top of page

Emi Krosi: Dekodimi i blafsemisë në emër të jetës,  tek Ledri Kurti.



Tema:  Dekodimi i blafsemisë në emër të jetës,  tek Ledri Kurti.

 

Nga Emi Krosi


Poezia mbetet, jo thjesht kulti i shenjtërimit të letërsisë, që në atë heqakeqje të gjetjes së identitetit të saj, kur çdo ditë i bjerren  vlerat e qenësisë së saj, por shumë krijues të rinj, (jo në moshë) mëtojnë të “thyejnë” veten,  nëpërmjet komunikimit elektronik nëpërmjet modelit të ndërveprimit, në hapsirën digital natives ku shpalosen ëndërrat irreale, të maskuara nëpërmjet “lirisë së rreme” , se  bota virtuale është jo vetëm një  varësi (jo)kimike me  sjelljen, trupin, fiziken dhe shpirtin , ku  idetë e bukurive estetike (në art dhe komunikim), (de)kodohen shpeshherë, si “shëmti” në “pazarin virtual”, ku dokudo mund të blesh dhe të shitësh çdo gjë, madje art, letërsi, poezi, filma, muzikë, madje - madje ka shkrues virtualë që shesin po virtualisht, po aq “suksesshëm” sa një libër fizik, se fundja letërsia për (Jasque Derrida-n) “vepra nuk është shprehje, por krijim”.

 

 

Fjala po qan,

e shumë, ka qarë,

si foshnjë e lënë diku,

si mëkat.

E qara, ther ajrin,

një shpirt është jashtë.

Fjala dridhet së ftohti,

po mavijoset, gjer në palc.

 

Turpin, po!

 Lëreni jashtë.

Foshnja, s'është mëkat.

Do netë e vite të pagjumë,

nga foshnjë të rritet,

pa ecur në gjunjë,

por...ju bën Nënë,

ju bën Atë,

 e gjithë jetën,

me kujtime ju përkund.

 

Sot,

 kërkon një dorë t'a marrë,

nesër, ju jep krahë!

 

Mos, Fjalën!

Nga Zoti e kemi dhuratë.

Si t'a braktisim,

foshnjën tonë,

me dënesë, duke qarë?

 

A më mirë, jetën,

të mbash në krahë,

apo në shpirt, pengun e saj?

 

Fjala, ishte e para,

dhe buzëqeshja e foshnjës.

Gjelbërime të shpirtit në jetë.

Hakërrohet natyra, nga të qarat,

dhe blasfemitë, që njeriu mbjell...  

 

                                                          (“Blafsemitë”)




Të kuptosh blasfeminë si një mesazh të “mohimit” përmes simbolizmit të vërtetë, ku ndërthuren elemente  të  metaforës simbolike  nëpërmjet “simboleve sunduese”, ndërtojmë figura pamore, me shumësi sistemesh të “fshehta” ku trajtëzohen:

a)     figurat ndjesore,

b)    kanonime të caktuara simbolike,

c)     zhvendosje të  një sistemi të dhënë  “shenjor”,

d)     (ri)mishërim konkret emotiv .

Vlera njohëse emocionale shpërbëhet kur “simboli karakaterizohet nga ndriçimi në brendësinë e dukurive të përgjithshme ose  i të përgjithshmes në të veçantën”, sipas (Jun Feildelson Charles-it),  e gjithë poezia ndërtohet mbi simbolin, fjala po qan, /e shumë, ka qarë, /si foshnjë e lënë diku, /si mëkat, vetë fjala  ka burim biblik, e përsëritur dhe e lidhur me fjalën  foshnje  e (braktisur) ku vargjet: e qara, ther ajrin, /një shpirt është jashtë. /Fjala dridhet së ftohti, /po mavijoset, gjer në palc, nëse mund të ndahet në pjesë, elementet në mbështjelljen fabulore, që funksionojnë edhe si njësi më vete jashtë semës  së  titullit,  është një lloj simbolizmi përshkrues, e bën më të besueshëm dhe më të pranueshëm për  ndërdijen zgjuese shoqërore, në mënyrë analogjike, poezia riciklon ritualin total, me mendimin e pakufizuar individual, se për (Northop Fraj-in)  “forma e letërsisë e ndikur më së thelli nga faza analogjike”,  nuk mud të kufizohet vetëm me një interpretim. Nëse semat [jasht-ë/palc], rimojnë me bashkëtingëllore fundore [t/c] , bashkëtigëllorja kërcitëse [c], krijon atmosferë  të  nderë të natyrës,  me analogjinë e fëmijës së braktisur, se vetë stuktura mund edhe të interpretohet si logos-i, në formë organizimi si kryetip. Vargu :   turpin, po!, quhet si varg përjashtues, (nuk ka lidhje me pjesën tjetër),  lëreni jashtë. /Foshnja, s'është mëkat. /Do netë e vite të pagjumë, /nga foshnjë të rritet, /pa ecur në gjunjë, /por...ju bën Nënë, /ju bën Atë,/ e gjithë jetën, /me kujtime ju përkund, një rikthim në kryetopinë fillestare, ku tropet:   ecur në gjunjë/ kujtime ju përkund, janë katakreza, ose si “shtrembërim ligjërimi  sipas (Martin Foss-it), aspektet e simboleve metaforizuese përdoren për indentifikimin, jo vetëm në rrafshin përshkrues,  jo vetëm si perispektivë  e dyfishtë  e domethënies, por edhe stukturën verbale të fenomenit. Poezia fillon me shkallëzim zbritës, përsëri shkallëzim ngjitës, sot,/kërkon një dorë t'a marrë, /nesër, ju jep krahë!, pra  teksti nuk e braktis  gjendjen shpirtërore të integruar brenda tekstit, kjo formë e strukturuar poetike, “nuk barazohet me narracionin e sforcuar lirik”,  sipas studiuesit ( Rexhep. M. Shala).  Në rrafshin përshkrues kemi  perispektivën e dyfishtë të stukturës, sepse në rrasfshin formal simbolet nuk janë përfytyrime, se vetë struktura e poezisë nuk ka “një moment të veçantë të historisë” sipas (Daniel Chandler-it), por një vetëidentifikim të formave të toposese dhe logoseve në formë  piktoreske,  të tipit iluziv, trompe l’oelil, për “një konceptim abstrakt dhe jo diçka që ekziston, si mënyrë empirike në botë”  për (Jane Feure-in), zbret në rrafshin mitiko-biblik, mos, Fjalën! /Nga Zoti e kemi dhuratë. /Si t'a braktisim, /foshnjën tonë, /me dënesë, duke qarë?, se në fillim “ishte Fjala dhe Fjala ishte Perëndi”, (Gjoni.1), se Zoti është Fuqia e  Epërme që vendos për fatin e njeriut, se Zoti ka përcaktuar familjen dhe fëmijët si trashëgimtarët e njeriut, si akt riprodhimi, por ndërtekstoria, na tregon  me anë të pyetjes retorike: a më mirë, jetën, /të mbash në krahë, /apo në shpirt, pengun e saj?, duke  e trasformuar tekstin  si nëntekst, nga rrëfimi mitik në rrëfim letrar,  duke e lidhur me “mitokritikën” term i (Pierre Brunel-it). Në stofën e fundit: fjala, ishte e para, /dhe buzëqeshja e foshnjës. /Gjelbërime të shpirtit në jetë. /Hakërrohet natyra, nga të qarat, /dhe blasfemitë, që njeriu mbjell... topika shenjore në raport me njësinë referenciale,  për (Jacque Geninasca-s) “ekzistojnë tre rrokje  të ndryshme të teksteve”, duke u mbështetur tek Lexuesi Model dhe Autori Model i Eco-s:

-       rrokja  morale, (interpretimi enciklopedik),

-       rrojka semike,(analiza e  tekstit duke mos ndalur vetëm tek niveli sipërfaqësor i

shenjave),

-       rrokja mbresore, (raporti ndjesor që teksti prodhon  mbi subjektin).

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Bibla: (Zanafilla 27:25).

2.      Chandler, Daniel. (1990): An Introduction to Genre Theory, University of Wales, Aberystwyth.

3.      Charles, F.  Jun. (1953): Symbolism and American Literature, Chicago.

4.      Derrida, Jasue. (1976):  L’écriture et la différence , Seuil, Paris

5.      Feuer, Jane . (1992): Genre study, Routledge, London.

6.      Fraj, Northon. (1990): Anatomia e kritikës,  përkth: Avni Spahiu, “Rilindja”, Prishtinë.

7.      Foss, Marti. (1949): Symbol and Metaphor in Human Exsperencie, Princeton.

8.      Shala, M. Rexhep. (2010):  Analiza - Kognicioni dhe modelimi, neokultura,  Prishtinë.

5 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page