top of page

Emi Krosi: “Ekspersionizmi” dhe absurdi modern në poezinë e Shqipe Bytyqit.


Tema: “Ekspersionizmi” dhe absurdi modern në poezinë e Shqipe Bytyqit.

 

Nga Emi Krosi


Referencat ndaj poezisë, ndonjëherë kanë mospërputhje herë - herë edhe në mënyrë disproporcionale edhe në kontekstin me referenca (jo)kulturore, ku lexuesi shenjon herë poetikën, herë imazhin, herë mesazhin, që mbështetet në narrativën dhe eksploron në mënyrë implicite kufijt e poezisë, duke u përqendruar në tekst (Lamarque: 2008). Qëllimi i veprës së artit nuk është as të bëjë deklaratë, por të kumtojë një mesazh, por vet ekzistenca e një vepre arti,  krijon një metatekst tjetër që vjen përmes poezisë, “Ringjallje” (Bytyqi: 2020). 

 

Kur bjeshka m’ra mbi supedhe jeta melodi funerali luante,vajtova shumëvajtova gjer n’shtjerrjeKur m’gozhduan mëkateve t’huajamë morën për t’vdekur,e kur varre tokave dhe zemrave hapeshinu përshfaq stralli yte morti n’theqafje tretiKlithaaq sa m’zuri grykavdekjen m’e trembëmëkatin-nyje m’e zgjidhëKlithaaq sa zanat ndër kroje ndalën,u magjepsëne trastë shpresashmbi supe m’ngarkuanKlithaaq sa botës çdo qelizë iu rrënqeth,çdo fije bari, çdo gjethaq sa u ndal pezull para se t’bjerëe sërish frymoiN’at zamiliona dhembjemiliona shpresa shkrirë…Pashë shkambin si hapetdhe ngritjen drejt qiellifrymën tande në çdo fije barigjethin si sërish me erën vallzoi,pashë miliona shpresasi qiellit ngritenMiliona, miliona shpresa

                                                  (Ringjallje”).


Temat e mërgimit e tjetërsimit dhe e arratisjes nga bota jonë e dukshme në përpjekje, për të arritur një ideal të pastërtisë shpirtërore dhe gjuhësore, përmes fjalës dhe gjuhës së shpirtit, vargjet: kur bjeshka m’ra mbi supe/dhe jeta melodi funerali luante,/vajtova shumë/vajtova gjer n’shtjerrje/Kur m’gozhduan mëkateve t’huaja/më morën për t’vdekur,/e kur varre tokave dhe zemrave hapeshin u përshfaq stralli yt/e morti n’theqafje treti, ku në parim duket një poezi që i kushtohet vendlindjes (pas luftës në Kosovës, së poetja është me origjinë nga Kosova), por thellësia e mesazhi na kumton saora imazhin e mijërave vdekjeve, për një shpresë të re. Gjithë gjuha është potencialisht, një pjesë e rëndësishme e përpjekjes së saj poetike, që konsiston në shqyrtimin e aftësisë së saj (për të përdorur fjalën), si një prishje  të distancës mes gjuhës “formale” e “informale” , në të vërtetë, është gjuha në vetvete, ajo që formëson realitetin, por “prodhon” dhe deformime jo vetëm konceptuale por edhe estetike, kur letërsia (ri)paraqet dhe (ri)përthyen realitetin, se kultura masive (e lexuesit) është edhe një “hua” që e merr shkrimi postmodern (Brooks & Warren: 1949). Vargjet: klitha/aq sa m’zuri gryka/vdekjen m’e trembë/mëkatin-nyje m’e zgjidhë/Klitha/aq sa zanat ndër kroje ndalën,/u magjepsën/e trastë shpresash/mbi supe m’ngarkuan/Klitha/aq sa botës çdo qelizë iu rrënqeth,/çdo fije bari, çdo gjeth, përsëritja, anafora dhe dokudo inversioni,  është qëndresa tek besimi, se atdheut do të bëhet, si një karakteristikë differentiae në letërsi, këto poezi  kthehen në ars combinatoria, ku pluralizmi diskursiv ushqen lojën e pambarimtë me kaosin gjuhësor përmes:

-       (ri)kumtëson ëndërrat për të ardhmen,

-       (ri)kumtëson ringjalljen dhe shpresën,

-       (ri)kumtëson metamorfozën e (për)ditshme të (at)dhéut.

Nuk  mund të eliminojmë nga fjalori poetik, termat e dominimit të tillë, si të folurit për veten, p.sh emri: [klitha], që në marrëdhënie me  kulturën “dominuese”, do të ruajë strukturën e fuqisë së pakundërshtueshme dhe të pandryshuar, se poezia nuk është e destinuar thjesht të ribashkojë të gjitha zhanret e veçanta, jo vetëm përmes  simetrisë, por e  vendos poezinën në funskion të filozofinë së jetës, në forma të palimpsestit, që  merr formën e  artit, atëhere mund të themi se është gjithçka një poezi (Parker: 2011), se ajo na shoqëron në përditësinë tonë. Vargjet: n’at za/miliona dhembje/miliona shpresa shkrirë…/Pashë shkambin si hapet/dhe ngritjen drejt qielli/frymën tande në çdo fije bari/gjethin si sërish me erën vallzoi,/pashë miliona shpresa/si qiellit ngriten/Miliona, miliona shpresa përsëritja e vargjeve, si një kundërvënie e "mënyrës së synimit", tregon pabesueshmërinë e retorikës si një sistem tropesh,  ku kuptimi është gjithmonë i zhvendosur në lidhje me kuptimin e konceptit të  përsëritjes, duke iu referuar papërcaktueshmërisë tekstuale dhe shtyrjes së pacaktuar të kuptimit të një teksti (Fraj: 1990).  Përmes fenomenit të shenjave verbale në të gjitha stukturat letrare, edhe pse poezia është një formë e specializuar e gjuhës, siç është gjuha,  formë e specializuar e komunikimit, teksti poetik, jo gjithmonë është një mekanizëm i hartuar me qëllim që të prodhojë lexuesin e tij, që në këtë rast poezia ka “pamje” ekspresioniste, absurde, irreale dhe ekzistencialiste.

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Brooks , Cleanthi &Warren, P. Robert: (1949), Modern Rhetoric, New York: Harcourt Brace.

2.      Bytyqi, Shqipe, (2020), Përflakje, “Gjon A. Kazazi”,  Gjakovë.

3.      Fraj, Northop. (1990): Anatomia e kritikës, përkth: Avni Spahiu, “Rilindja”, Prishtinë.

4.      Lamarque, Peter, (2008), Philosophy of Literature , Wiley-Blackwell.

5.      Parker, Fred: (2011), The devil as muse : Blake, Byron, and the adversary, Baylor, University Press.

5 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page