top of page

EDHE NJË HERË PËR PUNONJËSIN E POLICISË NË VENDIN TIM


Tahir Tanushi

Opinion:

EDHE NJË HERË PËR PUNONJËSIN E POLICISË NË VENDIN TIM.

Shumë herë është folur për punën e strukturave të piramidës së Policisë së Shtetit dhe është ngarkuar me detyra që nuk i takojnë,duke i’u larguar fushës kryesore të përcaktuar me ligj Kushtetues,atë të Ruajtjes së Rendit dhe Sigurisë Publike,mbrojtjen e jetës së qytetarëve,mbrojtjen e pasurive dhe pronave etjetj.Duke parë përbërjen e saj si dhe përkrahjen që i jepet nga Shteti dhe Qeveritë Shqiptare,në të gjitha kohët,ajo mbetet një organizatë e madhe mbi të cilën janë ushtruar dhe ushtrohet vazhdimisht presione nga më të ndryshmet,për ta bërë krah dhe mbështetje të politikës dhe punëve të saj të pista.A nuk e dëshmon këtë edhe mbështetja që ajo u ka dhënë kahjeve të politikës sipas bindjeve të drejtuesëve kryesorë e deri në majë të piramidës?A nuk janë akuzuar segmente të veçanta të saj,në të gjithë odisenë marramendëse të zgjedhjeve Lokale e të Përgjithshme që janë zhvilluar kohë pas kohe në Shqipëri?Nuk bëj asnjë veçim,për asnjë forcë politike dhe nuk mund të lë jashtë kësaj historie dhe përfshirjen e Policisë së Shtetit nga viti 1996,si zanafillë të kësaj inicie dhe duke vazhduar me të gjitha zgjedhjet e tjera të zhvilluara në vendin tonë,veçanërisht në dy legjislaturat e fundit,ato të Vitit 2013 dhe 2018.Pse e them këtë?E them sepse kam qënë pranë tyre,kam parë e vëzhgur çdo lëvizje individuale apo dhe në grup,por asnjëherë nuk kam zhvilluar aktivitet për mbështetjen e vjedhjes së votës,por kam parë me dyshim aktivitetin e tyre nga çdo krahë politik që mund të kryhej.Në Durrës kam parë individë që shpërdanin para për zgjedhje,aty ku pija kafenë,në tavolinën tonë ngjit.Po në gjithë Shqipërinë sa shpërnarës mobilizohen në evente të tille duke filluar nga ndarja nëpërmet parapremtimir për poste,parave dhe thasëve të miellit?Aty nuk ka zgjedhje të lira,aty ka vjedhdhje të lira dhe hajdutët nuk skuqen,por nesër pas fitores edhe pse janë idiotë,injorantë dhe analfabetë varin në qafë kollarën e kuqe,për tju varë pastaj në qafë çdo shqiptari nga një kollare.A nuk ka ndodhur kështu,pas fitores tortën e kanë mbajtur për vete dhe anjë thërrime nuk kanë lënë për Ju?Për zgjedhjet parlamentare të të zhvilluara dy herëve të fundit, në vendin tonë,rezrva të mëdha krahas opozitës shprehën edhe faktorët evropian dhe amerikan,veçanërisht për dosjen 339,(e shumë dosje të tjera që administruan parregullshërinë e këtij procesi)e cila me zë dhe figurë vërtetonte aktorët e kësaj masakre të madhe elektorale,por këta faktorë ndërkombëtarë kanë të drejta fakultative,shprehin opinionin,por nuk kanë të drejtën e izolimit të vjedhësit,pra,përveç hapave që ndërmarrin në futjen në rreth të qeverive dhe vonesat e jashtëzakonshme për përfshirjen e Shqipërisë në Evropë dhe shpalljen non grada të individëve me probleme katastrofike në vjedhjen e votave dhe pasurive të vendit,individëve të kriminalizuar dhe lidhjen e tyre me politikën dhe krimin ndërkombëtarë,asgjë më tepër nuk mund të bëjnë.Institucioni i Ministris Brendshme dhe jo rrallë ai i Policis Shtetit,përherë kanë vuajtur prej paaftësisë së drejtuesëve të tyre në krye të piramidës dhe rreth saj.Nuk mund ta imagjinoj drejtimin e këtij korpusi nga mësues e kushdo tjetër qoftë,jashtë personave me siguri të lartë të integritetit dhe pastërtisë së figurës së tij gjenetike qytetare,të paktën 3-4 breza të shkuara!Duke parë individë pa integritet në krye të këtij institucioni,njerëz të sëmurë partiakë dhe miljonerë që nuk kanë asnjë pikë takimi(morale dhe institucionale)me atë funksion dhe duke vazhduar dhe me Donkishotin e Fundit të këtij Institucioni,them me plot bindjen se Shteti,Pushtetet dhe Partitë Politike në Shqipëri,janë tallur,po tallen dhe do të vazhdojnë të tallen me popullin shqiptarë,që është një vuajtje,vuajtja më e gjatë shekullore e këtij Kombi të Lashtë,por që Evropa dhe Bota ia ka mbyllur të gjitha portat dhe e ka lënë si të jetë i prekur nga zgjeba,duke e lënë jashtë kombeve të zhvilluara.A e kemi pyetur ndonjëherë veten tonë se sa do mund të vazhdojë kjo situatë,a kemi dhimbje për pronën tonë që çdo ditë e më tepër vampirët e politikës dhe oligarkët po e shterojnë?Kush do mund ti dalë përpara kësaj masakre kombëtare të pasurive,moralit dhe rëndesës psikologjike kombëtare? Në Policinë e vendit tim ka njerëz me formim të lartë profesional e policorë,me nivel të kënaqshëm të kulturës së komunikimit,me zemër të pastër për mbrojtjen e jetës së njeriut,ashtu sikurse ka edhe njerëz jo profesionalë,njerëz që bashkëpunojnë me krimin,njerëz që janë beniaminë të politikës.Në kategorinë e parë futen pjesa kryesore e tyre,që policinë e shohin si instrument të mbrojtjes së jetës së njeriut,mbrojtjes së pronës e zbatimit të ligjit dhe si mbështetje me të ardhura nëpërmjet pagave të tyre për mbajtjen e familjes.Në kategorinë e dytë futen ata individë që kanë hyrë në Policinë e Shtetit me krimin si suport mbështetës dhe jo pa dijeninë e politikës,dhe gjatë karrierës në ngjitje(paraja hedh ujin përpjetë)fuqizohen dhe dalin jashtë kontrollit të padronëve të tyre dhe po ti kërkosh mund ti gjesh:ose nën tokë ose në komunitet aty brenda vendit dhe jashtë Shqipërisë,jo vetëm për konsumin e të ardhurave të grumbulluara në rrugë kriminale nga bashkëpunimi me krimin dhe pushteti i karrikes,por,jo rrallëherë vazhdojnë e dirigjojnë aktivitetin kriminal me të cilin kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë.Kategoria e tretë e policëve është ajo që ka ardhur aty me suport politik,që punon për politikën dhe nëse ka lidhje të fuqishme nepoteke me individë të fortë politikanë shton pasurinë e tij në mënyrë të pistë dhe të padrejtë duke tundur gradën.Atë gradë që e përfitojë menjëherë kur braktisi tufën e bagëtive dhe në pyll vari krrabën! Në këtë kategori policësh bashkëndërlidhen dhe dy kategoritë e tjera,e para se kanë frikë për rrezikimin e vendit të punës,ndërsa e dyta kohët e fundit jo vetëm ka gjetur vendin brenda politikës por dhe është ngjitur në kupolën e shtetit,pushtetit dhe të saj.Raste ilustruese ka me bollëk,ndaj është lodhje e kotë që të përmendim emra,nëse do këmëngulni,hidhini një sy gazetave të atij vendi,dhe në më mënyrë të veçantë ju rekomandoj :“Bulevardin”-Durrës dhe “Pamfletin” -Tiranë,se Tv-të,që janë thyer një turp i vendit dhe zhgënjim për njerëzit,i ka blerë të gjitha pushteti neokomunist i korruptuar,një ndër të korruptuarit më të mëdhenj,i të gjitha kohërave,në Shqipëri she që mbanë vendin e tretë për korrupsion midis 194 shteteve që ka Planeti.Respekt të pakufijshëm për të gjithë uniformat e Policisë Shtetit,nga përtej kufijëve shtetërorë të vendit tim, të mbetur jashtë kuadratit të korripsionit dhe krimit që kanë përfshirë Piramidën e Shtetit,pushteteve dhe Piramidën Blu(Policinë).

Udine-Itali,11.07.2021

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page