Ç'MË ZGJOVE KUJTIMET Ç'më zgjove me shkronjat e çatit, Mitare m'u çfaqe me sytë përdhe; Në shpirt më dogje si prush i zjarrit Kur nën hirin e fshehur, i ndezur fle.
Ç'djall erdhi tek un' pas kaq vitesh?... E librin e shpirtit zu të çfletojë, Më derdhi në zemër lumë ngashërimesh Në shtratin e tharë,të historis Trojë.
I mbledh ato shkronja, talisman i bëj, Me mollzat e gishtave i prek lehtë; Ti si derizhabël më hijezon në qiell Si një pushtim Alien, i beftë.
SHTEGTIM Pllanjë e Lenijes zu të thinjët, Tufat e delëve u nisën karvan; Ç'më mbet në sy trup i bjondinës Me gjoks shpërveshur, lart në stan.
Me kërrabë e fyell nën hundë Këndoj si lauresha mbi shkëmb, Në rrugën e ikjeve pa fund, Në ditën e lumtur që s'vjen.
Trishtim më solli kjo vjeshtë Me pllajën e xhveshur, lakuriq; Veç ëndërrat do marr me postjerë Nga era që më ndjek vërtik. 1980
FALLTORJA DASHURI Se jetoj me zemër të plasur Si hënë e grisur truri u gremis, Gjumi më zgjohet prej ëndërrës Si Enea i Trojës,në ekzil.
Rruga më humbi nga ky mendim, Eshtrat nën brinjë ndizen vetëtimë, Malit Ararat eci në verbim, Kokëlidhur mbi krye dashurinë.
Tani nuk mendoj tjetërlloj, Gjithçka më vidhet nën brinjë; Në rrugën e shtruar me letra Tarot Eci në gjurmët e fallit dashuri. 1973
Comments