top of page

Emi Krosi: "Arratia” nga absurdi ...


BARDHYL LONDO

 

TEMA: “Arratia” nga absurdi dhe depresioni shoqëror, në “Prillin e hidhur” të Bardhyl Londo-s.

 

                                               

Të jesh poet është një gjendje, nuk është një profesion”.                                                            

 

Për të kuptuar përmasën e një poeti duhet të “gërmojmë”, në thellësinë e shpirtit poetik, por edhe në rrugëtimin kohor, që fillon me dekadat e hershme të para viteve ’80-ta, të quajtur ndryshe si brezi i viteve’80, (një qasje moderne në raport me lirinë poetit/invividit,  por edhe me kanonet dhe rregullat tradicionale në proceset letrare të kohës), përtej kufijve kohorë, “jo vetëm qëndrimi ndaj letërisë” (Qosja: 2005 ), por qëndrimi i shumë poetëve të asaj gjenerate, brezi, që solli risi, një lloj huajëzimi të ndaluar, si shembulli i “artit për art, moderniteti jo vetëm si koncept, por si  dukuri e bashkëkohësisë teksa quhej “tradicionale ajo që i reziston modernizmit”, (Topçiu: 2010), sollën  një lloj tjetër humanizmi dhe ndjeshmërie,  me një lloj simoblike të veçantë,  (disa koncepte të atyre viteve, janë trajtuar në shumë studime dhe teza doktorale), se krijimtarinë poetike të viteve ’80-të, “ne e shohim mes tradicionales dhe modernes” (Bejleri: 2017), si një botë simbolesh personale, të një përfaqësie poetësh si edhe (Bardhyl Londo).  Nocione të tilla, si; ekzistenca, vdekja dhe përjetësia, u bënë pjesë e unit lirik, një pjesë e mirë e poezisë së viteve ’80-të, theksoi tiparet simboliste me një sistem shenjash dhe  gjuhë abstrakte, duke krijuar “një strukture komunikimi”,  duke veshur “mitin” me tipare  të modernitetit. 

 

***


Botimi i vëllimti poetik “Prilli i hidhur” * (Londo: 2020),  shënjon një eksperincë indiduale, por edhe një përvojë intelektuale, për fatin  e indivit në Shqipëri, por edhe si parabolë e  ndryshimeve të mëdha politike, sociale, shoqërore, kulturore dhe historike, që “me autenticitetin dhe identitetin që ka dëshmuar në letërsinë shqipe, ka përkufizuar koordinatat e njeriut bashkëkohor” (Gjekmarkaj: 2020), madje porfesori jep edhe një topikë përmbledhëse (sipas kapitujve), bashkë me një reagim pothuajse  të gjithë mediumeve gazetareske dhe televizive.

Poezia është në ndërtura në formë amiguiditeti e ndarë në:

 

1.     topika e ambiguaditetit të kryqit (besimi në dhe (përtej)vetvetes)

 

“Arsyeja pse Milton shkroi në pranga kur shkroi për engjëjt dhe Zotin,dhe në liri kur shkroi për djajtë dhe Ferrin, është sepse ai ishte një poet i vërtetë”.

                                                                                                                                     (Blake, “Martesa e Parajsës dhe Ferrit”)

Figuracioni dhe  komponetët e veprës poetike, që lidhin mitet,  sidomos mitin biblik me fuqinë shprehëse,  “mes dallimit të “mitit kanonik dhe atij apokrifik ”, (Fray: 1990) zbulon energjinë e krijimtarisë poetike në raport me unin e vetëdijshëm racional , por edhe në raport me mendimin e krishterë, që lidh elementin e fuqisë së poezisë me shpirtin individual, si një  simbol që  e drejton drejt shpërfaqjes “par excellence” në strukturat e kuptimit, jo vetëm si  paradigma të përcaktimit ideor-poetik , por vetë qëndrimi filozofik i kategorisë së shenjave si “poetika e papërcaktueshmërisë", (Lacoue-Labarthe: 1978), subjekti letrar në njohurinë dhe (vetë)sigurinë e tij, vetë- vetëdija mund të krijohet, si konvertim kristian por edhe si  "çlirim i njeriut ndaj vetvetes", (Kant: 1980). Vargjet:  një kryq që më kujton çdo çast të jetës/ se gurët janë gati të hidhen mbi mua, / se Juda pret me padurim të më tradhëtojë/ dhe Pjetrin nuk e zë gjumi/derisa të këndojë këndezi/dhe të më mohojë tri herë./…/ po më thoni:/a njihni dikë që të mos e ketë kryqin mbi supe, f.8, tek poezia “Kryqi”, poeti ka sjell gjithë elementet jo vetëm të vesit të keq (mëkatve), si: Maria Mardalena, (prostuticioni) Juda, (tradhëtia), dhe mohimi tre herë,  (trinia e shenjtë Ati -Biri-Shpirti), por keqja njerzore është një kryq mbi shpinë,  për të gjitha mëkatet tona, eptimi i krahasimit, analogjisë dhe metaforës, nga pikëpmja estetike nuk e “dekoron”, me denduri të një “figuracioni poetik” por vërehet një ekonomi gjuhësore

 

2.     Topika e ambiguaditetit të kujtesës historike, (kujtesa jonë historike), me poezitë;

Skëndërbeu”, “Hmaza Kastrioti”, “Donika”, “Ata”, “Shpata e Skënderbeut në muzeun e Vjenës”, shpalimi apo edhe çmitizimi histori, në vargjet: …se vetëm në shtrat ajo ishte grua,/se vetëm në shtrat/ nuk ishte zonjë e rëndë  e Arbërisë, f. 18, simbolika e Donika Kastriotit shpaloset si një grua, (shenjëzimi i amësisë dhe pjellorisë), por edhe si zonjë e parë arbërore.

rrafshin përshkrues kemi perispektivën e dyfishtë të stukturës, sepse në rrafshin formal simbolet nuk janë përfytyrime, se vetë struktura e poezisë nuk ka “një moment të veçantë të historisë” (Chandler: 1990), por një vetëidentifikim të formave të toposese dhe logoseve në formë  piktoreske të ndiesisë historike, për çdo popull dhe komb.

 

3.     Topika e ambiguaditetit të Tiranës, (metamorfoza e botës qytetare), vazhdimësi e

surrealitetit të qytetit me poezitë: “Gjethet vjeshtës në kodrat e Tiranës”, “Therja e plepave buzë Lanës”, “Një lumë mespërmes qytetit”, “Kodrat e buta të Tiranës”, “Një rrugë në Tiranë”, “Qyteti i vdekur”, “Qyteti në karantinë”, “Dy zogj”, “Fluturim i korbave”, “Fluturimi i dytë, ”, “Fluturimi i tretë”, “Fluturimi i katërt”, “Fluturim i korbave natën”, “Fluturimi i pestë”, “Fluturimi (jo i fundit) i korbave”.

·      (De)kodimi dhe (ç)mitizimi i qytetit,  nëpërmjt e vargjet: një lumë rrjedh mespërmes

qytetit,/Përherë i turbullt/përherë i zymtë/I dënuar përjetë  të mbartë llumbëtirën e pistë të/mesturacioneve të qytetit/që dedhen brenda tij/natë e ditë pa pushuar/nga gryka të pista kanalesh,/më të neveritshme se gojët e ferrit./…/ një lumë që rrejdh mespërmes qytetit, f.30, duke defamiljarizuar tmerrin urban dhe absurdin i ekszistencializmit të njeriut, nuk e tehuajizon, por herë-herë, rendit detaje të “zhvillimit urban” herë sendërton dhe shprish, trajtat  e mirazheve reale,  me detaje të ftohta, të një trajektoreje gjithëkohore, njëjtësuar me vargun eliotian; Tamiz i dashur, shko i qetë  gjer në fund të këngës sime/nimfat shkuan, (Eliot: 2017), bashkë(pranë)vënia  në formë trinie:

a)      me Londrën , (qytet ireal i Eliot-it),

b)     me Parisin, me poezinë “Shtatë pleqtë” të (Charles Baudelair-it),  qytet gumëzhitës,

qytet ku andrrat gëlojnë, /E fantazmat trembin kalimtarët në pikë të ditës,/ e flliqta mjegull e zverdhtë hapsinën kish' përfshi ,

c)     me Tiranën,  me vargjet: qyteti vdiq/sheshi qendror si një tru i stërmadh/ngurosur nga

 infrakti, f.76, poezia: “Qyteti i vdekur” (Londo), kalon përmasën e kufirit të gjuhës dhe kohës,  me ngjeshje/ ndjeshmëri estetike,  drejt një kopetencë geninaskiane, “një të pyetur mbi vlerën e vlerave”(Geninasca: 2001). 

-       (De)kodimi i metaforë së lumit, është jo vetëm kryemetafora e qyteti të të “pistë”

 ashtu si edhe vargu: Tamiz i dashur, (Eliot), poeti gjen “detajet” duke skalitur dhe formësuar “statujën e vdekjes” nga Ferri i Dantes me qytetin e të vdekurve, “qyteti i Dites”, (Aligheri: 2004), për të “forcuar” anën emocionale të figurave letrare si një “vëmendje e tepërt” çka i jep forcë figurës, nuk është aq gjallëria e figurës sesa aftësia e saj për të qenë fakt i vetëdijes, “si aftësi e lidhur në mënyrën specifike me perceptimin ndjesor”, (Murry: 1931). Ndoshta thënia e (Yehuda Amichai), “unë provoj të jem një qytetar, të jetoj si një njeri,  jo si një poet”, përforcon përsëritjen (katër herë) e vargut: një lumë që rrejdh mespërmes qytetit,  dhe përsëritja e [(gjashtë herë) e emrit Tiranë], tek poezia: “Një rrugë në Tiranë” është plotmëria jo vetëm e një tranzicioni të shimbshëm, kur edhe Tirana është qytet metropol i zhurmshëm, me jetë dhe lokale nate,  me rrugë të pista, me prostituta, me mbeturina që derdhen si “mesturacinet”, me pijanecë, lypsarë, vrasës, hajdutë, klube nate, lojra fati etj., një qytet që ngushton hapsirat  njerëzore nën kaotizmin e një zhvillimi galopant, ku edhe pemët janë “masakruar” në emër të modernizmit.

-       (De)kodimi i metaforës së shiut, poezia më përfaqësuese, ose kryepoezia e gjithë vëllimit

poetik është “Qyteti në depresion”,  si një përfytytrim apokalitik, se bota hyjnore dhe njerzore janë ngërthyer në absurd, vdekje, depresion dhe frikë, përfaqësojnë:

a)    bota hyjnore = shoqëria e Zotit + një Zot (tre besime)

b)    bota njerzore = shoqëri njerzore + Njeriu, (vdekatar dhe mëkatar)

c)     bota ujore = lumi +Uji (bekimi i Jetës),

d)    bota materiale = qyteti+ Katedralet, bulevardet, teatri, opera etj., është shiu dhe

përshkrimi që lidhet me “lëvizjen e shpirtit”, që shoqërohet me  krizën, depresionin, pandeminë, karatinimin e papritur të qytetit.  Simbolika e ujit  ka po ashtu katër aspekte ciklike të ujit (shiu, burimet, lumenjtë, deti e bora), si katër periudhat e jetës, (rinia, pjekuria, pleqëria e vdekja)    kur vargjet: “Mbi Katedralen Ortodokse, mbi Katedralen Katolike/e Premtja e Zezë edhe më zezon,/shiu zbret si një antikrisht i zi sterrë,/gjysma djallëzi, gjysma depresion”, f.77, se shiu/uji është një dukuri natyrore  që rilind jetën, por edhe si pastrim moral dhe katarsis, apo si pagëzim që për besimi e krishterë/ortodoks (simboliozn rilindje dhe pastrimin emocional) nga Gjon Pagëzori, por edhe në besim islam, në Suren Furkan, “ edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër(El Furkan: 1989 ), por vetë “shiu” simbolizon, trishtimin, ankthin, refuzimi, dëshpërimin, “i jep nota të forta ankthi lexuesit dhe tregon për një situatë kritike, (Petoshafi:2020), por është një përmbysje metaforike që letërsia e lidh edhe me simbole të tjera, se shiu shkakton: a) terr iformativ, b)mashtrim, c)depression dhe errësirë, d)përçatje, që nëpërmjet vargjeve: “drogaxhinj të papunë,prostituta që shfryjnë,/pa një ftesë orgjie, pa një telefon,/qiellit enden ca lakuriqë nate,/gjysma enigmë, gjysma depression”, f.78.  Prirjet avangardiste, ku metafororikja dhe simbolika realizohen  në mënyrë të çrregullt, te kjo poezi në pikëpamje të strukturës dhe të idesë poetike duken paska kapriçioze, por ajo e respekton  rregullën metrike [von’/depresion], ashtu  siç respekton edhe kontekstet logjike poetike, mbi të cilat “sendërtohet shprehësia artistike, është gjuha e komponimeve metaforike dhe simbolike”, (Çerkezi: ), ky lloj tëhuajëzimi, ka një koncept individualist, individualizmi ” është konfiguracion ideologjik modern”, (Dumon: 1997).

Për dekodimin e veprave të tilla luan rol:

a)    nënteksti, në shtresëzimet e të cilit synohet qasja drejt mesazheve të tërthorta,

b)    ndrëkallja  e kuivalencës stilistikore dhe sintaksore,

c)     kornizat narrative kompozicionale dhe poetike rikuptimësohen,

d)    shenjohen paradokset semiotike të  (pa)kohësisë. Ankthi, frika dhe depresioni, në

fundpoezinë : shiu i lag pa mëshirë me depression, është një metaforë ekspansive, ku kryesema [shi (përsëritet shtatë herë)/depresion, (përsëritet nëntë herë)] se kotësia e jetës njerzore kudojemi dhe kundondodhemi, është në kërkim të Asgjësë dhe shkojmë drejt Askundit. Jemi thjesht fragmente, jete, kohe, moshe,  ëndërrash, këtejjeta dhe matanëjeta, jemi Qenia, por jemi edhe Hiçi. “Qenia dhe hiçi”, (Sartri: 2011) ose neveria e dukjes, nuk është thjesht “shkak i vetvetes”, por ndërgjegja që ekziston pavarësisht vetevetes, që shumë herë mund të themi jemi “hiç” por qenia jashtë/ (brenda)vetëvetes, rrjedh nga “psikologjia e turmës”.

-       (De)kodimi i metaforës së korbit, në poezitë: “Fluturim i korbave”, “Fluturimi i

dytë, ”, “Fluturimi i tretë”, “Fluturimi i katërt”, “Fluturim i korbave natën”, “Fluturimi i pestë”, “Fluturimi (jo i fundit) i korbave”, është jo vetëm degradimi moral dhe shoqëror i shoqërisë shqiptare, por shkon edhe më larg në kontekts global, një shoqëri që ka humbur çdo vlerë humane,  mbushur me imoralitet, mashtrime, shfytëzime, skllavërime, korrupsion, abuzimi  me lirinë dhe “shthurja” skllavërimi dhe  kalbëzimi shpirtëror i njeriut  të “vogël”, të “vjedhur”, të “mashtruar” nga zbrastësia e jetës vetmitare, se jashtë krijimit të një  vetëdije puritane, a mund të krijojmë një realitt siu generis, duke patur pavarësinë e ekzistencës personale të pavarur nga vetëdija, “ka mënyra të esenciales si fenomen sociologjik”, (Durkhein: 2004). Vargjet: struktura në pallatet -karantinë, f.89, “Qytetit në karantinë”,  frika, ankthi dhe pandemia botërore ndryshoj sjelljet njerëzore, një ftohtësi Artike tejpërtej maska, njerëzit ca u humanizuan dhe ca të tjerë u (de)humanizuan kurse çmenduria botërore solli arrest kardiak të zemrave të friksuara dhe vetëm  bota virtuale u rrit aq shumë, aq shumë, saqë ishte fuqia e shfrytëzimit të dijes njerëzore duke ndërtuar strategji të reja për mbijetesë dhe përballimin e pandemisë globale;  vetëm në të rrallë  ndonjë e-mail enigmë/, eterin çan nëpër depresion, f.77, kjo qasje virtuale ka ndryshuar jo vetëm modelin e ndërveprimit, një botë me hapsirë “digital natives”, si një ëndërr irreale, ku “liria e rreme” në botën virtuale është në  varësi (jo)kimike me  sjelljen, trupin, fiziken dhe shpirtin,  me idenë e bukurisë estetike (në art dhe komunikim), se kjo hapsirë virtuale që po (ri)jetojnë përmes inteksteve (sms-ve), mund ta shprehim si paraqitje tjetër, që shpalon nga përfytyrimi “artin e fshehur”, si lojcak me  konceptin operativ të përditësimit të njëkohësisë  si filozofi edhe letrare “për artin modern, vepra nuk është shprehje por krijim”, (Derrida: 1976), ku komunikimi kibernetik ka filluar me ndërveprimet njerëzore, në kontrast me hapësirën reale ku njeriu përballet me vendin dhe kohën fizike, kur interneti u përfshi si domosdoshmëri komunikimi virtual global, në romanin “Neuromancer” , “një halucinacion konsensual që përjetohet çdo ditë nga miliarda operatorë legjitimë, në çdo komb”, (Gibson: 1984), nëpërmjet lidhjeve nga miliona njerëz  nëpërmjet rrjeteve sociale,  e-mailave, dhomave të komunikimit chat, etj…etj., e rrit më shumë frikën nga “vallja e korbave” ose fluturimi i korbave, si një cikël më vete, se korbi (zog i zi) që ha ngordhësira, është  sinonim i të keqes universale, (pandemia globale covid-19), analogjia me “Korbin” e Poe-s, poeti e stimulon me fjalët: kobzezë, ogurlinj, kokërritnin, korba djallzeza , fluturonin kuturu, shëmti korbash, tallje prej korbi, korbat sterronin, mister-korbi, krrokëriste krra-krra, korba ekstremistë, ashti si tingëllimi i vargut të Po-es [nevermore/kurrëmë], dhimbja e poetit që tejçon tek lexuesi, i jep një ton të trishtë, të zymtë, të frikshëm, ku errësira, vdekja, heshtja, misteri, me rimë  në çdo strofë [v.2, v.4 ], vargjet: korbat vinin nga e majta, nga e djathta, nga qendra,/korba, korba, korba…/Perëndi, na ruaj  nga këto trille të çmendura!/Zot, na shpëto kokat!”, f.84, poezia “Fluturimi i dytë”, kjo lloj tingëllime [ab/ab, qendra/ çmendura, korba…/ korba]si dhe përsëritja tre herë e fjalës korba, shoqëruar me […retiçensë], e bën akoma më tragjike situatën e qytetit, atdheut, anëmbanë botës, dhe Universit Global. Kjo gjuhë frike ky lloj metamorfizimi errësues, poeti përpiqet të qetësojë situatën, të mposhtë frikën. Vargjet:  papritur një tufë fluturoj aq afër/rruga mu bë si ferri i Dantes/…/tani në kokën time klithte korbi i Alan Poes:/Kurrë më!Kurrë më!Kurrë më!, f.86, analogjia këlthitëse;

-       së pari, është një përkushtimi ndaj  tekstit të hapur dhe vlerat e papërcaktueshmërisë

të mitit; 

-       së dyti, ndryshimi teorik midis një letërsie të përkushtuar ndaj varësisë së tekstit-

mitemës, ku përfshirja e lexuesve, ka të bëjë me rëndësinë sa të letërsisë, aq edhe me lexuesin, saqë autonomia absolute, që një vepër  “ekziston brenda vetes/ për veten ”, nuke  është aq thelbësore,   kur ekziston si projekt  brenda kohës  letrare dhe historike, por edhe si  argument teorik,  “është një përpjekje për të ndryshuar aktualisht historinë e poezisë të shekullit XX” (Lacoue-L., Nancy: 1989). 

 

4.     Topika e ambiguaditetit të vdekjes, poezitë: “Të vdekurit e mi”, “Prilli i hidhur”, “Te

vdekurit e harruar”, “Atit tim”, “Mëngjesi në Kukës”, “Dy metra vend”, poeti nuk e ka “çmontuar” vdekjen, në pjesë - pjesë por ajo është e barabartë sa jeta, ku vargjet: unë jam një varrezë shëtitëse,/udhëtoj përherë me të vdekurit e mi/strehuar përjetë në telefon,/që s’di ç’është harrimi, f,40, me përsëritjen  e vargjeve të para tek poezia gjashtë -strofëshe, “Prilli i hidhur”, “ndoshta erdhi koha të iki”, është testamenti i pasvdekjes,  si dëshmi e jetës poetike, se  format e shprehjes së  modernes, nuk e de(ç)montojnë lirizmin spontan të vetëdijes dhe pavedijes poetike, jo vetëm si procedim të lëndës artistike, duke na sjellë një “dikotomi mes gjuhës e realitetit, mes dëshirës dhe mundësisë”, (Friedrih: 1974), duke iu larguar transhendentes së krijimit mes Zotit dhe Njeriut,  “përtejbota”, “përtejjeta” kanë dallim mes qenies së fajshmes njerëzore dhe Hyjit të Krijimit, se edhe vdekja edhe (pas)jeta. Figuracioni i pasur:

·      figurat themelore stilistikore:

-       paralelizmi figurativ: ndërsa korbat...

-       krahasimi: ndërsa korbat të zinj,të pistë si ferri...

-       simboli: korbat, qyteti, shiu..., 

·      tropet:

-       ironia: përqeshja dhe tallja e poetit për Tiranën dhe frika kundër pandemisë,

-       sarkazma: denancimi i degraimit të shoqërisë shqiptare,

-       satira: godet metropolin (Tiranën) dhe shkatërrimin e saj nga banorët e tij dhe politika

5.     Topika e ambiguiditeti dashuror, me poezitë: “Ulqini”,  “E kaltra e Makit të De

Radës”, “Pikëllimi i Pargës”, “Shuarja e diellit në det”, “Lot i kaltër”, “1913”, “Dhe ishte një hotel”, “Mesnatë në Korçë”, “Pishat e buta të Golemit”, “Vaji në Shën Naum”, “Shokët e babit”, “Falemindeti det”,  poeti është i ndjeshëm ndaj dashurisë njerëzore, ndaj të bukurës, ndaj natyrës, miqësisë, respektit, mirënjohjes, vlerave, madje edhe ndaj detit, në vargjet: ti ikën larg/mbi supe/mbi flokë/ujët-kaltërsi, f.94, poema: “Faleminderit det”, një lloj dashurie kaq e sinqertë mungesore njerzore, për detin, rrezet, rërën, ujin, dashuritë, vajzën, gruan, të dashurën, (larg dashurisë trupore dhe mishtore), një dashuri për njerëzit e Makit të kaltër të De Radës,  ku vetë poezia ka një ndërtim krejt ndryshe: kaltërojnë kupola katëdralesh/kaltërojnë kremtime krishlindjesh/ klatërojnë  kryqe kreshmesh/ kaltërojnë kalldrëme katundesh/ kaltërojnë korie kullumbishtash/ kaltërojnë kreshta kavakësh,/kaltërojnë krela krizantemash/kaltërojnë këmishë koptesh/ këtu/kaltërsinë e kendellin kangjellat f. 57, në poezinë:  “E kaltëra e Makit të De Radës”,  nocioni i tingullit të pastër, si një “masë estetike”, është një sistem marrëdhëniesh që na paraqet:

-  larmi të efekteve  zanore,

- shtresë zanore,

- integraliteti i krijimit poetik,

- lidhja e qenësishme e brendëshme,  cilësia relative e tingullit, që dallohet nëpërmjet  vargjeve.

Dallimet e mbredshme të tingujve, më efekte estetike, që veçantësitë e muzikalitetit shprehen me termin “eufoni” bashkë me dallimet e tingujve që kanë në themel; metrin dhe ritmin:

-       lartësia e tonit,

-       kohëzgjtaja e tingullimit,

-       shpeshtësia e përsëritjeve, që vjen nëpërmjet figurave:

përsëritjeve, anaforave[kaltërojnë], kosonanacave [sh/ll/], aliteracioneve [kalërojnë kupola katedralesh], asonancave [këtu/kaltërsinë e kendellin kangjellat etj.] Ky lloj tigëllimi është i pranishëm edhe tek poezia, “Pikëllimi i Pargës”, me vargjet: endem.Eci/Eci.Endem/Endacak.Emigrant/…/Endem.eci/eci.endem./Varrvithisur,vrevrerosur/ pa djep,pa deltëderdhje, f.59 përsëri figurat: anafora,katafora/kosonanaca/aliteracioni/ asonancat. Qyteti  si një lloj sinonimie  me bashkësinë njerzore me fate të përbashkëta,  me  formën më përmbajtësore me  “strukrurën semiotiko-narrative” (Greimas: 1966), në rrugëtimin gjenerativ dhe nivelin diskursiv, vetë instancat e thënies përzgjedhin rrugëtimin figurativ të kësaj fjale:

 

 Së fundmi:  duke lexuar këtë vëllim të ri të Bardhyl Londos, gjejmë një konvertim të shpirtit si një brendashkrim njësor të vetvetes, për miqtë e tij të përhershëm poetë që tejkalojnë gjuhët, hapsirat, kontinentet , se kodet poetike dekodojnë vetveten, por edhe përsëriten brezave dhe kohëve. Kumti nga “Prilli i hidhur”, është se aty jemi ne të gjithë bashkë me  dhimbjet, frikërat shqetësimet, dilemat se “armiku i padukshëm” është një korb, një shi, një depresion, një karantinë, por është edhe pyetja retorike: kur do mbarojë? A do ketë shërim?! Vaksina erdhi! Çlirohuni nga drepresioni, por mos harroni poezinë e madhe, poezinë e mirë të Bardhyl Londo-s.

 

Dy zogj

 

Dy zogj ndjekin njëri-tjetrin,

në qiellin e përvëluar nga etja.

 

Njëri është jeta,

tjetri vdekja…

 

BIBLIOGRAFI:

 

 

1.     Aligeri, Dante, (2004): Komedia hyjnore, përk: Mark Ndoja, “Lisita”, Tiranë.

2.     Bejleri, B. Luljeta:  (2017), Poezia shqipe e viteve ’80 ,mes traditës dhe risisë, (për mbrojten e gradës “Doktor i shkencave” në Studimet Letare), Tiranë.

3.     Chandler, Daniel: (1990), An Introduction to Genre Theory, University of Wales, Aberystwyth

4.     Çerkezi, Edlira: (2013), Dukuri të reja në letërsinë e pas viteve ‘90-të, (këndvështrimi i poezisë), revista; AKTET VI, 4: 395 – 399.

5.     Çiraku, Ymer: (2011), Shqyrtime kritike nga historia e letërsisë shqipe, “Albas,” Tiranë.

6.     Derrida Jasque: (1976), L’écriture et la différence , Seuil, Paris.

7.     Dumont, Louis , (1997), Ese mbi individualizmin, “Korbi”, Tiranë.

8.     Durkheim, Emile (2004) Leksione sociologjike, “Plejad”, Tiranë.

9.     Eliot. S. Tomas; (2017), Toka e shkretë, përk; Gentian Loloçi, “Aleph”, Tiranë.

10.  El – Furkan: (1989), Quran,  përkth: Hfz.Sherif Ahmeti, Prishtinë.

11.  Fraj, Northon: (1990), Anatomia e kritikës,  përkth: Avni Spahiu, “Rilindja”, Prishtinë.