top of page

Emi Krosi: “Kontradita” me vetveten si perceptim mes individuales dhe modernes, në poezinë e Thomadia Tanuçi-t


Tema: “Kontradita” me vetveten si perceptim mes individuales dhe modernes, në poezinë e Thomadia Tanuçi-t

 

Nga Emi Krosi


Nuk është e lehtë të vendosësh një lidhje të drejtpërdrejtë mes lexusit dhe poezisë, apo të demostrosh një mënyrë empirike midis teorisë bashkëkohore poetike dhe veçorive stilistike të veprës, ku kushtet potenciale të zhvillimeve letrare kanë krijuar lëvizje, të hyjnë realisht dhe të arrijnë një fazë të avancuar të sofistikimit poetik. Poezia aktualisht është një territor i gjerë i lirë imagjinate (Easthope: 1983), ku vëtë poezia na afron brendësinë përmes pasqyrës së shpirtit të personit, domethënë si model i ri, që sendërton një lexues individual përmes poezisë “Ngjyrat e heshthjes” (Tanuçi: 2020). Perceptimi i përditësië, ku poeti/lexuesi janë të vetëdijshëm për përvojat e përbashkëta individuale ( si: pikëllimi, gëzimi, pendimi, ankthi, shpëtimi, dashuria etj.), të cilat ofrojnë ndjenjën e përkatësisë së identitetit poetik.

 

Ndonjëherë skuqem prej vetes

skuqem prej vetes ndonjëherë;

kam përtypur gjithë mëngjeset e akullta 

esëll,

kam thirrur: " Oh!"

dhe kam pritur...

 

Shtrirë mbi pendesat e ngjyrave, 

filloj të humbas ngjyrën e syve

dhe belbëzoj harresat e fjalëve.

 

Brenda pëllëmbës sime,

duart e plagës kapin pishtarin,

pishtar i skuqjes sime,

më thotë:

 

"Është ngjyra e heshtjes 

për të cilën ti po hesht,

ngjyra e heshtjes ose...

 

Zoti po mbjell lulëkuqe

në lëkurën tënde të grunjtë."

                                                (“Ngjyrat e heshtjes”)

 



Struktura dhe konstrukti që ka të bëjë me format poetike dhe marrëdhëniet me një analizë të matur përmes paradokseve dhe kontradiktave me vetveten, lidhet me elementet qenësore që na rrethojnë, përmes vargjeve:  ndonjëherë skuqem prej vetes/skuqem prej vetes ndonjëherë;/kam përtypur gjithë/ mëngjeset e akullta /esëll,/kam thirrur: " Oh!"/dhe kam pritur... Gjinia apo vargimi femëror nuk bën asnjë ndryshim në përsosmërinë artistike, se poezia surealiste e shpreh të pandërgjegjshmen përmes ëndrrave dhe imazheve, prandaj shumë poezi të shkruara nga gratë, që gjithashtu qëndronjë në rrënjët e asaj lëvizjeje, shkon drejt eksperimentimit me mundësitë e formave të ndryshme poetike. Vargjet: "është ngjyra e heshtjes/ për të cilën ti po hesht,/ngjyra e heshtjes ose.../Zoti po mbjell lulëkuqe/në lëkurën tënde të grunjtë", lidhet me ashtëquajturën  poezia e vetvetes, priret drejt adresimit të drejtpërdrejtë të monologimit, në momentin më intensiv, ajo shpreh gjendjen e shpirtit, cilësimet, edhe pse të pranishme, nuk luajnë role përfundimtare. Kjo poezi mund të jetë psikologjike ose shpirtërore, si një përballje me artin e të folurit me vetveten, ku subjektivja “që flet”, tenton të fokusohet në shprehjen e gjallë dhe në eksplorimin e thellë plot emocion, me një intensitet psikologjike (Attridge: 1982). Vargjet: shtrirë mbi pendesat e ngjyrave, filloj të humbas ngjyrën e syve/dhe belbëzoj harresat e fjalëve./Brenda pëllëmbës sime,/duart e plagës kapin pishtarin,/pishtar i skuqjes sime,/më thotë, duket sikur një psalm me përvojën personale të këtyre individëve brenda mjedisit të tyre shoqëror, që ofron një këndvështrim të dyfishtë përmes:

a)     ngjyrat janë simbolika lëvizëse e jetës,

b)    semiotika e heshtjes përmes ngjyrave është përmbajtësia metaforike deri në metonimi,

c)     elementet moderne/postmoderve sendërtojnë vetevetoren.

Përmes leximit deri në fund të dyvargorit: zoti po mbjell lulëkuqe/në lëkurën tënde të grunjtë, përmes monologut të brendshëm, që është një tenikë narrative, (ndërgjegjen e personazhit në prozë por jo në poezi ) dhe zhanër narrativ, (vetëkomunikimi i heshtur i një mendjeje fiksionale), nuk janë raste të kufizuara të narracionit në vetën e parë (Cohn: 1978). Vargu: zoti po mbjell lulëkuqe, lulëkuqja është simbolika e pjekurisë seksuale, ku përmes ngjyrave të jetës dhe energjisë pozitive, ajo është në prag të një amësie të ëmbël, (ngjyra e shtatzanisë [lulëkuqet] (fjalë e vjetër popullore që simbolizonte ciklin mestrual tek femrat), më përtej kësaj ngjizjeje, poetia ka sendërtuar individualizmin dhe potsmodernizmin.

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

 

1.      Attridge, Derek. (1982): The Rhythms of English Poetry . Londo & New York: Longman.

2.      Cohn, Dorrit. (1978): Transparent minds: narrative modes for presenting consciousness in fiction.  Princceton University Press.

3.      Easthope, Anthony. (1983): Poetry as Discourse: London & New York: Methuen.

4.      Tanuçi, Thomaida. (2020): Anormale, “Semi Genimpeks”, Kumanovë

4 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page