Veriore, Qarku italo-shqiptar, Qarku ortodoks i Shqipërisë Jugore dhe Qarku letrar kombëtar, literatura kombëtare e shekullit 19. I një rëndësie  të veçantë është vepra e Ernest Koliqit, në hyrje thuhet (mbledh dhe punue nga Ernest Koliqi , nga Namik Resuli), “Shkrimtarët shqiptar”, 17, vepra me grup autorësh, të kujdesshëm për të ndarë në dy pjesë dhe disa kaptina. Mënyra e qasjes së këtij teksti ka një artikullim krejt ndryshe:

 

___________________________________________

8 Uellek, Rene &  Uoren, Ostin;  Teoria e letërsisë, përkth: Zejnullah Rrahmani, “Onufri”, Tiranë, 2007, f. 267.

9 po aty, f.269.

10 Ardian Marshi: “Pse, si dhe kush duhet ta rishkruajë historinë e letërsisë shqipe: teza pune”, f. 23

11 po aty, f.43.

12 po aty, f. 91.

13 Àt Rrota,Justin;  Letrartyra shqype, Shkodër, 1925.

14 Petrota Gaetano;  Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, përkth: Qemal Velija, “Almera”, 2008.

15 Hamiti, Sabri; Historia e letërsisë shqipe, në: Konferenca shkencore, në: Konferenca shkencore,  Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë , Prishtinë,  30-31 tetor 2009,  f.12,

16Çabej, Eqerem;  Për gjenezën e literaturës shqipe,  Shkodër, 1939.

17Koliqi, Ernest; Shkrimtarët shqiptarë I, II, Ministria e Arsimit, Tiranë 1941-1942.

a)  krijimi i një harte të zhvillimeve letrare deri në atë kohë,

b) një lloj regjistrimi kornologjik,

c)përpjekje për një sistematizim të shkrimtarëve dhe vlerësim të veprave të tyre,

d) karakterizim periudhash kohore, hapësinore, politike dhe  kulturore.

Sistemi ynë shkrimor  letrar, shkollor dhe universitar, studimor shkencor dhe kritik, deri tani ka patur si orientim kryesor, por studiuesit kryesisht shqiptar (këtej kufirit) veprën me bashkëautor me drejtues Dhimitër Shuteriqi, (pas Luftës Nacionalçlirimtare deri në vitet 1983), “Historia  e letërsisë shqiptare”, 18 një libër me bazë të fortë akademike për kohën, por me ndarje dhe dallime serioze ideologjike (autorët më të njohur të gjysmës së parë të shek. XX) mungonin, kurse në përmbledhjet e mëparshme nuk mungonin, pra ishte një priodiozim në bazë të etapave historike, por me mungesa të kriterit letrar, që ndikoj për shumë dekada tek shkruesit e historiografisë letrare të mëvonshme. Sutudiuesi i njohur Kosovar, Rexhep Qosja, në studimi; “Periodizimi i letërsisë shqipe”, 19 të vitit 1979, dhe  vepra tjetër “Historia e letërsisë shqipe, Romantizmi I, II, III”  20 të vitit 1984-1985 por nuk arrin të artikulojë një qartësi për një përfshirje gjithpërfshirëse, me kritere të brendshme dhe të jashtme, por përjashton fort, periodizimin në periudha historike dhe me kritere ideologjike, por mendoj se ka disa piketa ku duhet të ndalemi si:

a) vlerësim kohor dhe letrar,

b) vlerësim sipas formacioneve stilistikore,

c) vlerësim sipas tematikave,

d) vlerësim sipas poetikës së veprave letrare (studimet kritike).

Duke patur parasysh këto qasje të Qoses, mund të themi se kemi një arsenal të madh, që duhet të ngulmojmë me idetë, qëllimet, rrugët e studimit, mjetet, (njohësit e vërtetë shkencor dhe profesionist, studimore-historiologjike,  kritike etj.).  Ibrahim Rugova në veprën “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare (1504-1983)” 21 , të vitit 1986, është i pari që sjell sistematizimin historike të kritikës shqiptare (të munguar deri në atë kohë), që nga fillimet e mendimit kritik në Shqipëri deri tek kritika bashkëkohore. Një tjetër studiues jo më me pak merita, bashkëkohor dhe modern, që ka artikuluar ndoshta disa terma letrare të përmendura nga  historiografia moderne dhe studiuesit botëror bashkëkohor, psh.  konteksti social-kulturor, Sabri Hamiti, në studimin:  “Kodet e mëdha të letërsisë shqipe22,  të vitit 1989 shpalon para studiuesve kodet tematike dhe ligjërimore letrare,  apo tek studimi: “Shkollat letrare shqipe23 autori na shpalos një pamje më të qartë,  shkollat letrare (sipas kohës): filobiblike, romantike, kritike, moderne, socio-realiste, disidente, moderne (Kosovë), duke na propozuar një tematikë tjetër interesante si : “përkufizon modelet letrare të shqipes, si tejkohore: shkalla zero e letërsisë, shkalla e parë e letërsisë dhe shkalla e dytë e letërsisë”, 24.  Një ndihmesë të madhe për historiografët e sotëm letrarë të rinj,  është libri i studiueist kanadez,  Robert Elsie, me titull:“ Histori e letërsisë shqiptare25 shkruar në anglisht, por është vetëm një kronologji e letërsisë shqipe , me mjaft bibliografi (për lexuesin e huaj), por me shumë mangësi , (pa elemente interpretimi), madje me disa përcaktesa, me elemente fetare, politike dhe ideologjike.

 

Një ndalesë në kohën e tashme, si reflektim, për mungesën e historiografisë letrare.

_____________________

18  Shuteriqi S. Dhimitër; Historia e letërsisë shqipe, Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë i Gjuhësisë, Tiranë, 1959

19  Qosja, Rexhep; Prej tipologjisë deri te periodizimi,  Prishtinë, 1979.

 20 Qosja, Rexhep;  Historia e letërsisë shqipe, (Romantizmi I, II, III), Prishtinë, 1984.

21 Rugova,Ibrahim;  Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare (1504-1983), Institui  Albanologjik, Prihstinë, 1986.

22 Hamiti, Sabri;  Vetëdija letrare, “Rilindja”, Prishtinë,1989.

23  Hamiti, Sabri;  Shkollat letrare shqipe, “Faik Konica”, Prishtinë, 2004.

24 po aty, f.18.

25  Elsie,Robert;  History of Albanian literature,përkth: Abdurrahim Myftiu,  Tiranë, 1997.

Arsyeja e qasjes time ndaj historiografisë botërore me emra të njohur të kësaj fushe, me

studime të vyera, apo edhe rrugëtimi i historiografisë tonë letrare shqiptare deri pasviteve ’90, ka për qëllim jo të risjellë ndonjë kujtesë letrare të harruar, por për të rithënë se ne kemi një traditë të tillë shkrimore dhe pse me shumë mungesa, sidomos prej dominimit të frymës ideologjike, për afro tri dekada të historiografisë së letrave shqip. Duke eleminuar (shtresën më përmbajtësore të ideologjisë së sociorealizmit), duke u mbështetur në të gjitha teoritë apo tezat e hedhura deri tani, sepse areali i shkrimit shqip, ka një hapsirë shumë më të madhe dhe më të larmishme.  Hirarkia e mëparshme e pranueshme (më dëshirë ose jo), të pranuar nga studiuesit, përpos vlerave të vërteta letrare (të diskutueshme), të mësuara ose për mos shkruar një tjetër Histori si ajo  e vitit 1983, duke “rrëzuar” jo vetëm çdo hirarki të një historie më shumë emrore, sesa një qëmtim vlerash estetiko-letrare. Sesi duhet rishkruar, duhet të bëjmë edhe një pakt mes vetes, por edhe mes studiuesve të njohur dhe të rinj, për të qenë më të “lirë” ndaj konjukturave paragjykuese, (nuk kanë përvojën e duhur), si një kontribut shtesë (falë edhe kulturës më të gjerë njohëse të teorive moderne letrare europiane dhe botërore por edhe “guximit” profesional), duke rrëzuar ca “mite” letrare të mbetura akoma, si parashtesa të çdo kohe, jo vetëm si kryefjala, por edhe si referencë shteruese. Mos të harrojmë, se qasja ndaj Historisë së deritashme, duke na servirur ndoshta edhe për arsye politike dhe aspak shkencore, Rilindja si (periudhë) e mbetur vetëm me dy - tre emra si: Naimi, Çajupi deridiku edhe De Rada, apo Realizmi ose i njohur ndryshe si (realizmi socialist), kishte si emrues vetëm tre-katër emra: Kadare, Agolli, Xoxe, Gjata etj., ka emra që janë përjashtuar qëllimisht , ashtu si rastet e mëvoshme të harresës së qëllimshme, të emrave misionarë të shkrimit më të lartë të letrave shqipe, Kuteli dhe Lasgushi, sidomos përjashtimi i homerit shqiptar Fishta, (akoma emri i tij të drithëron), na shton akoma më shumë përgjegjësitë, sepse para nesh bulon një shpërthim i pakontrolluar i “luleve të egra” të poezive, teksa kundrojmë dhe mundohemi të thjeshtojmë,  kujtimin e çmendurisë të pamëshirshme të mbiprodhimit letrar, për të vënë rregulla. Lind pyetja, a kemi letërsia pas ’90-ës??!

-e para, koha e tejkaluar e emrave të njohur poetë dhe prozatorë si: Spahiu, Arapi, Agolli

 (prozë/ poezi), Kadare etj, dhe risjellja e emrave të panjur si, Bilal Xhaferi, Trebeshina, Besnik Mustafaj, Agron Tufa, Visar Zhiti, Bradhyl Londo, Flutura Açka etj., përcakton një përmbysje vlerashe dhe hirarkie,

-e dyta, duke ndjekur procesin letrar të sotëm, çuditemi nga vepra apo autorë që i kemi patur

parsysh, por i kemi mënjanuar ndoshta qëllimisht, si: Zija Çela, Vath Koreshi, Fatos Kongoli, Lazër Stani, Anton Papleka etj.

- e treta, njohja e “modës” së sotme letrare, (me ose pa ndihmën e kritikës letrare), duke

ndërtuar një mendim  letrar koherent:

a) kqyrje të terrenit të ri letrar dhe sistemim rezultatesh,

b) mbështeje të traditës së mëparshme letrare dhe kulturore,

c) ndalimi i sintomave të prodhimit letrar “made in albania” (në emër të erës së lirisë së

mëndimit),

d) të qëmtohet deri në imtësi studimet e fundit, pa paragjykime profesionale.

Duke u bazuar në këto parashtrime paraprake, duhet të marrë fund edhe ndikimi i jashtëm, sipas “konceptimit të historisë së letërsisë vetëm si evolucion të formave letrare”, 26 koncept ___________________________

26 Dado, Floresha:  “Problematika e kritereve të historisë së letërsisë”, në: Konferenca shkencore, në: Konferenca shkencore,  Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë , Prishtinë,  30-31 tetor 2009,  f.54: Floresha Dado: “Intutitë dhe vetëdije kritike”, “Onufri”, 2006, dhe në  vepren tjetër kryesiht për studendentë “Teoria e vprës letrare: poetika”, SHBLU, 1991: “Teoria letrare moderne: një paraqitje krahasuese” Ann Jeferson&David Roby, përkth, Floresha Dada, bot. II, “Albas”, Tiranë, 2006, kap. I, “Formalizmi rus”, f.42-69, Floresha Dado: Sfida teorike te historiografisë letrare, Onufri Tiranë, 2009.

 formalizmit rus,  (teza të Formalistëve Rus në viteve 30-40) , për kohën është “vjetruar” sepse ata përjashtojnë, rrethanat personale dhe psikologjike të autorit, dhe biografinë dhe personalitetin e  tij, duke mohuar kontributin e padiskutueshëm të krijuesit të veprës, (pra autorin) si dhe receptimi nga lexuesi , por edhe rrethanat sociale, psikologjike, shoqërore, fetare dhe kulturologjike etj.

 

 Cilat mund të jenë kriteret  e rishkrimit të HLSH (Historia e Letërsisë Shqiptare?!).

 

Si sqarim të termit letërsi shqipe dhe letërsi shqiptare,27 letërsia shqipe, (që emetohet në gjuhën shqipe), letërsi shqiptare, (i njëjti emërtim) veçse, dua t’a shtrij këtë nocion në tërë hapsirën mbarëshqiptare, (Maqedoni, Mal të Zi ). Rimarrja e idesë  së   Hamiti-t, a)periudha letrare ose poriodizimi (është term kohor që bëhet edhe term letrar), b) e Çabej-t për qarqet letrare, (si nocion historik dhe gjeografik letrar) , nuk është e tejkaluar as e vjetruar. Hartimi i një enciklopedie sipas Ardian Marashit, (cituar më lart),  përfaqësues pa përjashtim të gjithë emrat më të mirë të letrave shqipe, në tërë arealin shipfolës, ngulmoj, sepse ka afër 30 - vjet, që para  syve tanë shkruhet (anti)letërsi, botohet letërsi, por pa “kushte” pa “kritere” që në këtë rishkrim të kthejmë edhe dinjitetin e humbur, “kirurgut të letërsisë” kritikës,  që ELSH (Enciklopedia e Letërsisë Shqiptare), të mos jenë vetëm thjesht, prodhim enciklopedik emror,  por edhe “prodhim” e mendimit profesional në të gjitha fushat kulturologjike shqiptare.  

Kriteret për hartimin e një historiografie sa më përfaqësuese mund të jenë:

kriteri sipas drejtimeve letrare, (letërsia e vjetër, romantizmi, realizmi, hermetizmi,

surrealizmi, postmodernizmi etj ),

 kriteri historiko-letrar, (letërsia në periudha të ndryshme të historisë si: periudha e

vjetër, periudha e bizantit, periudha e romantizmit, pavarësisë, mes dy luftrave, e realizmit socialit, pas vitete ’90 etj.),

kriteri  kohor (diaokronia dhe sinkronia), (shtrirjet por edhe emrat e autorëve sipas

shekujve. Trajtime tekstesh të vjetra dhe autorësh të veçantë që kanë ndikim në një shtrirje më të gjatë kohore De Rada etj.),

kriteri historiko- kronologjik, (një lloj rendi kronologjik përgjatë gjithë historisë letrare

shqiptare),

kriteri monografik,(një studim i plotë mbi jetën dhe krijimtarinë e autorëve të

shquar, nën një periudhë të caktuar të zhvillimit historik letrar: De Rada, Poradeci, Migjeni, Kadare etj.),

kriteri krahasimtar, (në plan përqasës, jo vetëm me bazën e sistemit shenjor në

 rrafsh gjuhësor si p.sh.: ajo e gjuhëve sllave, latine, me vepra në gjuhën shqipe, por edhe mes disa letërsive dhe autorëve të të njëjtit areal gjuhësor, apo edhe mes disa letërsive me kode gjuhësore të ndryshme, por me arketipe letrare të njëjta p.sh.: Naimi me letërsinë perse, Migjeni me Niçe-n, Marko me Hemingue-in etj.),

kriteri hapsinor , (mundësia e studimit të letërsisë jo vetëm brenda arealit ballkanik,  por

edhe ai Lindor dhe europian, madje ka pikëtakime edhe me letërsinë e realizmit magjik),

kriteri gjinor, (ndarjet në gjininë letrare, sidomos poezia (nënllojet e saj: epika, lirika,

erotika, emigrimi, proza poetike etj.), pse jo dhe kriteret në bazë seksesh: a) letersi femërore, b) letërsia mashkullore, (kanë shumë dallime dhe pikëtakime).

________________________________________________________

27Në traditën e historishkrimit letrar janë përdorur të dy termat: Historia e letërsisë shqipe I-II, UT. Tiranë 1959, 1960. Dhimitër S. Shuteriqi (redaktor): Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë 1983; Robert Elsie: Histori e letërsisë shqiptare,  Pejë 1997: Qosja, Rexhep;  Historia e letërsisë shqipe, (Romantizmi I, II, III), Prishtinë, 1983-1984.  

5. Mënyra dhe ndërtimi i HLSH.

Në shumë trajtesa në konferenca të ndryshme, por edhe nga autorë të ndryshëm studiues, kanë hedhur ide, mënyra të ndryshme për rishkrimin e HLSH. Meqë teoria e qarqeve, në këtë periudhë, quhet e tejkaluar, qarqet mund të shkrihen në arealin shqipshkrues mbarëshqiptar në të gjitha trojet shqipfolëse. Në këtë kuadër të zhvillimeve të reja, mund të ndërfuten miniareale më të vogla si:

miniareali shqipshkrues i Greqisë,

miniareali shqipshkrues i Italisë,

miniareali shqipshkrues i, ish-Diasporës, por tashmë e rinkonceptuar  si ndërfutje mes

popullsisë anglosanksone, (shumë autorë shqipfolës shkruajnë edhe anglisht edhe gjermanisht edhe italisht) si:

miniareali anglosanksion (shkruajnë shqip: Gjermani, Zvicër, Angli)

miniareali frankofon, (Zvicra, Franca, Belgjika etj.)

miniareali skandinav, (një prirje e re që mund të shkruajnë në gjuhët skandinave: Suedia,

Norvegjia etj).

minireali shqipfolës dhe shqipshkrues shqiptaro-amerikan: (Kanada, Amerika, Meksika).

Pra një hapsisë kaq e madhe gjeografike e shpërndrajes së autorëve shqipshkrues, dikton edhe këta qasje. Domosdo, peshën më të madhe e ka Greqia dhe Italia, ku ka edhe numrin më të madh të poetëve dhe prozatorëve të rinj. Por, më parë duhen parë edhe motivet që janë të shumta, por po listoj disa:

motive me elemente intertekstualë,

motive me elemente biblike dhe mitologjike,

motive me elemente folklorike dhe popullore,

motive me elemente hermetike, surrealiste, ekzitencialiste, futuriste,

motive me elemente  fantastiko-shkencore,

motive me elemente psikologjike,

motive me elemente liriko- erotike dhe moderne etj.

 

Qasja drejt një historie gjithëpërfshirëse

 

Lidhjet e ndërsjellta letrare janë shumë të ndërlikuara dhe lypin  një analizë kritike , ndërmjet lidhjes  së një ose më shumë veprave letrare, mund të bëhet objekt studimi vetëm atëhere kur shohim vendin që zë “brenda  sistemit të zhvillimit letrar28, si ndërsjellje  mes dy sistemeve, dy konfiguracioneve, duke përcaktuar shkallën e vlerave (nga i njëjti autor), njërën nga veprat apo një grup veprash, (studime monografike), por problematikë më të madhe paraqet historia e zhanrit dhe tipave letrare, është dilema më e madhe për  vetë historiografinë e letërsisë, si  një fushë shumë premtuese për vetë letërsinë në përgjithësi, ku zbatohet “metoda “morfologjike”, 29 (si në fushën e folklorit) si  një rivlerësim, që nga zhanret  klasike me motive të “migrimit të motiveve” dhe subjekteve deri tek zhanret moderne, se historia e një periudhe letrare  lidhet me rënien e një sistemi konvencional  dhe lindjen e një sistemi të ri, ku del në pah “problemi” i rivlerësimit të autorëve:

mbi dukuritë e reja letrare të shkrimit të sotëm,

____________________________

28 Uellek, Rene & Uoren, Ostin;  Teoria e letërsisë, përkth: Zejnullah Rrahmani, “Onufri”, Tiranë, 2007, f.267.

29 po aty, f. 269.

pikëvështrimi i jashtëm dhe i brendshëm historiko-kohor,

dallimi i aspekteve dhe dukurive të reja artistiko- struturore dhe stilistike, të një vepre

ose disa veprave të një autori në kohë të ndryshme,

marrëdhëniet tekstuale mes veprave (sidomos të traditës dhe moderne),

ndrëveprimi estetik mes studimeve të hershme dhe të sotme etj. 

Por, gabimi që mund të ndodhë dhe më i vështirë për mospërsëritje (shembuj nga letërsia anglishtfolëse anglo-amerikane), është problemi i shtrimit të historisë së letërsisë kombëtare, , nëse hyjmë në thelbin e problemit joletrar, për formëm, frymën dhe karakterin kombëtar, sepse krijimi i një letërsie p.sh. kosovare, (me bazë gjuhën shqipe), e krijuar me  të njëtën gjuhë si  e një “letërsie tjetër kombëtare30 se zhvillim e artit të letërsisë në Kosovës dhe hapsirat  e tjera shqipfolëse, kanë qenë pjesërisht të varura ose jo nga një traditë më vjetër  e më e fuqishme, (ajo shqiptare brenda kujfijve), ndaj historiani letrar nuk ka të drejtë ta injorojë, dhe pse nuk është studiuar deri tani në mënyrë sistematike, (rrethanat historike dhe politike), por edhe shumë letërsive të tjera ballkanike mes vendeve me gjuhë sllave etj.

Si përfundim: rishkrimi i një historie letrare gjithëpërfshirëse ku akoma nuk kemi njëjtësuar metodat  e analizave të veprave letrare në tërësinë e vet, mbi baza letrare të paqëndrueshme teorikisht, se historia e letërisë krahas të shkuarës ka edhe një të ardhme, duke analizuar çdo studim të deritashëm por edhe vërejtjet, lidhjet e ndërsjellta mes metodave, me ide të ndryshme por qëllime të njëjta,  nuk ka studime shteruese përveçse disa studimeve serioze madhore të R. Qoses dhe S. Hamitit, dokudo ka tendeca të zgjerimit të fushave të studiologëve si: fishtologë, migjenologë, kutelianë apo kadareanë, që për hir të vërtetës kanë mbetur në “klasë”, jo për faj të zellit të tyre, por për arsye jashtëletrare (mungesa e botimit, e lexuesit, vlerësimit etj.), një qasje më të thellë ka patur Sh. Sinani, që për mendimin tim, parësore është ringjallja e kritikës dhe rishikimi i shkollave më të mira të kësaj fushe, si ajo botërore pse jo edhe të asaj shqiptare, si matësi më i sigurtë dhe i vyer, jo vetëm i rivlerësimit të veprave letrare, por edhe për një rishkrim të një historie të re letrare kombëtare shqippërfshirëse. Si, ku , kur dhe kush do ta shkruajë, ajo është çështje e specialistëve të kësaj fushe, por duhet të infiltrojmë sa më shumë të rinj, të mirëshkolluar që janë të “braktisur” jashtë profesionalizmit akoma në “mëshirën” e paeksperiencës, ku fronin e të diturve e zotërojnë “akademikët”, por që ndasitë dhe xhelozitë për “dominim profesinal”,  e zvarritin akoma këtë mision që do vendosë në shina, trenin e letërsisë pas tre dekadash të një zhvillimi pa kriter dhe pa rregulla mirëshkrimi. Tanimë, kujtesa letrare e një kategorie të madhe të anashkaluar si: letërsia e panjohur e ish-të burgosurve politikë (pak studime të pavlerësuara) apo letërsia e françeskanëve, do hapin dritaren e përbashkësisë së vlerave të mëdha, të një letërsia kombëtare shqiptare, pak e njohur në shoqërinë botërore globale shkrimore.

_________________________

30 Uellek, Rene & Uoren, Ostin;  Teoria e letërsisë, përkth: Zejnullah Rrahmani, “Onufri”, Tiranë, 2007, f.276.


 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page