top of page

ELEGANCA POETIKE MES ANTITEZËS DHE KONTRASTIT



Poezia: E diel Ballkani … e Odise Kotes.

I-Pamja fotografike e poezisë “E diel Ballkani” e poetit Odise Kote e ngjashme me një qiparis të lartë më krijoi një ndjenjë trishtimi qysh në leximin e parë, thua se po më jipte një ngjashmëri me afrimin në portën e varrezave ndaj pata ndrojë të hyj mes vargjeve. Një pamje sureale, me realizëm magjik te brendafshehur.

Kjo poezi e Kotes shpreh ndjenjën e kontrastit midis pamjes natyrore të Ballkanit dhe realitetit të tij, si dhe sfidat e konfliktet që karakterizojnë këtë rajon dhe këtë poeti e ka dhënë me një elegancë e qartësi të thukshme nëpërmjet disa prej figurave të kundërvenies dhe tipareve antiteze të theksuara në poezinë e tij:

Në poezinë "E diel ballkani", autori prezanton një pamje të kontrastuar midis bukurisë natyrore dhe realitetit e historisë së dhimbshme të Ballkanit nëpërmjet një antiteze gjeografike. Në njërën anë, ai përshkruan peizazhin e bukur të "mbuluar me dafina" dhe "skaje të lumtura," ndërsa në anën tjetër ku historia ngre krye sigurisht, ai përdor fjalë të tilla si "rrënojave të trishta" dhe "sovrani i hakmarrjes" për të paraqitur ndjenjën e shkatërrimit dhe tensionit të pranishëm në këtë rajon në atë mënyrë sa që të lind trishtimi kur sheh se vend i bukur me dafina është shndruar në një varrezë, me qiparisa në hyrje.

Poeti paraqet ndjenjën e kontrastit mes historisë së Ballkanit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë. Kështu, përmendjeja e emrit të Kryepeshkopit Arthur Liolini me vargjet: “Kryepeshkop' i botës shqiptare,/At Arthur Liolini/po ngjitet lart tek zotat” dhe sidomos lutja "Amen" përveç dhimbjes njerezore për ikjen e bariut, të njeriut të shenjtë, sugjeron dhe një dëshirë të palës shqiptare për ndryshim dhe përmirësim, ndërsa përdorimi i fjalëve si "makthet, mitet dhe erërat" përshkruan trashëgiminë e vjetër dhe sfidat që duhet të përballen të shfaqura në një imazh të ankthshëm te vargjet: “Tokave të Ballkanit,/buzë greminave, /buzë humnerave,/ rrënojave të trishta, skajeve tē lumtura,/mbuluar me dafina, /mbushur me varreza plot lagështirë./Rrëshket i papenguar, sovran,/Instikti vjetran i hakmarrjes”.

Përdorimi i sinonimit politik për Shekspir (W. Sheakspeare) në lidhje me një "shtet që jeton me vesin, mbi krim" thekson ndjenjën e kundërshtisë midis politikës dhe moralit, duke sugjeruar se disa udhëheqës të Ballkanit janë të korruptuar dhe të pasionuar për pushtet nepermjet dhunes se brendshme dhe pushtimeve te jashtme. “Diçka ështê kalbur atje në Serbi, /do thoshte Sheakspeare” varg që afron historinë, por shpejt e kupton se flet për realitetin politik, ndaj për ta kuptuar duhet lexuar vijimi ku shkruan: “që zbeh inteligjencën e shefit të Europës,/ Zhozef Borrell,/e pakuptuar, gjithëaq,/bën hapa të çuditshëm mbrapsht”.

Poezia përshkruan kontrastin midis natyrës së bukur të Ballkanit dhe shoqërisë së trazuar dhe të konfliktuar. Përdorimi i vargjeve të tilla si: “Qiejve, të veriut në Kosovë,/trumba - trumba ikin,/në korridoret e lejuar,/ikin, ikin zogjtē shtegëtarê,/ikin lejlekë " nëpërmjet imazhit të zogjve që ikin poeti flet për braktisjen e vendit “nëpër korridoret e lejuara” të emigracionit të njerëzve nga ky rajon.

Këtë poezi të Kotes që mund ta quajmë poezia e kontrasteve dhe antitezave poeti përdor antitezat dhe figurat e kundërvenies për të theksuar ndjenjat e kontrastit dhe të sfidës që ekzistojnë në Ballkan. “Kokolepsur shekujve,/bashkim i përsosur kundêrshtish,/ende tē paprekur,/makthet, mitet dhe erërat./ Drejtimiin erës mbase s'ia ndryshojnë dot,/por mund të rregullojnë velat...” nëpërmjet një imazhi të ngjashëm me furtunën poeti guxon të shpresojë se: “mund të rregullojnë velat”. Sigurisht që ky stil i shkrimit e bën poezinë të fuqishme dhe e ndihmon lexuesin të reflektojë mbi kompleksitetin e këtij rajoni të historisë dhe kulturës

II-Poezia "E diel ballkani" dallohet së pari si një poezi simbolike dhe imazhiniste, edhe pse përmban elemente realist. Kote përdor simbole, imazhe dhe vargje poetike për të përshkruar thellësinë dhe kompleksitetin e Ballkanit dhe për të shprehur ndjenjat dhe refleksionet e tij në një mënyrë metaforike.

Vlerësimi si poezi simboliste poezia e merr nga përdorimi i simboleve të tilla: si "kambanat e meshave" për të paraqitur një imazh të përtejshëm, që përfaqësojnë ndjenjat e thella të autorit në lidhje me Ballkanin, ku "Kambanat e meshave" janë një simbol i hirit dhe besimit, pavarësisht se përdoren këtu për të theksuar tensionin dhe trazirën.

Përdorimi i ikonave fetare si psh emri i Kryepeshkopit Arthur Liolini dhe lutja "Amen", që janë elemente të lidhura me besimin, këto si elemente janë më shumë simbolike sesa të vërteta dhe realiste, sepse ata përfaqësojnë dëshirën e autorit për një ndryshim më të thellë në rajon.

Përdorimi i imazheve natyrore të bukura, si "mbuluar me dafina" dhe "skaje të lumtura," është më shumë imazhizëm se realitet, sepse ata shërbejnë për të shfaqur një pamje ideale të Ballkanit që kontraston me realitetin e tij të trazuar dhe të shkatërruar.


III-Kjo poezi e Kotes është e veçantë në mënyrën se si përdor elementet simbolike dhe imazhiste për të shprehur ndjenjat dhe refleksionet mbi Ballkanin, madje edhe pse poezia përmban elemente të realitetit, ato janë përdorur me një ngjyrë të thellë simbolike dhe metaforike për të theksuar thellësinë e temës dhe emocionet e autorit ndaj këtij rajoni të ndërlikuar.

Metaforat në poezinë "E diel ballkani" të Odise Kotes janë të rëndësishme për të përcaktuar simbolet dhe imazhet që autori përdor për të shfaqur Ballkanin dhe ndjenjat e tij. Këtu metaforat ndihmojnë në krijimin e imazheve dhe në thellimin e kuptimit të poezisë. Le të analizojmë disa prej tyre:

"Kambanat e meshave tingëlluan kaq fort,

sikur vinin nga bota e përtejme,

zëra të ngjizur në zjarr e pezm."

Ky varg përdor simbolin e "kambanave të meshave" për të paraqitur një pamje të misterit dhe spiritualitetit të Ballkanit, ku kambanat janë simbol i feve dhe adhurimit, dhe përdoret për të shfaqur thellësinë e besimit dhe zakoneve të këtij rajoni.

"mbuluar me dafina,

mbushur me varreza plot lagështirë."

Vargu përdor metaforën e "dafinave" për të paraqitur bukurinë natyrore të Ballkanit . Dafinat janë edhe një simbol i fitores dhe lavdisë, por në këtë kontekst, ata përfaqësojnë pamjen e bukur të natyrës, ndërsa metafora e "varrezave plot lagështirë" shfaq historinë e Ballkanit, ndërsa të tillët janë simbol i trazirave dhe vuajtjeve të kaluara.

"Medet."

Kjo fjalë (që shpreh sa një frazë) është një metaforë që përdoret për të shprehur ndjenjën e nevojës për ndihmë dhe përmirësim në Ballkan. Në këtë rast, ajo është një thirrje për ndryshim dhe solidaritet.

"Diçka është kalbur atje në Serbi,

do thoshte Sheakspeare*,

që zbeh inteligjencën e shefit të Europës,

Zhozef Borrell,

e pakuptuar, gjithëaq,

bën hapa të çuditshëm mbrapsht."

Poeti përdor metaforën e "çuditshmërisë" për të përshkruar marrëdhënien e regressive dhe kundërshtuese të Serbisë me Bashkimin Evropian dhe përdorimi i Shekspirit si metaforeë për të shfaqur një shtet që sjell trazira dhe tensione është tepër i fuqishëm dhe shpreh shqetësimin e thellë për situatën që ai krijon.

Këto metafora dhe shprehje poeti ndihmojnë në krijimin e imazheve të thella dhe në shfaqjen e ndjenjave dhe ideve të autorit mbi Ballkanin në një mënyrë poetike dhe simbolike. Ata përcaktojnë gjithashtu dhe një ton të veçantë në poezinë e Kotes dhe ndihmojnë lexuesin të kuptojë më mirë thellësinë dhe kompleksitetin e temës.

"Qiejve, të veriut në Kosovë,

trumba - trumba ikin,

në korridoret e lejuar,

ikin, ikin zogjtë shtegëtarê,

ikin lejlekë. Bën ftohtë. Bêrrr bërr."

Në këtë pasazh, metafora e "trumba-trumba" përdoret për të përshkruar zogjtë që largohen nga rajoni i Kosovës nën efektin e (të ftohtit dhe) rrezikut. Ky imazh i ikjes së zogjve shtegëtarë përfaqësohet përmes metaforës për të shfaqur situatën e refugjatëve dhe largimin nën trazirat dhe konfliktet e kohëve të luftës. “Bën ftohtë. Bêrrr bërr." shkruan poeti dhe ne ndjejmë të ftohtit të na hyjë në palcë, çuditërisht jo prej erërave dimërore po prej lajmeve të shpërndara në eter.

"Kokolepsur shekujve,

bashkim i përsosur kundêrshtish,

ende tē paprekur,

makthet, mitet dhe erërat."

Metafora e "bashkimit të përsosur kundërshtish" shfaq qëndrueshmërinë e urrejtjes dhe tensioneve në rajonin e Ballkanit, ndërsa metafora e "maktheve, mitet dhe erërave" përshkruan pasurinë e trashëgimisë së këtij rajoni dhe tensionet që vazhdojnë të mbeten.

Përdorimi i këtyre metaforave krijon imazhe të forta në poezinë e Kotes, duke ndihmuar në thellimin e kuptimit të vargut të tij dhe përhapjen e një atmosferë të ngjashme me ëndrrën, ku simbolet dhe imazhet ndërtojnë një narrativë më të thellë për Ballkanin dhe përvojën e autorit me të. Kjo mënyrë shprehjeje poetike ndihmon lexuesin të ndjehet më afër temës dhe të kuptojë më mirë thellësinë e emocioneve dhe refleksioneve të shprehura nga autori.

Përsëritja e vargut "E diel" në fund të çdo strofe është një element thelbësor i poezisë "E diel ballkani" të Kotes dhe ka një forcé poetike të veçantë, pasi kjo përsëritje i jep poezisë një strukturë të re dhe e pasuron temën e të dielës si një moment i rëndësishëm, jo vetëm ritual-fetar në Ballkan. Forca poetike e kësaj përsëritjeje është në vlerat simbolike dhe metaforike të fjalës "E diel" dhe në mënyrën se si ato përdoren për të krijuar një lidhje të thellë mes natyrës, historisë, dhe shoqërisë së Ballkanit.

Konsistojnë disa elementë të forcës poetike të kësaj përsëritjeje:

"E diel" është një term i ngarkuar me vlerë simbolike në shumë kultura dhe besime, përfshirë këtu edhe kulturën ballkanike. Ajo është dita e pushimit dhe reflektimit në traditat fetare dhe kulturore. Përdorimi i saj në çdo strofë thekson ndjenjën e rëndësisë së kësaj dite dhe çastit të qetësisë, pavarësisht turbullirave të Ballkanit aktualisht.

Lutja me fjalën "Amen" në fund të secilës strofë thekson një dëshirë për shpresë dhe ndryshim në kontekstin e Ballkanit. Kjo fjalë ka vlerë simbolike të përdorur në besimin e krishterë dhe lidhet me kuptimin e përfundimit të lutjes dhe shpresës, duke ndihmuar në thellimin e kuptimit të poezisë dhe në përcaktimin e një tonaliteti më të thellë emocional.

Përdorimi i vargut "Bën ftohtë, bërr" është një përshtatje e thellë në poezinë e Kotes dhe i jep poezisë një dimension tjetër të Kohës dhe Natyrës. Ai rrendit jo aq pamjet e ndryshimeve të stinëve se sa ndjenjat e ftohtësisë dhe kontrastit në Ballkan.

Në fund të poezisë, përsëritja e vargut "E diel/ E diel ballkani" përcakton mbarrimin e poezisë dhe sjell një ndjenjë të përfunduar, duke krijuar një ekuilibër dhe një ndjesi të qetësisë (në mes të furtunës). Kjo përsëritje krijon një strukturë dhe ritëm të poezisë që ndihmon lexuesin të përqendrohet në temat dhe simbolet kryesore të saj dhe për ta bërë më të forë dhe më përshtatshme për të shprehur ndjenjat dhe refleksionet e autorit në lidhje me Ballkanin.

IV-Analiza e poezisë "E diel ballkani" nga Odise Kote, duke përfshirë antitezat dhe kontrastet, mund të theksojë edhe më shumë elegancën poetike dhe thelbin e ndjenjave të autorit. Kjo analizë do të përqendrohet në tri kryefjalë të poezisë: natyra, historia dhe politika.

Natyra kundër historisë:

Poezia fillon me një përshkrim të bukurisë natyrore të Ballkanit me fjali të tilla si "mbuluar me dafina" dhe "skaje të lumtura". Ky përshkrim i lavdishëm i natyrës është një kontrast i qartë me "rrënojat e trishta" dhe "sovrani i hakmarrjes" që ndodhen aty. Ky kontrast thekson tensionin midis pamjes së jashtme dhe realitetit të trazuar të historisë së Ballkanit. Autori përpiqet të tregojë se edhe pse natyra është e bukur, Ballkani ka përjetuar dhe përjeton shumë vuajtje dhe konflikte.

Historia kundër shpresës:

Përdorimi i emrit të Kryepeshkopit Arthur Liolini dhe lutja "Amen" thekson ndjenjën e autorit për ndryshim dhe shpresë. Por, kjo shpresë kontrastohet me fjalët e tjera si "makthet, mitet dhe erërat," që përshkruajnë trashëgiminë e vjetër dhe sfidat që Ballkani ende ka përpara. Ky kontrast ndihmon të shfaqet ndjenja e kompleksitetit të historisë së rajonit dhe shpëtimit të mundshëm.

Politika kundër natyrës dhe shoqërisë:

Poezia përdor figura retorike për të shprehur ndjenjën e kundërshtisë midis politikës dhe vlerave natyrore dhe shoqërore. Sinonimi politik për Shekspir shfaq një realitet të tmerrshëm politik, ndërsa fjalia "në korridoret e lejuar" dëshmon mungesën e lirisë dhe drejtësisë. Ky kontrast ndihmon lexuesin të kuptojë se autorin e shqetëson ndikimi i politikës dhe tërheqja nga vlerat themelore të natyrës dhe shoqërisë.

Në saj të këtyre kundërvënieve poezia e Kotes "E diel ballkani" është një vepër tejet e arrirë, e pasur në kontraste dhe antiteza, me fuqi të jashtëzakonshme imagjinative që shfaqën mënyrë të sofistikuar dhe poetike në shprehjen e ndjenjave dhe refleksioneve të autorit mbi Ballkanin dhe realitetin e tij të pasur e të ndërlikuar. Kjo lloj paraqitje e theksuar ndihmon të përmirësojë lexuesin e poezisë për të kuptuar më mirë thelbin e ndjenjave dhe analizën e kompleksitetit të këtij rajoni të historisë dhe kultures.

Sarandë, më Tetor 2023


E diel ballkani ...

Kambanat e meshave tingëlluan kaq fort,

sikur vinin nga bota e përtejme,

zëra të ngjizur në zjarr e pezm.

Kryepeshkop' i botës shqiptare,

At Arthur Liolini

po ngjitet lart tek zotat,

Amen.

E diel.


Tokave të Ballkanit,

buzë greminave,

buzë humnerave,

rrënojave të trishta, skajeve tē lumtura,

mbuluar me dafina,

mbushur me varreza plot lagështirë.

Rrëshket i papenguar, sovran,

Instikti vjetran i hakmarrjes.

Medet.

E diel.


Qiejve, të veriut në Kosovë,

trumba - trumba ikin,

në korridoret e lejuar,

ikin, ikin zogjtē shtegëtarê,

ikin lejlekë.

Bën ftohtë. Bêrrr bërr.

E diel.


Diçka ështê kalbur atje në Serbi,

do thoshte Sheakspeare*,

që zbeh inteligjencën e shefit të Europës,

Zhozef Borrell,

e pakuptuar, gjithëaq,

bën hapa të çuditshëm mbrapsht.

E diel.


Kokolepsur shekujve,

bashkim i përsosur kundêrshtish,

ende tē paprekur,

makthet, mitet dhe erërat.

Drejtimiin erës mbase s'ia ndryshojnë dot,

por mund të rregullojnë velat...

Mbi shkrepa stuhish

ende fryn, gjakon e këlthet,

sharkia, lahuta, tupani.

E diel.

E diel ballkani ...


* W. Sheakspeare - Sinonim politik. Njê shtet që jeton me vesin, mbi krim.

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page