top of page

“E tan e epi tan” - "Me të, a mbi të"


“e tan e epi tan”

Astrit Lulushi


Moto spartane, "Me të, a mbi të", ishte urdhër nga nënat spartane për bijtë që ose të ktheheshin nga beteja me mburojën e tyre ose të vdekur mbi të.

Imagjinoni një spartan që kthehej në shtëpi pas një beteje fitimtare, por kishte humbur mburojën - as "me të, as mbi të" - kjo nuk mund të ndodhte.

Mburoja ishte e lidhur në krah.

E vetmja mënyrë se si mund të "humbej" ishte nëse priteshin rripat që e mbanin të lidhur, ose nëse pritej krahu. Nëse mburoja do të humbej në fitore, ushtari do të kthehej ta merrte.

“E tan, e epi tan” ishte eufemizëm - jo rregull. Mburojat rëndonin; një luftëtar që tërhiqej do ta hidhte në mënyrë që të mund të vraponte më shpejt. Mburoja ishte gjithashtu e vlefshme, një ushtar në ikje kishte të ngjarë të ndalonte ta merte.

Kthehu me të, kthehu mbi të, ose mos u kthe.

Spartanët në disa raste u dorëzuan masivisht, nuk kishte asgjë të turpshme. Nëse do të ishit në pozita të paqëndrueshëm, do të hidhnit armët.

Por të ktheheshe pa mburojë, do të thotë se kishe ikur, duke braktisur shokët.

40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page