EKUILIBËR …


    Fiqri Shahinllari

    Nga Fiqri Shahinllari

    EKUILIBËR …

    Profesor dr. Adem Salillari, gjenetist i spikatur në fushën e vet, miku im që nga koha studentore nuk e di se është ai sebepçiu që më yshti t'i futem punës për të hedhur në kompjuter këto shënime . Sapo kisha rinovuar foton e re në facebook, ai nuk priti sa të numërojë deri në pesë dhe hop më dërgoi mesazhin me komentin që ai ma dërgoi. I ktheva përgjijge falenderuese Ademit por brenda meje filloi të ziente kazani i kujtimeve. Profesionet në jetë na ndanë. Ademi në fushën e gjenetikës e të pedagogjisë në Universitetin Bujqësor në Tiranë dhe unë në fushën e gazetarisë e vitet e fundit si studiues e shkrimtar. Profesionet na "ndanë" por mbeti e panjollosur miqësia midis nesh. Në pluskimet e shumta sipër kazanit të kujtimeve është edhe biseda midis ne të dyve kur ishim studentë. Mbaj mend se në qendër të një bisede ka qënë tema mbi Ekuilibrin e Natyrës. Një fjalë goje kjo por hajde dhe zbërtheje të kam rixha! Kishim dëgjuar ato ditë një leksion nga pedagogu i mbrojtjes së bimëve,Burhan Çelo. 7 Ai midis shumë gjërave të tjera theksoi edhe faktin se në botë numëri i insekteve meshkuj të një lloji është i barabartë me numërin e insekteve femra. Si ka mundësi?-bëhej atëhere pyetja. A mund të jetë ky rregull ekuilibrues edhe ne botën njerëzore? Disa e besonin apriori, disa ngrinin supet përpjetë.

    Kanë kaluar që atëhere 60 e ca vjet por mua edhe sot më gërryejnë si tryelë në tru pyetje të shumta që lidhen me Ekuilibrin e Natyrës. Cila është ajo dorë rregulluese e këtij ekuilibri? Njeriu fillon të mësojë një çikë e nga një çikë për botën që e rrethon që sapo del nga barku i nënës , kur koka e tij eshte blluzgë e njomë e vazhdon deri sa koka e tij forcohet e behet gur e fortë. Mëson diçka e kujton se njohja i ka dhënë qetësi. Është gënjeshtër, është mashtrim sepse procesi i njohjes nuk ka kufij. Teoritë filozofike e shkencore herë pas here kanë zbritur me këmbë në tokë nga lartësitë qiellore ku kanë qënë më parë. Yjet në qiell janë indiferentë për teoritë shkencore dhe filozofitë e ndryshme ashtu siç janë shurdhmemecë për hallet e shumta të njerëzve në këtë botë jallane. Është vetë shkenca, janë shkencëtarët e filozofët që kanë çuar përpara dijenitë e dobishme për njerëzit. Dikur mendohej se grimca më e vogël e një elementi ishte atomi. Sot kemi tjetër pamje. Grimca më e vogël nuk është atomi por protoni, neutroni, elektroni dhe fotoni si njësia më e vogël e dritës.

    Na pëlqenin leksionet që na jepnin pedagogët tanë atëherë jo vëtëm mua dhe Ademit por pothuajse të gjithe studentëve. Akoma kujtoj elegancën e mesimdhenies të pëgagogut Aleko Xoxe që na mësonte Kiminë inorganike I cilih, ndonjehere e kriposte edhe me grimca humori për ta bërë më tërheqës leksionin. I tillë ishte edhe Temo Mandili i Metereologjisë që kur fliste, fjala vjen për Troposferën nuk harronte të thoshte se në Troposfëre është arena e luftrave të erërave dhe e ndryshimit të motit. I tillë, serioz e me një barrë mend ishte edhe Qevqep Kambo i Kimisë Organike. Pale pastaj kur kujton leksionet e Akademik Teki Tartarit. Ai "armatosej" në çdo leksion me informacion të ri fringo të kohëve moderne për çdo zbulim të ri në gjenetikë. Mbaj mend se na fliste se si një profesor amerikan, në mos gaboj me emrin Garner a Gardner, turp të gënjej se nuk e kam fiksuar mire në memorie emrin e tij, udhëtonte çdo javë nga Amerika për në Paris për të dhënë mësim në një nga Universitetet e dëgjuara të kryeqytetit frances. Ai jepte mësim gjenetikën, fliste me zell të madh për zinxhirin spiral thurur gërshetë të bërthamës së ADN-së në qelizën e gjallë. Kështu na fliste edhe Teki Tartari. Kam fiksuar idenë se në ADN janë të fiksuara e koduara veititë fizike të trupit të gjallesave. Edhe ngjyra e syve pale të tjerat po e po. Shkenca e biokimisë thotë se ADN-ja është bankë informacioni. Nuk po futem thellë në këto ujra të botës shkencore sepse kam frike se "mbytem" , ndruhem se ndoshta me tërheq veshin Adem Salillari që andej matanë Atllantikut e më thotë: "Fiqiri, qëndro në fushën e gazetarisë që e njeh mirë, të tjerat na i lerë neve.." Kështu ai më mer për dore e më zbret në tokë ku është fusha e tij e veprimtarisë konkrete, praktike. Të bën mirë aroma e dheut që del pas një shiu të lehtë që bie nga qielli. Ndërsa unë binde,m tërhiqem me vrap dhe bëj autokritikë. Mirëpo do ti? Kjo dreq kureshtje e gazetarit nuk më le që nuk më le rehat. Më qepet si rrodhe e nuk më ndahet. Më detyron të bej pyetje qe kerkojnë përgjigje nga shkencëtarët. Sepse jo gjithnjë perceptimi për një objekt apo subjekt është i drejtë. Ka edhe perceptime të gabuara. Fija e rrjetës së merimagës, fjala vjen, është aq e hollë e delikate sa të duket se vetëm me frymën që del nga buzët si fershellimë fija këputet dhe hidhet tutje gjith rrjeta e marimagës. Mirëpo pak e dinë se ajo fije merimage eshte kater(4) herë më e forte se sa fija e hekurit me të njëjtën gjatësi e trashësi!.

    Le të shkojmë më tutje. Cdo gjë lëviz në univers. Lëvizja është jetë. Njeriu habitet me mikrobotën por edhe me makrobotën.Protoni dhe neutroni bejne bërthamën e atomit. Elektroniet që kanë ngarkesë negative rrotullohen me shpejtesi në formë eliptike rreth berthamës. Largësia midis elektroneve dhe beërthamës është proporcionalisht sa largësia e Diellit nga planetet e tjerë. Toka rrotullohet rreth diellit në formë spirale. Vini re të nderuar lexues, se mikrobota(qeliza e gjallesës është sa një e njëqindëta e milimetrit) paska ngjashmëri me makrobotën. Elektroni, Toka, Dielli e planetet e tjerë rrotullohen në drejtim të kundërt të akrepave të sahatit.

    Kështu thotë shkenca para së cilës unë heq kapelen, Por kureshtja e gazetarit po më çukit akoma në tru e po ma flakërin tundimin për të pyetur: C"është vallë kjo mrekulli hyjnore ,a mund të ma shpjegojë kush qofte fizikant, qofte filozof , përndryshe më mori me vete e më përlau misticizmi , pse pjerrësia e boshtit të tokës është 23,5 gradë e jo më shumë e as më pak? Thonë disa se kjo pjerrësi po të ishte, fjala vjen , 25 gradë atëhere pas shume vjet akulli i poleve do të shkrihej i tëri. Nëse kjo pjerrësi do të ishte 22 gradë atehere akulli i Arktikut do të pushtonte gjith Europën dhe jeta do të bëhej e mundur vetem në zonat ekuatoriane të tokës. Oksigjeni në ajër është në masën 21 për qind. Pemët , pyjet krijojnë e ruajnë këtë ekuilibër lidhur me përbërjen e ajrit.Pa ngrohtësinë e dritën e diellit nuk ka jetë . Nuk ka jetë edhe pa ujë. Por cdo gjë me masë e me karar- thotë populli. Bimët vërtet kanë nevojë për ujë që të rriten e zhvillohen por ama aq sa duhet, jo me tepëri sepse ndryshe ato dëmtohen kalben rrenjet e tyre nga teprica e ujit.

    Po u jap fund këtyre shënimeve sepse pyetje të tjera po më buisin ne tru dhe kam frikë se do të bëj pyetjen të vjeter sa bota: Kush e bëri pula vezën a;po veza ;pulën?

    #Fiqri #Shahinllari

    16 views

    Shkrimet e fundit