Edhe kështu mund të ketë ndodhur


Edhe kështu mund të ketë ndodhur

Astrit Lulushi


Në kohë zbulimesh të mëdha, shpesh për interesa të ndryshme, fshihen edhe identitetet e njerëzve që i kryejnë ato. Dhe historia përzihet.

Ndërsa Kristofor Kolombi është pretenduar prej kohësh nga Italia, ka gjithashtu spekulime se ai mund të ketë qenë spanjoll, portugez, bask, hebre, kroat, polak grek, francez e tjetër. Një studim i ADN-së së tij ka filluar.

A ishte Kolombi një punues leshi nga Gjenova, apo Princ Bizantin dhe marinar nga ishulli Kios në atë kohë pjesë e Republikës së Gjenovës?

Gjithashtu, ka kohë të mjaftueshme për t’u ndalur rastësisht në ndonjë kiosk për të gjetur një libër të vogël të harruar që mund të ndryshojë mendjen për origjinën e Kolombit, njeriut që zbuloi Amerikën. Libri është shkruar më 1908 nga Ruth G Dur