top of page

E TAKOVA NË ËNDËRR


Vladimir Muça

Sot me pesë Majë Babanë e takova në ëndërr, Pranë një lapidari të gjymtuar; Një vdekje të dytë po vajtonte, Me pagure partizani Shpirtin e rivrarë Ujonte me duar. Me brengë në shpirt Më vështroi vëngër. Me heroin ish lidhur besë-çelik, Braktisur shpirti në trupin e vjetër, Ujonte mbi shokun si shi kozmik. I mekur në gjuhë shpirti Vëngër më tha: Rri pranë meje,mos ik!....mos ik!... Babanë e takova mbrëmë në ëndërr Pranë një lapidari, Me shpirt e zëthirra, në ngushëllim, Nga ai ankth më shum vuaj, Nga ankthi derdhur Si shi kozmik.

ZGJIMI I DËSHMORËVE Si një dritëhije, Çdo natë nga varret e dëshmorëve, Si një ushtri, Turfullojnë në Tiranë Dëshmorët e kodrës"Nënë Shqipëri" Rrugëve,në luftë me vandalët Kërkojnë sheshëve, rrugicave, sokakëve, Mos janë fshirë nga dhunë e kohës Të shtrenjtat,idealet.


9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page