
Elegji për ALI EFENDI ASLLANIN * In memoriam
Nga Përparim Hysi
40-vjet më parë,vdiq POET ALIU! Që me fjalë e vargje bënte synjeriu! Bënte synjeriu me fjalë e me vargje Me brumë dashuria plot e tija "magje".
Lezet i kish vargu, lezet edhe fjala Kulm i poezive a s'qe "HANKO HALLA"? Dashurinë maja dhe brumë dashurinë Vetëm një LASGUSH matej me ALINË.
Dhe"loznin" me fjalën, dhe "loznin" me vargun Fjalët mjaltë të ëmbla seç na ngrohën gjakun. Këndoi dashurisht deri në moshë të vonë Se zemra e Poetit këndon për gjithmonë.
Ndaj e gjen plakushin tek "loz" me çupa Edhe këto çupa,"zë" i pi me kupa! Dashuron Poeti,edhe kur është gjysh E thonë poezitë, pa si e pa qysh?
40-vjet i ikur? Kush thotë që ka ikur?!!! Si mund të ketë ikur me të s'jemi nginjur? A ikën LASGUSHI? Po OMER KHAJAMI? Nuk ikën"BABUSHI"! Rron ALI ASLLANI!
* e kam shkruar më 20 dhjetor 2006 me rastin e dyzet vjetorit të vdekjes.
Tiranl,20 dhjetor 2019