top of page

Emi Krosi: Dykotomia e “përjashtimit” dhe “pranimit” të njeriut në postmodernitet, në poezinë e  Entela Tabaku-t.


Tema: Dykotomia e “përjashtimit” dhe “pranimit” të njeriut në postmodernitet, në poezinë e  Entela Tabaku-t.

 

Nga Emi Krosi


Ndodh shumë rrallë, që dy poetë të kenë qasje të njëjtë si në stil dhe tematike,  apo edhe mënyrën e ndërtimit tekstor të poezisë. Duke u përballur me një lloj diskrimini që “ndihet” brenda qenësisë tënde,  jashtë vetes përballë “tjetrit” kupton se kufiri mes “uni/ “unë”” dhe “ai”/ “ne” dhe “tjetri” vendosur në këtë pozicion disi të tensionuar dhe të pasigurt, (Ricks: 1995), se kufijtë e anës së brendshme dhe asaj të jashtme sjellin në vëmendjen dhe vetëdijen njerëzore, qenësinë tinë si të barabartë por edhe përjashtues, shpalos një lloj “kaotizmi” modern edhe në poezi ku vetëreferencialiteti dhe  vetësubjektivizmi, jo vetëm si një tendencë drejt  vetvetores,  vjen edhe si referencë ndaj postmodernizmit, (Sarup: 1993) , kodet poetike të dy autorëve gjenerojnë të njëjtën përbashkësi praktike referenciale të një realiteti të njëjtë.

 

discrimination

A failure to treat all persons equally where no objective and reasonable distinction can be found between those favoured and those not favoured. See also xenophobia.

 

fjala jemeka tingull të huejedhe në shkrimshkon e lidhun për emëntemsi theks i padukshëmqë thirret ndër germambush armë mosbesimiqë presin me iu shprazënë rastin ma të parëdhe fjalës temei duhet me buzëqeshëpaqtueshëmedhe me shkrim (Tabaku:2019). 

 



Realiteti bëhet një lloj teksti në vetvete, që ndërtohet me kode, sepse të shkruash rreth realitetit, një tekst brenda tekstit, jo vetëm si një rimodelim kodesh dhe konvencionesh poetike, (Culler: 1975), por në tekst (poezia e Tabaku-t) identifikohet me këto kode:

-       kodi hermenautik, (emigma e tekstit),

-       kodi semik, (si përcatues i temave),

-       kodi proairetik, (si përcaktues të veprimit dhe sjelljes),

-       kodi kulturor, (informacioni socio-shoqëror), nëpërmjet përdorimit me bollëk të

metaforave simbolike, që shenjojnë poezinë. Poetja e kupton se fjala e saj është e huaj, por

ajo fjalën e ka të shenjtë që lidhet me vetë identitetin edhe pse ëshstë e huaj, ajo ka një emër, ka një gjuhë, ka një identitet. Simbolizmi i “fshehtë” që sjell vargu: mbush armë mosbesimi, të “tjerët” nuk e kuptojnë gj uhë e saj, kurse ajo duhet të buzëqeshë edhe kuj ata, (të tjetrë)duhet ta përqeshin. Vargjet: në rastin ma të parëdhe fjalës teme/i duhet me buzëqeshë, në kët formë monologu dramattik, (Martzs: 1954) një vetëdije e ndërsjellë, që dominon poezinë, vizioni simbolik vetë(rrëfimtar)  e detyron lexuesin për të zgjidhur marrëdhënien mes poezisë dhe lexuesit.  Kjo narrativë gjysmë-dramatike , mbështet në  simbole të vetë-qëndrueshme  sepse struktura e shkrimit femëror ka një ambivalencë themelore, (Lewalski; 1992) që lidh mendimin me shprehjen. Por paqtimi me realitetin në vargun:  paqtueshëm/edhe me shkrim, tregon se shkrimi është testatmenti më i mirë për identitetit e vetë autores.

 

 Sëfundmi: poezia e Tabakut është poezi me kumte të fuqishme të ekzistencializmit të njeriut

dhe të përshtashmërisë së tij në botën e globalizmit, ku çdo ditë ngushtohen hapsirat, dhe njeriu

është më vetmitar se kurrë. Sfidat e emigracionit, refuzimet, mospranimet, se janë pjesë e dëshmisë shkrimore poetike,  si testamente letrare të përfaqësimit të poezisë shqipe në diasporë, duke kultivuar gjuhën shqipe si topos të genit etnik shqiptar, kudo nëpër botë.

 

 

BIBLIOGRAFIA

 

 

1.     Culler, Jonnathan; (1975), Strusturalist Poetics, London

2.     Lewalski, Barbara: (1992),  Writing Women in Jacobean England, Cambridge, Mass:Harvard University Press.

3.     Martzs, Louis: (1954),  The Poetry of Meditation, NewHaven, Conn.: Yale University Press

4.     Ricks, Christopher: (1995), The Force of Poetry, New York: Oxford University Press

5.     Sarup, Madan: (1993), Poststrucralism and Potsmodernism, Great Britain, Ashford Colour Press Ltd, Gosport, Hampshire

6.     Tabaku, Entela & Oseku, Shqiptar; (2019), Enciklopedia e mërgimit, “Onufri”, Tiranë

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page