E vështirë rruga e POETIT


Mozaik me vargje

(cikël me poezi)


Nga Përparim Hysi

1. Alternativat e ngjyrës së kuqe I kuq është gjaku,gjenerator i jetës I kuq është faji që skuq faqen time I kuq është flamuri ku lidh besën Për ta mbrojtur,nëse sulmohet "toka ime". I kuq është dhe trëndafili i madh i dashurisë E kuqe është lulkkqja që mbinë nëpër ara Por nuk ka si e kuqja që më skuq përballë fajësisë: Ndaj këtë alternativë vë përpara. 2.Juristë! Ju që hartoni Kodin Penal, Mos e bëni ligjin "elastik" Se gjyqtarët kështu bëjnë rrumpallë E "tërheqin" dhe e"mbledhin" si të jetë llastik! Ligjin për faje të jetë si"trup i ngurtë" Ku keqbërësit të thyejnë të tyren kokë Mos i trajtoni"urtë e butë"(i rrihni me pambuk) Se keqbërësit për 5-lekë të dërgojnë në tjetër botë. Sidomos,"i ngurtë" të jetë ligji për mbrojtjen e jetës (Jo të lini vend "për rrethana lehtësuese?!!") Kush i merr jetën tjetrit,në burg tërë jetës Dhe hiç mos ketë të drejtë për"rekurse". Se vetëm kështu nuk do ketë vend për vrasje Se vetëm kështu nuk do ketë hajdutë me"kapuça" Se vetëm kështu do ketë zero hakmarrje Se janë ca ligje duhet të jenë të"gurta!".

3.Peizazh Ca re të vogla si zogj,lundrojnë në qiellin e pamatë Një bilbil këngës ia thotë,gëzueshëm atje mbi lofatë Një diell i madh si çyrek,ka dalë dhe vë domenin Kjo pamje aq më prek,sa nuk e mbaj dot shendin. Ca rosa në tufë gugasin,tek zhyten e "mbyten"në liqen Dhe ato s'mbajnë dot gazin,se gazi i tyre më bën ujem. Unë e sodit peizazhin dhe zë e kotem me nge Për ju e sjell "mesazhin",dua që ta vini re, 4.Mosha e tretë Moshë e tretë? Me shumë kusure! Flas e shkruaj: jam,i moshuar! Në qe"lis",tani je"shkurre" Më"hejbetë" askush s't'i varë. Leh e leh (askush s'dëgjon) Ngenë tënd s'e ka kurkush Katandis si"iluzion" Ky qendrim,me helm të mbush. Moshë e tretë? Si një"teprim" -Boll kullotët!- thonë të tjerë! Mirë ta dini:s'shkruaj qesim! Moshë e tretë? Me shpirtin vrer!

5. E vështirë rruga e POETIT E vështirë është rruga e POETIT Mbushur me gropa,kthesa,të përpjeta e tatëpjeta Ndonjëherë është e mundimshme(si t'i futesh në këmbë detit) Se nuk është hiç e lehtë të stisësh një vjershë. Se vjershë nuk është çdo lloj vargëzimi Një vjershë do ritëm,rimë a mesazh Sa për vete;më thinji vjershërimi! Dhe nuk di të them ndonjë llaf, Poetët e mirë ngjajnë pak me"profetët" Në kohë krizash,vargjet i bëjnë fanar Poetët bëjnë opozitë me pushtetet Çdo POET i mirë,tërë jetës është luftëtar. Unë e ndjej veten mirë që jam"pakëz"poet Me vargje tërë jetës jam opozitar Nuk njoh pekule për asnjë pushtet Dhe mbeta në këtë botë:ushtar!

Tiranë,22 shtator 2021

25 views0 comments