top of page

Eagles United FC: Një rol model


Eagles United FC: Një rol model që forcon edhe komunitetin shqiptar në Londër


Prof Dr Fatmir Terziu


Nisma „Sport for Good Cities“, e nisur nga Laureus në SHBA, fuqizon partnerët lokalë për të krijuar ndryshime pozitive sociale në komunitetet e tyre, duke bashkuar koalicionet e liderëve të komunitetit të cilët identifikojnë sfidat kryesore me të cilat përballet zona e tyre lokale dhe zhvillojnë një vizion të përbashkët për t'i trajtuar ato përmes sportit. Kështu është bërë dhe me disa anëtarë aktivë të komunitetit shqiptar në Mbretëri të Bashkuar që ndihmojnë moshat e reja të ushtrojnë talentin e tyre në sport.

Kështu ndodh dhe me atë që bën Eagles United FC, i cili është një Klub i Zhvillimit Standard i Kartës së FA me bazë në Golders Green, dhe që ofron futboll konkurrues për të rinjtë për fëmijët nga mosha 7 deri në 15 vjeç. Sipas asaj që afron ky klub mësohet se Klubi është i përkushtuar të ofrojë trajnim cilësor në futboll për të gjithë të rinjtë në Londër. Klubi numëron sot më shumë se 80 të rinj të moshës 7 -15 vjeç, të cilët ndjekin aktivitete stërvitore dhe luajnë ndeshje kampionati dhe kupa në liga të ndryshme në Londër.

Drejtuesit aktivë dhe mjaft të përkushtuar të këtij klubi shprehen se „Mirëpresim të gjithë ata që janë të interesuar nga mosha 7-15 vjeç, pavarësisht aftësive të tyre në fushë. Ne ofrojmë programe stërvitore për të gjitha moshat, të ofruara nga trajnerë me kualifikime përkatëse të marra nga Federata Angleze e Futbollit.“


Të gjitha ushtrimet përqendrohen në aftësitë individuale, teknikat, punën në grup, por gjithmonë duke pasur si objektiv kryesor gëzimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Çdo fëmijë ka topin e tij për të zhvilluar teknikat e pasimit, goditjes, goditjes me kokë dhe shpejtësinë përmes ushtrimeve dhe lojës. Stërvitjet në shumicën e rasteve përfundojnë me lojën, ku fëmijët inkurajohen të shprehen dhe të japin më të mirën e tyre për ekipin. Seancat e trajnimit janë edukative, argëtuese për fëmijët dhe promovojnë një mënyrë jetese të shëndetshme.

Sipas drejtuesve dhe mjeshtërve me emër të këtij klubi mësohet se „Është qëllimi ynë që të përpiqemi të zbatojmë një filozofi futbolli të praktikuar nga disa prej klubeve më të respektuara në botë, si Barcelona, ​​Manchester United, Ajax, etj., ku secili lojtar mund të zëvendësojë tjetrin në çdo pozicion në fushë, dhe zhvillojnë një mentalitet fitues në çdo gjë që bëjnë.“ Në njoftimet etyre zyrtare është përzgjedhur kjo thënie: “Suksesi nuk është rastësi. Është punë e vështirë, këmbëngulje, mësim, studim, sakrificë dhe mbi të gjitha dashuri për atë që po bën ose mëson të bësh.” E natyrshëm e thënë nga i Madhi dhe Legjenda Pele.

Në fakt ky angazhim i pavarur i Eagles United FC në plan të parë duket se është dhe një model më vete, për të integruar, ndihmuar dhe aktivizuar moshat që përcaktohen aty, por dhe një afërsi me atë që në vitin 2018, bazuar në mësimet nga iniciativa në SHBA, Laureus pilotoi programin Model City London në partneritet me Kryetarin e Bashkisë së Londrës dhe Nike. Qëllimi i kësaj qasjeje unike të bazuar në vende është të përmirësojë integrimin social për londinezët, duke përdorur sportin dhe aktivitetin fizik për t'i fuqizuar ata që ta bëjnë komunitetin e tyre një vend të integruar, gjithëpërfshirës, ​​aktiv dhe të shëndetshëm, natyrshëm njësoj sikurse synon prej kohësh Eagles United FC.

Gjatë rrjedhës së programit pilot tre-vjeçar, Ekipi Kombëtar i Zhvillimit për Përfshirje (NDTi) u ngarkua të evidentonte ndikimin që programi pati në tre komunitete londineze në Barking, Haringey East dhe Hounsloë Ëest dhe nuk dihet nëse ata kishin ndonjë informacion dhe për këta mjeshtra shqiptarë dhe këta talentë që përbëjnë mrekullinë e Eagles United FC.

Partneritetet dhe koalicionet që janë krijuar janë të pabesueshme për t'u parë dhe akoma më frymëzuese duke pasur parasysh se ato janë formuar dhe mbështetur gjatë pandemisë. Ata janë drejtuesit e kësaj pune dhe ne jemi krenarë që i kemi mbështetur herë pas here, dhe teksa nisma e qytetit Model London hedh hapat e saj të ardhshëm, edhe pse jo duhet marë si model pozitiv edhe Eagles United FC me shembullin e tij të mirë e të vlerësuar.

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page