top of page

Emi Krosi: Absurdi i modernizmit të qenësisë femërore në poezinë e Ailda Mëngjesi-t


Tema:  Absurdi i modernizmit të qenësisë femërore në poezinë e Ailda Mëngjesi-t

 

Poezia nuk ka përcaktesë të gjendjes shpirtërore në çastin kur shkruan, ashtu siç gatujnë një bukë të mbrume, më majën e mirë të miellit. Të gjykosh, një poezi të vetme është shumë e vështirë, pasi modelet e lirikës moderne, rrënojnë njeriun, përmbysin kohën, shprishin poetikat, lakuriqësojnë realitetin, çiftëzojnë natyrën, shkallmojnë dashuritë, përmysin Universin. Uni poetik nuk ka përcaktesë gjinore, vetë argumenti artistik, për një sistem të caktuar vlerash, lexuesi mund ose jo të tregojë shenja simpatie (Fridrih: 1974), nëpërmjet emcocionit që përcjellin fjalët. Në poezinë “Thuajse” (Mëngjesi: 2020), ka një lloj irracionaliteti që të josh.

 

Thuajse kristal

në avullin e qelqeve

mëngjeseve të ftohta

e sheh dhe të qeshet

e të kujtohen gjëra të bukura

si puthja e parë

ajo e para fare,

shkrirja e akujve

me frymë...

apo një rreze drite që bie

nga një burim i padukshëm

në natën e errët kur hëna

ka rënë për të fjetur

në anën tjetër të qiellit

dhe ti mezi arrin të shohësh

veten në pasqyrë

ashtu si nuk e ke parë ndonjëherë

veshur e tëra në lule

dhe re të bardha

si e arratisur prej qiejve...

thuajse poemë...

 



Poetia përpiqet të trasferojë kënaqësinë e leximit përmes vetvetes, në mënyrë aq intensive, po aq edhe interesante përmes vargjeve: thuajse kristal/në avullin e qelqeve/mëngjeseve të ftohta/e sheh dhe të qeshet/e të kujtohen gjëra të bukura gjendja e ndiesivë së pezullt në mëngjeset gri të  Nju Jorkut, përmes njëmendësisë së jetës, ndërtimi i metaforës si figurë e thellë (Murry: 1931), nuk është metonimia e femrës që  prodhon jetën, por edhe imazhi i një mëngjesi të kristaltë. Përmes vargjeve: si puthja e parë/ajo e para fare,/shkrirja e akujve me frymë.../apo një rreze drite që bie/nga një burim i padukshëm/në natën e errët kur hëna, poetia poetia nëpërmjet frymës dhe rrezes së dritës, ajo ndiesi e akullt që shkrifërohet përmes frymës, është si një rreze drite që ndërkëmbehet mes natës/hënës prëmes elementit të Ajrit, (rrezet/drita/ fryma) duke u ndërkëmbyer me elementet e Tokës nata/errësira/hëna), në rrfashin formal të simboleve qiellore dhe tokësore, zbullojnë strukturën e vetë poezisë, përmes toposeve dhe logose , se përceptimi i poetikës është një përmasë nga realiteti (Chandler: 1990). Format e shprehjes së  modernes, kanë çmontuar lirizmin spontan të vetëdijes dhe pavedijes, si procedim të lëndës artistike:  ka rënë për të fjetur/në anën tjetër të qiellit/dhe ti mezi arrin të shohësh veten në pasqyrë/ashtu si nuk e ke parë ndonjëherë/veshur e tëra në lule/dhe re të bardha si e arratisur prej qiejve.../thuajse poemë..., nënvetëdija e drejton lexuesin në distanca kohore ku përvishen përfytyrimet nëpër hapin e galaktikave, dhe re të bardha si e arratisur prej qiejve.. të cilën e shkuara dhe e tashmja shkrihen vazhdimisht bashkë, si një marrëdhënie  mes dikotomisë së gjuhës dhe realitetit si dëshirë dhe mundësi (Emile: 2004). Diskursi poetik i përditësisë, si konceptim abstrakt i botës, në formën e një ekstazie mistike universale, ku bota surreale dhe absurde, përmbys postmodernizmin, nëpërmjet ridiminsonimit të botës femërore që “i dorëzohet” qenësisë së saj poetike.

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Chandler, Daniel: (1990), An Introduction to Genre Theory, University of Wales, Aberystwyth.

2.      Durkheim, Emile: (2004), Leksione sociologjike, “Plejad”, Tiranë.

3.      Fridrih, Hugo: (1974),  The structure of modern poetry (From the Mid-Nineteenth to the Mid-Twentieth Century), Northwestern University Press, Evanston, USA.

4.      Mëngjesi, Ailda: (2020), Thuajse, “N&M”, Tiranë.

5.      Murry, J.Middleton: (1931),  “Metaphor”, Contries of dhe Mind, second series, London.

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page