top of page

Eh...”Zgalem”, të kam zili!


ARQILE V GJATA!

Eh...”Zgalem”, të kam zili!

(Sipsa Gorkit)

“Zgalem”…!!!

Ti nuk lodhesh nga furtuan dhe qiejtë gri

nëpër tramundana e shkonë jetën,

nuk ke frikë nga shkrepëtimat

dhe unë, si ty dua të jem...

Nuk të ngjaj!!!

as pesha e krahve nuk më ngre dot lart!

Eh “Zgalem”!

Me ty s’maten as dallgët e çmendura,

me to ti luan dhe zbavitesh, kurkush nuk të prek,

nëpër gremina ishujsh fle, me krah të shtrira

gati për fluturime.

Të kam zili se si

ti vetvritesh nëpër lundrime mitologjike,

“Zgalem” merrëm dhe mua, të frymoj si ty...


NJERIU NË KLLËF

(Sipas Çehovit)

Si qenje e zakonshme

i gjallë si vetmia

njeriu në kllëf jeton netët e tija hënore.

Njeriu në kllëf, misterjoz,

merr frymë...

Me heshtjen në dorë

ngjit shkallët për tek dhoma,

thellë, në brendësi britma e një të qari

mbyllur në kllëf,

donte të shihte dritë, të gjente udhën...

Njeriu në kllëf

i përjetshëm në ëndrra!!!...


DISA VARGJE PËR MARINARËT

E ANIJEVE LUFTARAKE…

Më mjaftojnë disa vargje mbi një letër

të sodisë njollat e gjakut

mpiksur nëpër kallumë nga koha,

të përjetoj shpresat, ëndrrat e marinarëve,

poezitë e recituara

në nëndetësen e luftës së shkuar!

Jeta e tyre zhytur thellësive të deteve,

harruar nga ngjyra e kaltër e qiellit,

më provokojnë dhimbje!

Kufomat janë aty...

Tretur nga kripa e shumë viteve

e unë i parafytyroj!

Kam vite që jetën e ndaj me ta,

me sytë e marinarëve lexoj skema e kordinata

e anija luftarake gjëmon hareshëm nga silura.

Ata,

të shqetësuar...

si zogjtë,

këndojnë këngën ‘’Admiral’’!

Pas betejës...

Të qeshurat e tyre

shpërndarë bordeve të hekurta të anijes

dëgjohen dhe sot!!!

Shtator 2012

61 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page