top of page

ELEGJI PËR MOTRAT QË MË MUNGOJNË


ELEGJI PËR MOTRAT QË MË MUNGOJNË


Nga BASHKIM SALIASI


MOTRAT


Në derën prindërore, në çdo situatë e stinë,

motra është dallëndyshja e parë që troket.

Vjen dallëndyshja që sjell te ne lumturinë,

gëzojnë prindërit të lumtur si princeshë e mbret.


Kur ikin prinderit, babai e nëna, një ditë,

vendin e tyre e zën motrat që rrezatojnë dritë.

Pranë tyre ndihemi të qeshur, e të lumtur të gjithë,

këndojmë e qeshim si pleqtë dhe fëmijët.


LAGRIMI I DALLËNDYSHEVE MOTËRA


Pa pritur dallendyshet motëra ikën një ditë,

pa na përqafuar e lamtumirë pa na thënë.

N’a u drodh zemra, e na u përlotën sytë,

humba tre dashuri që rrezatonin si hënë.


Pse iket kaq pa pritur, të dashura motera!?

Thërras i përlotur çdo natë e ditë.

Ju ishit gëzimi ynë në çdo takim e sofër,

qeshnim të gëzuar e këndonin të gjithë.

BISEDË NË GJUMË ME MOTRAT


Në gjumë e ëndërr më vini çdo natë,

më puthni e më përkëdhelni plot mallëngjim.

-Ikëm, më thoni, te prindërit atje lart,

s’jemi të përjetshëm, vëllai im Bashkim!


Jetoje jetën me miq e shokë, me të gjithë,

mos bëj keq, fal dashuri për këdo pa kursim.

Këndo e qesh, rrezato mirësi dhe dritë,

jeta ka vlera, sa je gjallë, i dashur vëllai im!


Shënim: Kushtuar motrave të mija Asijes, Sheribas dhe Jeminesë.

Tiranë, më 13 shtator 2022

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page